Danisllav Kehajov lindi në qytetin bregdetar Nesebër. Është trashëgimtar i një familjeje muzikore, e ëma është nga fshati Gllavan, rajoni i qytetit Stara Zagora. Siç vet ai rrëfen, edhe më sot kur shkon në këtë fshat gjithnjë kërkon dhe mëson këngë përrallë, legjenda nga njerëzit e moshuar. Nga i ati trashëgoi dashurinë ndaj këngëve të krahinës së Maqedonisë, për arsye se gjyshi i tij ishte nga Maqedonia e Egjeut. Kjo padyshim do të ndihmojë në punën e re me Ansamblin “Pirin”. Takimi me pedagogun Rusko Stefanov në Shkollën e Mesme Muzikore në Kotell e inkurajoi te mësojë muzikë. Prindërit e tij nuk ishin dakord që ai të vazhdojë në këtë drejtim. Pasi mbaroi Gjimnazin me mësimdhënien e gjermanishtes në qytetin Burgas, ai vazhdoi arsimin në Universitetin e Plovdivit “Paisij Hilendarski”. Krahas kësaj studionte edhe në Akademinë e Artit Muzikor, Figurativ dhe të Vallëzimit në po këtë qytet. Aktualisht bënë doktoraturën lidhur me këndimin folklorik të burrave. Jashtë masës është dëshira e këngëtarit të famshëm të zhvillojë dhe të përsosë dhuntitë dhe njohuritë e tij. Në botë njihet me turnetë e shumta të koncerteve. Në vitin 2005 emri i këngëtarit Danisllav Kehajov u përfshi në regjistrin e Institutit Biografik Amerikan të Karolinës Veriore për merita dhe kontribut të jashtëzakonshëm në art.
Për veten këngëtari Danisllav Kehajov rrëfen:
"Më duket, se për mua muzika popullore dhe folklori nuk janë vetëm profesion. Mendoj, se kjo është gjendja ime e natyrshme. Gjatë të gjitha këtyre viteve, unë pa u ndërprerë po thellohem në materinë e pafundme të folklorit. Dhe sa më shumë mësoj, aq më shumë kuptoj, se kam akoma të mësoj. Që prej kohe zbulova, se nuk më mjafton vetëm të këndoj. Prandaj specializova pedagogjiken muzikore, regjinë teatrore, menaxhimin artistik. Jam iniciator i shumë festivaleve interesante të etnoseve. Udhëheq Shkollën Bashkiake të Arteve dhe Ansamblin “Sllënçev Brjag” në qytetin e lindjes Nesebër. Që prej dy vitesh jam drejtor dhe udhëheqës artistik i Ansamblit Folklorik “Pirin”, për të cilin mund të them se ndoshta është grupi më atraktiv folklorik në Bullgari. Për mua ishte një sfidë e madhe që të qëndroj në krye të këtij formacioni të madh. Në të punojnë 85 veta, të gjithë artistë të talentuar. Atë, të cilën e bënë ansambli është në një nivel shumë të lartë profesional. Tani po përgatitemi dy shfaqje të reja dhe shpresoj se vitin e ardhshëm edhe publiku do të shikojë. Organizojmë turne me koncerte si në Bullgari, ashtu edhe jashtë shtetit. Dëshiroj, që të realizoj edhe projekte të reja të lidhura me karrierën time si këngëtar – incizime dhe koncerte."
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrov
Shkencëtarët nga Universiteti Sorbonne në Paris do të studiojnë trashëgiminë kulturore në Muzeun Etnografik Rajonal të Etërit në ajër të hapur, raportoi Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT). Në mars të këtij viti, shkencëtarët francezë, së bashku me ekspertë..
Festa ortodokse për nder të Shën Trifonit kremtohet më 1 shkurt sipas stilit të ri. Në kalendarin folklorik kjo festë përbën një cikël prej 3 ditësh radhazi - 1, 2 dhe 3 shkurt, të quajtura Trifunci. E quajtur nga populli ynë Trifon Zarezan –..
Të gjitha ritualet bullgare të maskaradës e kanë origjinën nga rituali koleduvane dhe lindja e diellit në Janar. Me adoptimin e krishterimit, për të mos hedhur hije mbi Zotin e porsalindur, zakoni filloi të zbehej. Në Bullgarinë Perëndimore, në kohën kur..