Para kohe qyteti Slivnica u kthye në një fushë beteje. Në një betejë hyrën trupa bullgare dhe serbe. Shkak për këtë u bë kremtimi i përvjetorit të 131-rë të Luftës Serbo-Bullgare. Banorët dhe miqtë e qytetit u bënë dëshmitarë të rikrijimit të ngjarjeve ushtarake, të cilat lënë mbresa në historinë bullgare.
Më shumë hollësi sjell njeri nga pjesëmarrësit në rikrijimin e betejave koloneli inxhinier Stanço Xhumaliev, kryetar i Shoqatës Kombëtare “Tradita”:
“Kjo ishte një betejë e Ushtrinë Bullgare me Trupat e Serbisë, e cila pabesisht sulmoi trojet tona më 7 nëntor të vitit 1885. Atëherë mbreti serb Millan konsideronte, se shumë shpejtë do të arrijë deri te Sofja dhe se do të pushtojë kryeqytetin e Bullgarisë. Mirëpo, princi Aleksandër I Batenberg, si kryekomandant i Ushtrisë Bullgare iu dha rezistencë duke urdhëruar, që trupat bullgare, të cilat ishin të dislokuar në kufirin me Turqinë, të ridislokohen. Brenda dy ditëve ushtarët bullgarë kaluan më këmbë më se 300 kilometra deri në rajonin në perëndim të Sofjes, i cili përfshinte vendbanimet Dragoman, Caribrod dhe Slivnica. Beteja vendimtare ishte pranë qytetit Slivnica.”
Luftimet zhvilloheshin në tre vija. Tri trupave serbe iu kundërvunë një sasi të vogël ushtarësh bullgarë. E tillë ishte situata deri në ditën e tretë të betejave. Ushtria Serbe atëherë numëronte 25 mijë veta, përderisa ajo bullgare përbëhej nga 13 mijë.
Megjithë superioritetin numerik të Serbisë, ushtarët bullgarë herën e radhës vërtetuan gatishmërinë të sakrifikojnë jetën në mbrojtjen e mëmëdheut. Ushtarët bullgarë sprapsën armikun dhe arritën gjer Piroti. Aty atasheu ushtarak serb u takua me princin Aleksandër I Batenberg duke iu drejtuar atij lutje që t’i japë fund sulmit. Princi bullgare me urtësi i ndërpreu veprimet ushtarake. Në rast të kundërt kishte të ngjarë të hyjë në betejë me trupat e Austro-Hungarisë. Atë të cilën e bënë atij nder është se ai i riktheu Serbisë qytetin Pirot dhe të gjitha trojet e pushtuara gjatë përleshjeve. Mirëpo, çfarë përfshinte rivendosja e betejave, prapë përgjigjet koloneli Xhumaliev:
Në kuadrin e kremtimit të përvjetorit ishin të prezantuara edhe armë autentike nga koleksione private të pjesëmarrësve. Tërë aktiviteti u organizua nga vullnetarë, shpjegon koloneli Xhumaliev dhe vazhdon:
“106 veta ishin të veshur në uniforma dhe të armatosur. Gjysma përbënte ushtrinë serbe, ndërsa gjysma tjetër – atë bullgare. Secili kishte një uniformë personale, e cila kopjon modelin e uniformave të shfrytëzuara. Armët ishin autentike. Secili nga pjesëmarrësit vet gjeti ndonjë pushkë ose pistoletë nga koha e Luftës Ruso-Turke. Ato ishin armët e shfrytëzuara nga Ushtria Bullgare në atë periudhë. Edhe Ushtria Serbe ishte e armatosur në po këtë mënyrë.”
Aktivitete të tilla ruajnë historinë bullgare dhe kujtesën për brezat e ardhshëm. Kujtimi për heronjtë e vendit duhet të mbetet i gjallë, sepse “për mëmëdheun ata vdiqën dhe për mëmëdheun ishin të denjë”.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi dhe video: Bozhidar Janev
Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...
Gjetjet nga gërmimet arkeologjike të tumës Kozareva u bënë një sensacion i vërtetë në vitin 2014, kur u prezantuan për herë të parë para publikut të..