Më shpesh ai është disa hapa përpara reporterëve të tjerë kriminalë dhe i pari u jep publicitet një sërë krimesh: vjedhje, vrasje, aksidente rrugore, eksplozione. Vendos standarde në një fushë, në të cilën është shumë lehtë të rrëshqitet në sipërfaqen e sensacionit. Prandaj është mbajtës i një sërë dallimesh. Është i bindur, se “Ka kufij, të cilët nuk duhet të kalohen. Ka histori, të cilat i di, por qëllimisht nuk i lajmëron, sepse janë shumë të rënda. Kur njoftojmë për ndonjë krim, puna jonë nuk është të themi kush është fajtor, por të paraqesim faktet të tilla siç janë, pa hollësitë brutale. Në rast të kundërt kursehet e vërteta.” Të tilla janë normat, të cilat i respekton në punën e tij reporteri kriminal i Radios Kombëtare Bullgare Nikollaj Hristov.
Për këtë se si arrin që i pari të zbulojë informacionin, shpjegon thjeshtë: “Në këtë fushë punoj më se 15 vitesh. Kur gazetari ka një stazh të tillë prapa shpinës, e njoh pothuajse të gjithë në sistem. E përjashtoj udhëheqjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila ndërrohet çdo 4 vjet, ndërsa kohët e fundit edhe më shpesh. Gjithçka bëhet me kontakte t’i bazuara mirëbesimit reciprok në nivelet më të ulëta të ministrisë, ku njerëzit nuk ndërrohen.”
Rrëfen, se kur bënte hapat e parë në gazetari nuk mendonte, se një ditë do të punojë në degën kriminale.
“Me kalimin e kohës zbulova, se kjo degë jep më shumë emocion se sa degat e tjera, në të cilat nuk ka aq shumë bredhje edhe gjatë natës nëpër rrugët. 24 orë jam në dispozicion” – shpjegon Nikollaj Hristov, i cili është i bindur, se kjo nuk është në dëme të familjes.
Për këtë si e kapërcen stresin e punës së përditshme gazetari shpjegon: “Është me rëndësi, që kur punon në këtë sferë, që të mos preken ndodhitë dhe të interesohesh vetëm të plotësosh detyrat gazetareske. Unë shikoj gjëra brutale, hyj në vende, ku kanë qasje vetëm policët ose dëshmitarët e krimeve të rënda. Në se njeriu pranon të gjitha ato ndodhi të tmerrshme, kur e pasqyron, atëherë mund të çmendet dhe të ndalet të kryejë punën.”
Pyetjes si ndryshohet profili i krimit gjatë viteve, Nikollaj Hristov përgjigjet:
“Profili i krimit ndryshohet vetëm në qytetet e mëdha, ku tashmë nuk ekziston atë, që shikuam në vitet 90-të të shekullit të kaluar – gangsterët me shkopinjtë e bejsbollit, me zinxhirët. Por në qytetet e vogla figurat e viteve 90-të akoma ekzistojnë, ata nuk janë të evoluar. Në qytetet e mëdha, kriminelët tashmë vishen me kostume të shtrenjta, frekuentojnë lokaletë shtrenjta.”
Jashtë vendit tepër aktive është pjesëmarrja e bullgarëve në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve. Lidhur me këtë Nikollaj Hristovi shpjegon:
“Më të kërkuar janë kuadrot me arsimin detar, të cilët me jahte mund të kalojnë përmes Oqeanit Atlantik që të transportojnë “bimë” të ndryshëm me përdorim special. Bullgarët janë pjesë e korporatave botërore, të cilat merren me veprimtari të paligjshme. Të gjitha ato sasi të narkotikëve, të cilat zbulohen në kufijtë tona nuk përbëjnë ndonjë kanal bullgar. Asnjeri në Bullgari nuk disponon aq mjete që të eksportojë dhjetëra kilogramë kokaina. Kjo është një veprimtari logjistike në nivel të ulët.”
Çfarë është e domosdoshme të bëhet që të kufizohen krimet e vogla në vend, sepse tashmë ata janë kthyer në një fenomen social:
“Ndryshim i qëndrimit të përgjithshëm, se në këtë vend ka pandëshkueshmëri. Pikërisht këtë shikojnë tani kriminelët, viktimat e tyre dhe njerëzit e zakonshëm. Që nga krimet më të vogla në fshatrat, vrasjet për pensione, vjedhjet e armatosura, derdhja e kartave të debitit, krimet kompjuterike – kudo mungon ndëshkimi. Tani ka një bum të mashtrimeve telefonike. Në Sofje për ditë bëhen nga 4-5 krime të tilla. Mirëpo, deri tashti nuk kam dëgjuar për ndonjë operacion me përmasa të mëdha për likuidimin e këtij tipi të krimeve. Për këtë ka disa shpjegime. Njëra është, se njerëzit, të cilët merren me ato mashtrime, kanë ndonjë çadër mbi veten dhe llogarisin të paktën një pjesë prej parave diku në varg. Mirëpo, ku – asnjeri nuk di.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Pak ditë më parë, zogu i parë i pelikanit dalmat (Pelecanus crispus) i këtij sezoni u çel në zonën e mbrojtur Kalimok - Brëshlen pranë qytetit të Danubit, Tutrakan , njoftoi Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve "BirdLife Bulgaria". Prindërit e tij..
Dita Botërore e Radios – 13 shkurti, këtë vit i kushtohet ndryshimeve klimatike. Zgjedhja nuk është e rastësishme - viti 2025 është identifikuar nga Marrëveshja e Parisit si çelësi nëse njerëzimi do të përmbushë qëllimin e tij afatgjatë për të kufizuar..
"Më 13 shkurt të këtij viti, konsumatorët bullgarë nuk duhet të blejnë produkte në asnjë dyqan ushqimor, në asnjë zinxhir ndërkombëtar, në asnjë supermarket! Më 13 shkurt, dyqanet ushqimore duhet të mbeten bosh dhe të mos ketë asnjë blerës në to!" – për..
Pikërisht 3 vjet më parë, më 24 shkurt, filloi pushtimi rus i Ukrainës - një ngjarje që zgjoi Evropën 77 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore..
Inteligjenca artificiale tani është krijuar tërësisht nga kompjuterët klasikë me algoritme, ndërsa inteligjenca artificiale e bazuar në kompjuterë..