Për herë të parë një skuadër prej studentësh bullgarë mori pjesë në finalet e garës prestigjioze botërore të biologjisë sintetike iGEM në Boston të SHBA-së. Ata u zgjodhën në konkurrencë me akoma 300 ekipe të tjera prej shkencëtarësh të rinj nga mbarë bota. Në projekt morën pjesë 10 studentë nga Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit”, Universiteti i Plovdivit “Pajisij Hilendarski” dhe Universiteti Teknik në Sofje. Kompania “Sofia Tech Park” i ndihmoi studentët në përgatitjen e tyre. Ata morën një laborator të specializuar dhe pajisje. Udhëheqësi i skuadrës është Boris Kirov.
Një prej pjesëmarrësve – Illka Cvetkova, është studente në kursin e katërt në Fakultetin e Biologjisë pranë Universitetit të Sofjes. Ajo na prezantoi temën e projektit:
“Projekti ynë është lidhur me bakterin e kosit Lactobacilus bulgaricus. Ideja jonë është të përmirësojmë cilësitë e tij, kështu që bakteri të mund të ngrihet dhe të shkrihet dhe pas kësaj të mbijetojë. Në prodhimin e tharmit në procesin e liofilizimit kushtet janë ekstreme për bakteret e qumështit dhe kjo shkakton humbje të mëdha kryesisht për firmat, të cilat punojnë në këtë fushë. Për këtë qëllim përdorëm një kafshë mikroskopike me emrin latin “tardigradus” (ai që ecën ngadalë). Kafsha jeton dhe adaptohet në kushte ujore dhe tokësore, në kushte ekstreme të temperaturave të larta dhe të atyre të ulëta, në nivelin mbi det (deri në 6000 metra), në thellësi nën nivelin e detit deri në 4000 metra dhe në kushte rrezatimi. Po të ketë nevojë ato mund të jenë në gjendje anabiotike dhe kështu të jetojnë deri në dy vjet. Disa lloje tardigradesh madje pas një hibernacioni 30 vjeçar mund të lënë pas tyre breza të ardhshëm. Është konstatuar se sinteza e bioprotektantëve nën formën e proteinave luan një rol të rëndësishëm në mbijetesën e tyre. Të tilla janë për shembull proteinat: CASHS1, SAHS2 etj. Morëm katër proteina dhe arritëm t’i fusim në bakter. Pas një sërë provash dhe testimesh, konstatuam se ky test ka ndikim të mirë mbi to.”
Studentëve bullgarë u bënë përshtypje projektet e tjera, mbi të cilat kolegët e tyre të huaj kanë punuar vite me radhë dhe kanë bërë shumë përpjekje, që t’i arrijnë qëllimet e vëna. Juria, ku kishte përfaqësues të shumë shteteve evropiane, që janë në dijeni të kushteve të punës së shkencëtarëve të rinj në Bullgari, ishte shumë e entuziazmuar nga rezultatet e punës së skuadrës sonë. Në Boston, na tregoi gjithashtu Illka, skuadra e saj ka marrë një përkrahje të madhe nga bashkësia bullgare. Ajo ua ka siguruar skuadrës materialet e domosdoshme për projektin (diçka që firmat bullgare nuk kanë arritur të bëjnë në kuadrin e disa muajve). I kanë vendosur në një shtëpi të madhe dhe shkencëtarët e rinj kanë marrë një kujdes të madh. Duhet të përmendim se kishte rrezik që paraqitja e studentëve të rrëzohet. Me ndihmën e dhuruesve dhe fushatës për shitje fanellash me logon e skuadrës skuadra arriti të grumbullojnë mjete në momentin e fundit dhe të regjistrohen për pjesëmarrje. Illka na tregoi për rezultatet e përpjekjeve të bëra:
“Skuadra bullgare u kthye me një medalje të bronztë. Arritëm ta lavdërojmë Bullgarinë dhe tani përsëri flitet për ne. Motivuam shumë studentë bullgarë, të cilët duan të bëhen pjesë e kësaj skuadre. Mesazhi im ndaj studentëve është të mos dëshpërohen dhe pavarësisht nga kritikat negative, të cilat do të dëgjojnë, duhet të vazhdojnë në këtë drejtim. Kur njeriu është i vendosur për të arritur diçka, ai mund të marrë përkrahje, por duhet ta kërkojë këtë përkrahje.”
Projekti i shkencëtarëve të rinj është konceptual dhe inovativ, kurse rezultatet e tij do të aplikohen në fusha më të ndryshme dhe do të hapin dyer të reja shkencore në sektorin e bio-teknologjive.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..