Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nisma “Arushkë pelushi” realizon ëndrrat e fëmijëve në gjendje jo të barabartë

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Kur flitet për jetimë ose për fëmijë me çrregullime ngandonjëherë me një shqetësim hipokrit shfaqim kujdes, gjë pas së cilës menjëherë harrojmë problemin.Mirëpo, kohët e fundit sikur kjo tendencë filloi të ndryshohet. Gjithnjë e më shumë njerëz me dhurata përfshihen ne fushata të ndryshme bamirëse. Kryesorja për ata njerëz është që parat, të cilat dhurojnë të shfrytëzohen për zgjidhjen e një problemi konkret. Nisma “Arushkë pelushi” është një nga aktivitetet, të cilët e bëjnë festën e Krishtlindjes të mundshme për mijëra fëmijë nga jetimoret. Në sajë të saj fëmijët jetimë marrin dhuratat e dëshiruara. Si lindi ideja, mësojmë nga nismëtarja Mihaella Stojkova:

Nisma “Arushkë pelushi” filloi para 9 vitesh, kur studiova jashtë shtetit. Atëherë isha dëshmitare e një fushate bamirëse “Dita e kutisë së këpucëve”. Në kuadrin e saj njerëzit mbusheshin kuti për këpucë me dhurata dhe i dërguan në Afrikë. Unë isha pjesë e kësaj nisme dhe vendosa se një veprimtari e tillë mund të organizohet edhe në Bullgari.

Gjatë vitit të kaluar më se 7 mijë fëmijë nga 330 institucione tek ne morën dhuratë dhe kështu pak vëmendje nga vullnetarët të cilët pa shpërblim realizojnë fushatën. Për 9 vjet Mihaella Stojkova dhe ekipi i saj arritën të vizitojnë të gjitha jetimoret dhe institucionet për fëmijë. Si ajo vlerëson kujdeset për ta:

Për fat të keq pak janë resurset dhe buxheti i këtyre institucioneve. Për fat të mirë, kur bëhet fjalë për fëmijë me çrregullime ndoshta në kuadrin e programeve evropiane në disa institucione disponojnë më shumë mjete. Mund të them, se baza në qytetin Burgas dhe në rajon është shumë e mirë. Krahas kësaj edhe personeli mjafton. Mirëpo, kur bëhet fjalë për institucionet për fëmijë pa çrregullime, situata është krejt e ndryshme. Buxheti i tyre nuk mjafton, personeli ka vështirësi në tregimin e kujdeseve, sepse nuk mjafton. Krahas kësaj është shumë e vështirë të zbulohen kuadro të përgatitur mirë.

Problemi lidhur me pamjaftueshmërinë e kuadrove në institucione të tilla është, se nuk janë të motivuar të punojnë në ta. Shpërblimet nuk janë në përputhje me kushtet e punës dhe me përpjekjet e treguara për zgjidhjen e çdo problemi. Mirëpo, Mihaella Stojkova ka dëshirë t’u ndihmojë fëmijëve të zhvillohen, kështu që një ditë të jenë në gjendje të ndryshojnë jetën e vet.

Që nga ky vit nisëm realizimin e një projekti, për të cilin kërkojmë financim dhe partnerë të mëdhenj. Ai titullohet “Talentet e fshehura të Bullgarisë”. Qëllimi është, që çdo vit të zgjedhim nga 10 fëmijë në gjendje jo të barabartë, të cilët do të përkrahim me mësime private, frekuentimin e seminareve, punishteve, garave. Do të përpiqemi që ata fëmijë të plotësojnë të gjitha kriteret për zhvillimin e një talenti. Ideja është që fëmijët të kenë përkrahje gjatë tërë vitit nga ekipe, me të cilët do të punojnë. Kështu ata do të zhvillohen në sferën në të cilën kanë dhunti. Pas këtij viti do të gjejmë partnerë për përkrahjen e tyre. Do të përpiqemi të vendosim partneritet me ndonjë kompani ose me ndonjë person privat. Ata do të marrin përsipër kujdeset pas vitit të parë.

Një nismë e tillë në të vërtetë ka shans, që të ndryshojë fatin e shumë fëmijëve, të cilët tani edhe të kenë ndonjë talent, nuk kanë mundësi të tregojnë, edhe më pak të zhvillojnë. Më shpesh shkaku për këtë është pikërisht mungesa e mjaft mjeteve, gjë për të cilën shumë prej këtyre fëmijëve heqin dorë nga ëndrrat e tyre. Në se edhe ju, dëshironi të ndihmoni, mund të bëni këtë këtu. Ky është një investim në një të ardhme më të mirë dhe më të denjë, të cilën ata fëmijë meritojnë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD
Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD