“Në përkrahje të fëmijëve me sëmundje të rënda kronike” është tema e fushatës “Krishtlindjet Bullgare” 2016/2017, informoi presidenti Rosen Plevneliev. Kreu i shtetit shpalli zyrtarisht fillimin e edicionit të 14-të të nismës bamirëse, e cila zhvillohet nën patronazhin e tij. Fushata ka si qellim sigurimin e aparaturës moderne të teknologjisë së lartë për diagnostikim (përfshin dhe analiza gjenetike), mjekim, produkte mjekësore dhe pajisje ndihmëse, rehabilitim dhe terapi logopedike dhe psikologjike. Rosen Plevnelievi tha se për 13 vitet e kaluara 3 409 fëmijë kanë marrë ndihmë, 28 mln leva (afro 14 mln eurosh) janë mjetet e mbledhura, 229 spitale në tërë shtetin kanë marrë si donacion aparaturë të teknologjisë së lartë për mjekim dhe rehabilitim.
“Në vitin 2012 – të parin në mandatin tim, ne pranuam rregulla të reja për mbledhjen dhe shpërndarjen e mjeteve financiare të grumbulluara në kuadrin e nismës bamirëse – tha Presidenti. – Sepse ajo duhet të jetë sa më transparente, efektive dhe përgjegjëse. Për herë të pestë “Krishtlindjet Bullgare” vënë theks mbi një temë konkrete me ide që të përqendrojmë vëmendjen publike mbi një problem aktual në fushën e shëndetësisë së fëmijëve, kështu që të bëjmë përpjekje për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme për të.”
Në vitin 2012 përkrahje financiare morën 358 fëmijë, mjetet për ta arritën 770 mijë leva. 13 spitale në shtet morën aparaturë mjekësore. Në vitin 2013 “Krishtlindjet Bullgare” të kushtuara rehabilitimit të fëmijëve me sëmundje neurologjike, mblodhën më se 2 mln leva. Me këto mjete financiare përkrahje morën 485 fëmijë, kurse 10 qendra rehabilitimi u pajisën me aparaturë për 1,5 mln leva. Në vitin 2014 tema e “Krishtlindjeve Bullgare” ishte “Më pak fëmijë me probleme në të parin dhe në të dëgjuarin”. Mjetet atëherë ishin 2 mln e 163 mijë leva. Me të ishin përkrahur 524 fëmijë dhe 30 spitale morën aparaturë. Në vitin 2015 në fokusin e fushatës bamirëse ishte përkujdesja për fëmijët me sëmundje kongjenitale. Pothuaj 2 mijë ishin mjetet e mbledhura. 496 fëmijë ishin diagnostikuar dhe morën ndihmë për mjekim dhe rehabilitim. Ishte siguruar aparaturë për 10 spitale. Në edicionin e 13-të të “Krishtlindjeve Bullgare”, kushtuar fëmijëve në reanimim, mjetet e mbledhura ishin 2,4 mln leva dhe 480 fëmijë u përkrahën. Aparatura mjekësore e dhuruar shkoi në 19 spitale nga tërë shteti. Vitet e fundit në sajë të kësaj fushate janë bërë ndryshime në shtigjet klinike për rehabilitimin e fëmijëve me paralizë cerebrale, me artrit reumatoid dhe me sindromë nefrotike. Kështu terapia e tyre me medikamente sigurohet plotësisht nga Arka e Sigurimit Shëndetësor. Janë parashikuar gjithashtu kontrollime preventive për sëmundje në të parin dhe në të dëgjuarin.
Ralica Eneva është nëna e një fëmije, mjekimi i të cilit është siguruar nga fushata “Krishtlindjet Bullgare”. Ja se çfarë komentoi ajo: “Rritja e një fëmije është mision – secili prindër bën më të mirën për të. Të rritësh një fëmijë me nevoja të veçanta është një detyrë akoma më e vështirë, mirëpo i jep një kuptim më të madh jetës sate. Kur para 4 vjetësh Rado ishte diagnostikuar me atrofi muskulare kurrizore ne ishim shumë të frikësuar dhe krejt të humbur. Duke kërkuar shërim, ne nisëm një rrugë plot sfida. Kuptuam se më të qetë dhe më të lumtur ndihemi në Bullgari, ku ndodhen familja dhe miqtë tanë, ku ekzistojnë nisma si “Krishtlindjet Bullgare”. Tashmë dy vjet ajo e ndihmon Radon në rehabilitimin e tij të domosdoshëm. Fushata i ndihmon akoma shumë fëmijë të tjerë. Qeveritë ndryshohen, mirëpo mirësia mbetet. Gjithmonë do të ketë fëmijë që kanë nevojë për mbështetje. Në këtë kuptim institucionin i Presidentit lë një gjurmë të thellë dhe është shembull për kryerjen e një vepre të mirë. Unë do të vazhdoj të kërkoj më të mirën për fëmijët e mi dhe shpresoj se të gjithë të tjerët do të gjejnë mjaft besim dhe dashuri në zemrat e tyre për më shumë mirësi.”
Secili, kush dëshiron, mund të ndihmojë një fëmijë në nevojë duke dhuruar 1 lev nëpërmjet një SMS-i në numër 1117, ose duke bërë dhurim në platformën e sajtit zyrtar të fushatës.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..