Përfundoi një nga ngjarjet më interesante në kalendarin muzikor para Krishtlindjeve të Filarmonisë së Sofjes – “Maria Prinz dhe Andrew Marriner”. Koncerti u zhvillua më 29 nëntor në sallën për muzikë dhome të kompleksit “Bullgaria”. Për publikun e zgjedhur pianistja Maria Prinz, e cila jeton dhe krijon në Vjenë, kishte përgatitur një program tepër atraktiv bashkë me një nga yjet e Orkestrës Simfonike të Londrës – solo klarinetisti Andrew Marriner dhe bashkë me violonçelisten Kristiana Alipieva.
Andrew Marriner është solo klarinetist në London Symphony Orchestra. Është biri i dirigjentit me famë botërore Sir Neville Marriner dhe vitet e rinisë së tij janë lidhur me orkestrën për muzikë dhome të babait të tij – Saint Martin in the Field. Është pjesë e ansamblit për muzikë dhome të Orkestrës Simfonike të Londrës dhe gjithashtu punon me muzikantë dhe dirigjentë të mëdhenj.
Koncerti i dytë me Filarmoninë e Sofjes i është kushtuar Sir Neville Marriner-it, i cili ndërroi jetën para pak kohe. Ai duhej të dirigjonte personalisht koncertin. Ja se çfarë tregoi Maria Prinz:
“Dy koncertet janë me një rëndësi të madhe për mua. Koncerti që u zhvillua më 29 nëntor ishte i pari prej ciklit për muzikë dhome. Në kuadrin e këtij cikli parashikoj akoma 3 koncerte të tjera. Ideja është që kolegët dhe miqtë e mi të shquar nga shtete të ndryshme të Evropës, të cilët punojnë në orkestra prijëse si Filarmonia e Vjenës, Orkestra Simfonike e Londrës e të tjerë, të vijnë në Sofje me programe interesante të muzikës së dhomës. Publiku do të takohet me mjeshtër të kësaj muzike dhe me kolegët – solistë nga Filarmonia e Sofjes. Veprat janë shumë të ndryshme – i kemi zgjedhur kështu që të jenë mjaft interesante dhe tërheqëse për një publik të gjerë.”
Për koncertin e dytë Maria Prinz tregoi me pak trishtim:
“Ngjarja e dytë është koncerti në kujtim të Sir Neville Marriner më 1 dhjetor bashkë me Filarmoninë e Sofjes. Dirigjent do të jetë Stephen Barlow. Ky koncert duhej të dirigjohej nga vetë Sir Marrineri, mirëpo fati vendosi diçka tjetër. Ai vdiq rastësisht më 2 nëntor. Koncerti do të jetë me të njëjtin program, mirëpo me dirigjent Stephen Barlow – dirigjent britanik, mik shumë i afërt i Sir Marrinerit. Ideja ime është që t’i bëjmë këto koncerte një formë të komunikimit intim me publikun dhe di se si të bëjmë kështu që ai të ndihet afër nesh, si pjesë e këtij projekti.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
"I ftohtë, i cili çan edhe drurin dhe gurin, dy-tri ditë të uritur, ndërsa ai këndon dhe gëzon! Në mbrëmje - para se të shkojmë në shtrat - këndon; në mëngjes, sapo hap sytë, këndon përsëri" - kështu e përshkruan poeti dhe revolucionari Hristo Botev..
Edhe pse populli bullgar e nderon Apostullin e Lirisë Vasill Levski si shenjtor, nuk ka shumë këngë popullore kushtuar atij. Sot ju ofrojmë një prej tyre – “Më thuaj, o pyll” – interpretuar nga fëmijët e grupit vokal “Karllovojs” me drejtore..
Grupi “Ostava” e hap vitin me një këngë të re dhe një turne mini klub. “Fajtori” – siç titullohet kënga e re, hap rrugën drejt një albumi të ri. Albumi pritet të jetë gati në fund të pranverës. Si gjithmonë, muzikantët nga “Ostava” nuk mund të jenë..
"I ftohtë, i cili çan edhe drurin dhe gurin, dy-tri ditë të uritur, ndërsa ai këndon dhe gëzon! Në mbrëmje - para se të shkojmë në shtrat - këndon; në..
Edhe pse populli bullgar e nderon Apostullin e Lirisë Vasill Levski si shenjtor, nuk ka shumë këngë popullore kushtuar atij. Sot ju ofrojmë një..