Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Ditët e sfidave” – një aktivitet ekstrem

БНР Новини
Foto: predizvikatelstva.com

“Ditët e sfidave” ishin një takim të të miqve në “Shtëpinë e kinemasë” në Sofje. Në të merrnin pjesë udhëtarë, alpinistë, adhurues të malit dhe pak nga pak gjatë viteve ato u transformuan në një vend, ku mijëra sportistë dhe adhurues të sporteve ekstreme shkëmbejnë përvojë dhe informacion për arritjet e tyre në fushën e sporteve alternative si ngjitja, alpinizmi, rrëshqitja me ski jashtë pistave, çiklizmi malor, lundrimi detar dhe ajror, kanotazhi në lumenj me rrjedhje të shpejtë e shumë të tjerë. Për herë të 12-të me radhë ky takim frymëzoi mijëra njerëz aktivë, të cilët kërkojnë aventura dhe sfida të reja.

СнимкаEliza Stoeva, një nga organizatorët e kësaj ngjarjeje, e cilësoi organizimin e saj të sivjetshëm si eksperimental. Për herë të parë festivali u zhvillua në fundjavë. Kështu patën mundësi të marrin pjesë më shumë njerëz, të cilët jetojnë jashtë kryeqytetit dhe ana tjetër u organizua një aktivitet tjetër në të hapurën, që u zhvillua në vendpushimin malor Borovec. Atje u zhvilluan gara të çiklizmit, ngjitjes dhe vrapim malor.

“Më në fund organizuam diçka, që në të vërtetë angazhoi siç adhuruesit e sporteve, kështu edhe profesionistët. “Ditët e sfidave” është një festival i njerëzve, të cilët merren me sporte ekstreme, turizëm, apo vetëm e duan shumë natyrën. Sivjet patëm mysafirë të huaj – sipas traditës ne prezantuam kampionët tanë të sporteve të ndryshme, por bashkë me të huaj, të cilët janë shumë të mirë në disiplinat e tyre. Kështu shkëmbimi i përvojës është më cilësor.”

Në Borovec ngjitësit e mureve të mëdha Nicolas Favrez dhe Shon Viljanueva nga Belgjikatreguan mjeshtërinë e tyre bashkë me bullgarët Martin Marovski dhe Viktor Varoshkin. Një sport tjetër, që tërhoqi shumë adhurues ishte çiklizmi malor me kampionin botëror të disiplinës “enduro bike” Jerome Clementz. Ai është sportisti, i cili mund të lëvdohet me këtë se i ka fituar të gjitha kampionatet në botë të serive “enduro”. Ai u fotografua me fansat dhe dha autografe. Pjesëmarrësi bullgar Toni Petkov, i cili është udhëzues malor, vrapoi bashkë me vrapuesit e tjerë në Borovec në shtigjet malore. Edhe këtu interesi ishte i madh, sepse gjithnjë e më shumë njerëz ushtrojnë vrapim në qytet apo në mal si mundësi për të jetuar në mënyrë të shëndetshme dhe për të njohur me malet e bukura bullgare.

СнимкаNdër aksentët e “Ditëve të sfidave” ishte dorëzimi i çmimeve të Federatës Bullgare të Ngjitjes dhe Alpinizmit. Dekorata dha dhe Bashkimi Bullgar i Çiklistëve. Për vitin e dytë me radhë u dorëzua çmimi “Shtëpia malore e vitit”. Qëllimi i kësaj dekorate është tërheqja e vëmendjes publike mbi gjendjen e shtëpive malore në Bullgari. Dhe çfarë më shumë?

“Programi prezantoi ide të mira për jetë të shëndetshëm. U zhvilluan punishte interesante për dhënien e ndihmës së parë në mal dhe në qytet. Këto janë gjëra të rëndësishme sepse nuk dimë kur mund të kemi nevojë për dije të tilla. Dhe zakonisht ato mund të shpëtojnë jetën, po të aplikohen në çastin e përshtatshëm.”

СнимкаÇdo vit “Ditët e sfidave” popullarizojnë aktivitetet e organizatave më aktive për mbrojtjen e natyrës. Sivjet në kuadrin e festivalit u prezantua fushata “Për Pirin”, e cila është lidhur me mbrojtjen e malit bullgar Pirin nga interesat e investitorëve dhe nga ndërtimi i tepërt në rajon. “Ambasadori” i kësaj fushate është alpinisti i njohur bullgar Bojan Petrov. Ai bëri dhe prezantim të ekspeditës së tij deri në majën Nanga Prabat (kjo ishte ekspedita e tij e tretë për këtë sezon në majë me lartësi më se 8 mijë metra). Ai me siguri meriton admirim, sepse entuziazmi i tij nuk u ul, kur mezi nuk humbi jetën e vet në një aksident rrugor para dy muajsh.

Siç bën Bojani, “Ditët” e adhuruesve të sporteve ekstreme vendosin para nesh sfida – të jemi më të shëndetshëm dhe të përpiqemi të arrijmë qëllime më të larta çdo ditë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografitë janë ofruar nga organizatorët



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ekspozitë në "Urën e të dashuruarve" në Sofje ndjek arritjet bullgare të olimpiadave shkencore

Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..

botuar më 24-11-02 8.10.PD

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD
Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD