Projekti për buxhetin shtetëror për vitin 2017 i përgatitur dhe i paraqitur javën e kaluar nga Ministria e Financave ishte quajtur nga vetë Ministri Vlladisllav Goranov konservator dhe i mërzitshëm. Kështu ai donte të thonte se qeveria e Kryeministrit Bojko Borisov nuk parashikon ndryshime radikale, madje reformat e premtuara dhe të pritura nga të gjithë. Ndërkaq, pushtetarët pësuan humbje të madhe në zgjedhjet për President të vendit ditën e diel. Si rrjedhojë e kësaj qeveria dha dorëheqje dhe bëri të ditur se partia në pushtet GERB del nga të gjitha nivelet e pushtetit. Madje u njoftua se projektligji për buxhetin e vitit tjetër, i cili u parashtrua në Komisionin e Buxhetit pranë Parlamentit, do të tërhiqet. Atëherë erdhën komentet, shpjegimet, parashikimet dhe analizat e pasojave të këtij vendimi mbi financat publike dhe tërë sistemin ekonomiko-social të vendit. Nga njëra anë kishte prognoza për krizë në shtet, nga ana tjetër u shprehën mendime se nuk do të ndodhë asgjë dramatike, përveç se nuk do të ketë rritje të pagës minimale, të disa ndihmave sociale, të pagave dhe të buxheteve të ministrive.
Paniku vazhdoi disa orë derisa vetë Ministri i Financave bëri të ditur se projektligji nuk do të tërhiqet dhe do të shqyrtohet nga Kuvendi Popullor, megjithë dorëheqjen e qeverisë. Dhe Parlamenti filloi të punonte mbi projektligj dhe pritet që ai të miratohet në lexim të parë. Mirëpo, situata tashmë është e ndryshme. Sepse ky buxhet është i një qeverie, që ka dhënë dorëheqje dhe ky buxhet duhet të zbatohet nga të paktën akoma dy qeveri – një qeveri teknike dhe akoma një qeveri, e cila do të zgjidhet pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat ndoshta do të zhvillohen pranverën. A do të miratojnë këto qeveri politikën në buxhetin e pushtetarëve para tyre? Ndoshta jo. Buxheti është politikë në një model konkret financiar, kurse nga rezultatet e zgjedhjeve presidenciale u pash se shumica e bullgarëve nuk e pëlqejnë politikën e zhvilluar deri tani. Pra, ata nuk i pëlqejnë prioritetet në buxhetin e ri.
Çështja është se sa herë do të revizionohet plani ende i pamiratuar financiar shtetëror për vitin 2017 derisa miratohet buxheti tjetër për vitin 2018. Kjo mungesë qartësie shkakton mungesë stabiliteti – edhe në biznes, edhe në administratë, edhe në tërë shoqërinë. Të gjithë ata tashmë kanë plane dhe projekte për vitin tjetër, por siç duket këto plane duhet të ndryshohen në një drejtim të paqartë. Është herët të flitet për dinakëri dhe plane paraprake.
Më e rëndësishmja është se kjo që deputetët e tanishëm filluan të shqyrtojnë dhe janë duke u përgatitur për ta votuar, ka shanse shumë të vogla për jetë të gjatë dhe për realizim praktik në përgjithësi. Këtu nuk bëhet fjalë se projekti i tanishëm është i keq ose i gabuar. Përkundrazi, të gjithë analizatorët seriozë shënuan se ai i cakton me saktësi të madhe prioritetet e vendit dhe i shpërndan në një mënyrë të arsyeshme shpenzimet, i vlerëson mirë të ardhurat dhe rritjen ekonomike të vendit. Situata gjithmonë mund të jetë më e mirë, kjo është e vërtetë, por ky nuk është problemi. Problemi është para se gjithash politik dhe social. Bullgarët votuan në zgjedhjet e fundit presidenciale jo “pro”, por para se gjithash “kundër” varfërisë, korrupsionit, abuzimeve dhe cilësisë së ulët të jetesës, e cila nuk ndryshoi ndjeshëm gjatë disa viteve të fundit për shumicën e bullgarëve. Ata duan ndryshim, edhe pse ende nuk është e qartë se çfarë do të jetë ky ndryshim.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...
1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..
Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..