Bashkë me emocionet e shumta rreth dorëheqjes së qeverisë dhe tensioneve politike pas saj, gjatë kësaj jave shoqëria në Bullgari u shqetësua thellësisht nga trazirat e radhës në qendrën për strehimin e refugjatëve në qytetin jugor bullgar Harmanli. Zemërimi i të strehuarve atje u provokua nga mbyllja e qendrës për arsye mjekësore. Përkohësisht u pezullua dalja e migrantëve jashtë kampit të strehimit për shkak të një sëmundjeje ngjitëse dermatologjike. Në raste të tilla merren masa të tilla parambrojtëse pavarësisht nëse subjektet e infeksionit janë shtetas bullgarë apo të huaj. Migrantët i vendosën shtetit akoma një kusht që nuk mund të plotësohet – t’u sigurohet atyre korridor përmes Bullgarisë deri në kufirin serb, për të vazhduar rrugën e tyre drejt Evropës Perëndimore. Pakënaqësia pranoi formën e dhunës dhe policët u detyruan të përdorin plumba gome dhe topa të ujit. Pas ndalimit të 300 personave dhe shkaktimit të dëmeve të mëdha materiale dhe pasi 24 policë ishin plagosur, situata në kamp tashmë është nën kontroll. Ngjarjet reflektuan edhe mbi jetën tonë politike. Qeveria, e cila dha dorëheqje më parë u bë objekt i shumë kritikave për shkak të përpjekjeve të saj të pamjaftueshme për të garantuar sigurinë e shoqërisë. Opozita kërkoi dhe debate në Kuvend. Kryeministri shtyri vizitën e tij në Hungari për të diskutuar problemin dhe për të marrë masa të domosdoshme me përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Pakënaqësia e shprehur në rrjetet sociale ishte shumë e fuqishme dhe për këtë arsye kryeministri Borisov bëri thirrje për përmbajtje nganxitjae jotolerancës etnike dhegjuhës sëurrejtjes, sepse “Shteti Islamik” është shumë i vëmendshëm dhe vëzhgon reagimet në Facebook dhe lajmet. Sipas fjalëve të tij është e mundshme që trazirat të organizohen jashtë shtetit. Situata në Harmanli tani është nën kontroll, por problemi me migrantët në shtet mbetet dhe shoqëria do të qetësohet vetëm pasi politikanët gjejnë një zgjidhje adekuate. Trazirat në Harmanli u provokuan jo nga njerëz që kërkojnë strehim për shkak të luftës në shtetet e tyre. Provokatorët ishin kryesisht migrantë nga Afganistani. Disa prej tyre u kualifikuan nga organet e rendit si “huliganë”, për të cilët Bullgaria është vetëm një pikë transiti në rrugën e tyre drejt Evropës Perëndimore. Në këtë rast bëhet fjalë për mosrespektimin e legjislacionit kombëtar dhe për kërcënimin e sigurisë publike – për veprime të tilla sanksionohen edhe shtetasit bullgarë edhe të huajt. Në lidhje me rastin në Harmanli qeveria do të përpiqet të ekstradojë pesë veta në Afganistan, të ndaluarit e tjerë do të qëndrojnë në kampe të tipit të mbyllur. Por ata do të mbeten në Bullgari dhe askush nuk mund të garantojë se nesër nuk do të organizojnë përsëri trazira. Veprimet e migrantëve janë pasojë e kësaj se Bullgaria respekton kërkesat e Bashkimit Evropian për mbrojtjen e kufijve të tij jashtëm. Në këtë kuptim kapërcimi i problemit nuk është vetëm në kompetencat e Bullgarisë, por është funksion i një politike të përbashkët evropiane. Një politikë, të cilën e kërkojnë tashmë aq shumë shtete dhe e cila për fat të keq përparon me ritme tepër të ngadalta.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..