Sipas të dhënave të fundit zyrtare, rritja ekonomike e shtetit tonë deri tani për vitin 2016 është 3.5%, derisa investimet e huaja të drejtpërdrejta regjistrojnë një ulje rekorde prej 21%. Ritmet e rritjes nuk janë aq të larta, mirëpo renditin shtetin tonë në vend të dytë në Evropë, ku niveli mesatar është 1.8%. Akoma më mbresëlënëse janë këto të dhëna në sfondin e investimeve të huaja për këtë periudhë – ato janë vetëm 600 mln euro. Përveç kësaj bilanci i pagesave i Bullgarisë është pozitiv me më se 400 mln euro dhe viti do të përfundojë pa deficit buxhetor. Më shumë para kanë ardhur nga shteti i vogël, mirëpo ekonomikisht i fuqishëm – Holanda, pastaj renditet partneri kryesor ekonomik i Bullgarisë – Gjermania. Greqia është në vend të tretë, sepse për shkak të krizës së thellë në fqinjën tonë jugore, shumë sipërmarrës grekë zhvendosin veprimtarinë e tyre në Bullgari. Dhjetëra firma greke shpëtohen nga regjimi i ashpër fiskal në Bullgari, ku kushtet tatimore janë më të favorshme. Dhe diçka kureshtare – 10% të investimeve të huaja tek ne janë në prona të patundshme, ku vendin e parë e zënë zviceranët e pasur.
Në shikim të parë këtë shifra duken jologjike. Një ekonomi e vogël dhe e varfër, si ajo e Bullgarisë sipas parimeve shkencore nuk mund të zhvillohet në mënyrë të suksesshme pa para të freskëta nga jashtë. Dhe pa fluks parash nga investimet e huaja bilanci i saj i pagesave duhet të jetë negativ dhe të ketë deficit buxhetor. Kjo është sipas teorisë, mirëpo praktika në Bullgari provon se ligjet ekonomike varen para së gjithësh nga aplikimi i tyre i drejtë nga njerëzit dhe nga aftësitë e ekonomistëve për t’i përdorur ato në favor të shtetit. Dhe kjo është politikë. Këtu me siguri duhet përmendur situata e favorshme ndërkombëtare, në të cilën po zhvillohet ekonomia bullgare – të gjithë përterët e saj kryesorë nga BE janë në gjendje të mirë ekonomike dhe kjo stimulon kërkimin e mallrave dhe shërbimeve të firmave bullgare.
Ky fakt ka një aspekt të rëndësishëm për sa u përket investimeve të huaja. Në vend të parë, kur ka një rritje ekonomike dhe kushte të përshtatshme për investim në vendin e tij, secili investitor do të parapëlqejë të investojë parat e tij në ekonominë kombëtare për shkak të shumë faktorëve – ekonomikë, juridikë, kulturorë dhe njerëzorë. Kjo do të thotë se në një situatë të tillë kapitalet e lira nuk kërkojnë destinacione më pak të njohura, që sjellin më shumë rrezik. Ndoshta kështu deri diku mund të shpjegojmë fluksin minimal të kapitalit të huaj në Bullgari. Mirëpo këtu ka edhe një pikëpamje tjetër. Jo një herë është pohuar se Bullgaria është një shtet shumë i hapur ekonomikisht – diçka që do të thotë se ajo është jashtëzakonisht e ndjeshme dhe e varur nga gjendja e tregjeve të ndryshme ndërkombëtare. Domethënë tek ne tashmë ka shumë firma të huaja, të cilët zhvillojnë veprimtari tek ne. Dhe në të vërtetë është kështu.
Rritje e lavdërueshme ekonomike dhe investime të huaja të ulëta – kjo është situata aktualisht. Por ekspertët janë të mendimit se që nga viti i ardhshëm do të bëhemi dëshmitarë të ndryshimeve të ngadalta. Besohet se ekonomia bullgare ka arritur kulmin e ciklit ekonomik dhe këtej e tutje presim një ftohje graduale. Është herët për prognozim se si kjo do të ndikojë fluksin e kapitaleve të huaja. Aq më shumë se po presim disa muaj të paqëndrueshmëri politike para zgjedhjeve të tjera të parakohshme parlamentare dhe formimit të qeverisë së re.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Prioritetet kryesore të biznesit – anëtarësimi në Eurozonë dhe Shengen me bazë tokësore, mbeten në plan të dytë. Ata janë motorët që mund t'i japin një shtysë ekonomisë dhe mungesa e një qeverie të rregullt i pengon ato të arrihen, tha për BNR..
Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri në fund të vitit, kompania lëshoi një qëndrim zyrtar. Në një letër për mediat, pronari i rafinerisë..
Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil Neftohim Burgas. Dje, Financial Times, duke cituar burimet e veta, raportoi se gjigandi rus i..