Në referendumin që u organizua më 6 nëntor të këtij viti dy milion e gjysmë bullgarë votuan për vendosjen e sistemit mazhoritar zgjedhor. Pas një vote aq kategorike për ndryshim të sistemit zgjedhor, partitë më të mëdha në vend – GERB dhe Partia Socialiste Bullgare, vendosën se megjithë disa rezerva të tyre do të respektojnë vullnetin e popullit. Avokatja e popullit Maja Manollova paratiqi në parlament një projekt për sistemin mazhoritar. Pak më vonë ajo shpjegoi, se ajo nuk është autore e projektit, por ata që votuan në referendum për zgjedhje mazhoritare në dy raunde me shumicë absolute. Personalisht ajo u shpreh se është për një sistem të përzier zgjedhor në të cilin 120 deputetë të zgjidhen me votën mazhoritare, ndërsa 120 të tjerë me votën proporcionale. Ajo e shprehte këtë qëndrim, që kur ishte deputete e Partisë Socialiste Bullgare. I tillë është edhe qëndrimi i Partisë Socialiste Bullgare sot, megjithëqë shpallet për respektimin e vullnetit të elektoratit. Në kuadrin e konsultimeve me presidentin gjatë javës partia GERB theksoi edhe një aspekt tjetër të rëndësishëm të problemit, duke ngulur këmbë, që rregullat e reja në përputhje me referendumin të aplikohen që në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme. Duke marrë parasysh, se sistemi mazhoritar do të favorizojë partitë më të mëdha si GERB dhe Partia Socialiste Bullgare, dhe do të zvogëlojë shanset e partive më të vogla, në kuadrin e konsultimeve me presidentin përfaqësuesit e formacioneve më të vogla shprehën rezerva ndaj votës mazhoritare. Sistemin e përzier zgjedhor e preferon edhe presidenti i porsazgjedhur Rumen Radev, i cili para Radios Kombëtare Bullgare tha, se vota mazhoritare fsheh një sërë rreziqesh. Ai shtoi, se mënyra në të cilën ajo ofrohet mund të minojë modelin politik në vend që këtu edhe të shtrembërojë votën e zgjedhësve. Në se do të organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare, zoti Radev ka ndërmend të organizojë konsultime suplementare mbi temën me liderët e partive parlamentare, me ekspertë të legjislacionit elektoral dhe me nismëtarët e referendumit. Ndërkohë ekspertët paralajmërojnë, se në se do të vendoset vota mazhoritare në dy raunde me shumicë absolute, në rajonizimin e ri të Bullgarisë në përputhje me projektin e depozituar nga avokati i popullit, atëherë për zgjedhjen e një deputeti do të mjaftojnë vetëm 7 mijë vota. Aq vota mund të blejë jo vetëm ndonjë oligarku, por çdo biznesmeni më të pasur. Blerja e votave ishte fakt deri tashti, por vota mazhoritare do të bëjë këtë proces më të lehtë. Sipas të dhënave të Asociacionit “Transparencë pa Kufi” në zgjedhjet parlamentare gjatë vitit 2014 vota e blerë tejkaloi 8 për qind, ndërsa ajo e kontrolluar – 16 për qind. Rreziqet e votës mazhoritare nuk sosen vetëm me këtë. Risk fsheh edhe shpejtësia, me të cilën sistemi i ri zgjedhor do të aplikohet për zgjedhjet e afërta të parakohshme. Pritet, që ato të zhvillohen në fund të marsit ose në fillim të prillitdhe koha deri atëherë është tepër e shkurtër. Problemi çfarë të jetë sistemi i ri zgjedhor dhe kur ai të aplikohet mbetet i hapur.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..
Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..