Natyra bullgare dhe trashëgimia jonë historiko-kulturore janë kartëvizita jonë jashtë shtetit. Ruajtja dhe popullarizimi i tyre mund të tërheqin më shumë turistë në vendin tonë gjatë tërë vitit, duke zbuluar para tyre vende të panjohura deri tani, kuriozitete, zanate dhe zakone.
Ky është qëllimi i projektit të madh “Miqtë e thesareve bullgare 2016 – 2020”, i cili u startua nga Klubi shkencor kombëtar pranë UNESKO-s. Në kuadrin e 5 viteve me ndihmën e 1200 vullnetarëve do të grumbullohet dhe do të paraqitet në mënyrë digjitale informacion për të gjitha objektet e trashëgimisë historiko kulturore, shumëllojshmërinë dhe kuriozitetet tona natyrore. Vëllimi i madh i punës do të kryhet kryesisht nga studiuesit e rinj, të cilët kanë zgjedhur të merren në mënyrë profesionale me shkencë në fusha të ndryshme si historia, arkeologjia, etnologjia etj.
Më shumë hollësi për këtë projekt të madh na solli kryetari i Klubit shkencor kombëtar pranë UNESKO-s Kristijan Kallçev:
“Duke thënë “të gjithë”, kjo do të thotë të gjitha objektet. Përjashtojmë ato, të cilat tashmë nuk mund të vizitohen. Duke folur për tërë trashëgiminë historiko-kulturore, duhet të saktësoj se këto janë objekte, për të cilat është njoftuar paraprakisht nga ana e administratave bashkiake. Digjitalizimi po zhvillohet në bashkitë e veçanta. Sigurisht që në punën në terren ndeshemi edhe me objekte të reja, të cilat nuk janë materiale, për shembull këngët tradicionale. Për mua ishte me rëndësi të madhe që ekipet, të cilat punonin në dy bashkitë e para – Drjanovo dhe Tutrakan nuk ishin në dijeni të kësaj. Këta janë njerëz të rinj, të cilët ishin të mahnitur se kanë mësuar diçka të re. Kjo kontribuoi për formimin e liderëve të rinj në sferën e shkencave humanitare dhe për njohjen e tyre me historinë e një vendi të veçantë, si dhe për popullarizimin e tij në vetë shtetin.”
Për punën e projektit tashmë janë regjistruar afro 400 vullnetarë, 80 për qind janë studentë, kurse të tjerët janë persona publikë dhe njerëz nga rrethet akademike. Është shfaqur interes edhe nga një sërë vendesh evropiane si Greqia, Bjellorusia, Rusia, Franca, Portugalia.
Filloi puna konkrete në terren. Gjatë tetorit dy grupe studiuesish arritën të xhirojnë dhe të përshkruajnë objekte në Tutrakan dhe Drjanovo. Projekti filloi jo rastësisht në fshatin e peshkimit të Danubit, sepse sivjet mbushen 100 vjet nga betejat mes bullgarëve dhe rumunëve për çlirimin e Dobruxhës Jugore gjatë 1916-ës, të cilat mbetën në historinë me emrin Epopeja e Tutrakanit. Ndër kuriozitetet e zgjedhura në qytet janë Muzeu i Peshkimit të Danubit dhe i Ndërtimit të Varkave dhe rezervati arkitekturor “Mëhalla e Peshkimit”.
Pritet që deri në fund të vitit të studiohen akoma 8 bashki – Vraca, Bracigovo, Bozhurishte, Ivajllovgrad, Dobriç, Kavarna, Bellogradçik dhe Dimitrovgrad. Gjatë vitit 2017 vullnetarët do të punojnë në territorin e akoma 50 bashkive. Gjatë zgjedhjes së objekteve për studim, ata udhëhiqen nga fakti nëse objektet u përgjigjen kritereve të sigurisë, mundësisë së aksesit për njerëzit me çrregullime dhe unikalitetit të tyre.
Megjithëse shpresohet te vullnetarizmi, për zbatimin e projektit “Miqtë e thesareve bullgare” ka nevojë për afro 3 mln euro. Financimi shpreson te veprimtaria bamirëse. Vitin tjetër do të ketë dhe një aplikim mobil, i cili do t’u japë mundësi turistëve për ta planifikuar vizitën e objektit përkatës dhe të shohin gjithashtu fotografi aktuale të gjendjes së tij. Është parashikuar që vitin e tretë informacioni tashmë i grumbulluar të aktualizohet. Në fund të vitit 2020 tërë informacioni do të jetë publikuar në bullgarisht dhe anglisht në faqen elektronike. Përveç kësaj do të ketë një broshurë luksoze në gjermanisht, frëngjisht, anglisht dhe rusisht, në të cilën do të paraqitet një pjesë e projekteve tashmë të digjitalizuara.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3..