Pas dorëheqjes së kabinetit Borisov Bullgaria është në një situatë, në të cilën prerogativat e Presidentit të tanishëm Rosen Plevneliev rreth formimit të qeverisë së re janë të kufizuara, kurse Presidenti i porsazgjedhur Rumen Radev ende nuk ka prerogativa të tilla, sepse hyn në detyrë gjatë muajit janar. Në këto rrethana të jashtëzakonshme Presidenti Rosen Plevneliev preferoi veprimet e koordinuara me trashëgimtarin e tij dhe kjo nuk përgënjeshtrohet as nga Partia Socialiste Bullgare, e cila përkrahu zgjedhjen e Kreut të ri të Shtetit, as nga GERB. Pasi doli nga konsultimet me Presidentin Plevneliev ditën e enjte Kryeministri në dorëheqje Bojko Borisov madje bëri rekomandime që Plevneliev dhe Radev të formojnë së bashku kabinetin e ri, që t’i shmanget serisë së gjatë të kabineteve të tilla – së pari kabinet teknik, i formuar nga Presidenti i tanishëm, pas kësaj kabinet teknik i formuar nga Presidenti i ri, pasi hyn në detyrë dhe në fund kabinet, i cili do të formohet pas zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare para afatit.
Disa veprime të përbashkëta midis Presidenti të tanishëm, mandati i të cilit është duke skaduar, dhe Presidentit të porsazgjedhur tashmë janë koordinuar. Megjithëse nuk është i detyruar nga Kushtetuta, menjëherë pas raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale Rosen Plevneliev u mor vesh me Rumen Radevin për formimin e qeverisë së re pasi zhvillohen konsultime mes atyre të dyve. Sipas burimeve jozyrtare Radev ka kërkuar që ai të shënojë emrat e Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Brendshme, kurse Partia Socialiste Bullgare, e cila e përkrahu, nuk është kundër. Pasi përfundojnë konsultimet politike me forcat parlamentare sa i përket formulës së qeverisë së re Presidenti Rosen Plevneliev do të thërrasë Këshill të jashtëzakonshëm Konsultativ të Sigurisë Kombëtare. Atje, përsëri së bashku me Presidentin e porsazgjedhur Rumen Radev, me qeverinë në dorëheqje dhe partitë në Parlamentin që do të shpërndahet do të diskutohen çështje të ngutshme rreth tranzicionit të pushtetit dhe që atëherë Presidenti do të startojë procedurën e dorëzimit të mandateve për formimin e kabinetit në këtë Parlament.
Në kushtet e krizës politike përpjekjet e përbashkëta për përballimin e situatës së vështirë kanë një efekt shumë inkurajues. Bashkëpunimi midis Rosen Plevnelievit dhe Rumen Radevit është një shembull i shkëlqyeshëm i marrëdhënieve të mira mes një Presidenti me mandat që po skadon, dhe Presidentit të ardhshëm. Përkrahja e shoqërisë ndaj një sjelljeje të tillë është e lartë dhe ajo është logjike jo vetëm sepse një sjellje e tillë është ndikuar nga interesi kombëtar, por edhe sepse prapa Kreut të ri të Shtetit janë jo vetëm votat e reja të opozitës, por edhe ato të forcave politike, që na udhëhiqnin deri tani. Pjesëmarrja e Kreut të ri të Shtetit në kërkimin e daljes nga situata kritike para se të ketë hyrë në detyrë forcon apriori funksionin e tij të bashkuesit të kombit.
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..