Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Natyra dhe teknologjitë – të bashkuar në një biçikletë bullgare

БНР Новини

Sot ju njohim me një krenari teknologjike bullgare. Bëhet fjalë për një biçikletë unike, të krijuar nga Galin Bonev dhe Galin Atanasov. Shpikja e tyre mban emrin “Galex”. Ata jetojnë dhe punojnë në qytetin bregdetar Varna dhe krenohen me këtë se në ekspozitën e specializuar në Gjermani “Eurobike” gjatë këtij gushti, biçikleta e tyre mori njohje për këtë se është një nga më të bukurat në klasën e saj.

Më shumë për të na tregoi Galin Bonev, themeluesdhe menaxher i firmës së tyre:

"Ne tashmë 3 vjet merremi vetëm me prodhimin e biçikletave elektrike. Filluam me prodhimin e kornizave, pastaj vendosëm që të bëjmë diçka që nuk është bërë deri tani – biçikletën e parë në botë elektrike me kornizë druri dhe me bateri, të vendosur brenda kornizës. Motori i saj elektrik ndodhet pranë pedaleve. Kjo kërkon një konstruksion krejt të ri, në të cilin bateria është vendosur në kornizë midis timonit dhe pjesës së komandimit.”

Në botë ekzistojnë shumë biçikleta elektrike, të cilat kanë korniza druri, mirëpo motori i tyre ndodhet në pjesën e prapme të kornizës, kurse bateritë zakonisht ndodhen mbi shportat e bagazhit. D.m.th. ato përdorin korniza të zakonshme. Firma bullgare ka një koncept krejt të ndryshëm:

"Ne mbyllëm baterinë brenda kornizës dhe vendosëm motorin në pjesën e mesme. Përvoja jonë me biçikletat elektrike na ndihmoi shumë në këtë projekt sfidues. Gjëja tjetër që na ndihmoi ishte miqësia ime me një marangoz, i cili merret vetëm me prodhimin e mobileve me porosi dhe i cili ka përvojë 20 vjeçare. Dijet e tij për cilësitë dhe vetitë e llojeve të ndryshme të drurit ishin të pavlerësueshme për ne.”

Korniza e drunjtë e biçikletës në fjalë është bërë prej dy llojeve druri. Bërthama e saj është prej frashri dhe ajo mban tërë konstruksionin. Ky lloj druri përdoret gjerësisht në prodhimin e pajisjeve sportive për shkak të fortësisë dhe elasticitetit të vet. Mbi këtë bërthamë është vendosur një dru tjetër me ngjyrë të kuqe, i cili s’ka nevojë për llak suplementar dhe i jep biçikletës një pamje tepër luksoze.

Tërë korniza është përpunuar prej druri dhe s’ka elemente metalike. Pse është kështu?

"Çmimi i këtyre biçikletave unike nuk është i lartë. Natyrisht tregjet drejt të cilave jemi orientuar ndodhen në Evropën Perëndimore dhe në SHBA. Atje njerëzit paguajnë nga 3-4 mijë euro për një biçikletë standarde. Në biçikletën tonë gjithçka është prodhuar me dorë dhe çdo një klient blen produkt unik. Kjo është për shkak të ngjyrave të veçanta të copëve të ndryshme të drurit dhe dejve të tyre që janë tepër të larmishëm. Në fakt krijojmë një produkt “të gjallë”.

Krijuesit e “Galex”-it kanë bërë përpjekje që të ruajnë ndjenjën që njeriu ka me biçikletën standarde. Sistemi i saj i komandimit është ndihmës dhe kërkon që çiklisti të rrotullojë pedalet. Një karrikim i baterisë mjafton për kalimin e 50 kilometrave. Të gjitha rregullimet dhe drejtimi i biçikletës janë bërë kështu që të përdoren me lehtësi. Biçikleta ka GPS dhe lidhje të përhershme me internet. Kështu me anë të një smartfoni mund të kontrolloni vendndodhjen e biçikletës suaj.

A prodhohen në Bullgari të gjitha komponentët e saj?

Përveç kornizës ne prodhojmë edhe bateritë. Kjo është diçka me të cilën krenohemi. Sepse prodhimi i tyre është një proces i gjatë dhe i vështirë. Në Bullgari ka mjaftë inxhinierë me kualifikim të domosdoshëm dhe bashkë me aparaturën e nevojshme ne mund të garantojmë se bateritë e prodhuara tek ne janë mjaftë cilësore. Dini për problemet që patën kohët e fundit prodhues të tjerë të baterive. Qelizat energjike janë prodhuar kështu që të përputhen plotësisht me dizajnin e biçikletës. Pjesët e tjera të saj prodhohen jashtëm Bullgarisë, mirëpo gjithashtu janë pa kompromis në cilësinë e tyre.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi: galex.bike



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Godina e Universitetit të Sofjes

Shpallën renditjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe diplomat më fitimprurëse për vitin 2024

Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..

botuar më 24-11-02 1.25.MD

Një ekspozitë në "Urën e të dashuruarve" në Sofje ndjek arritjet bullgare të olimpiadave shkencore

Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..

botuar më 24-11-02 8.10.PD

BNT feston me një program të veçantë 65 vjetorin e themelimit

Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..

botuar më 24-11-02 6.20.PD