Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A ka potencial industria bullgare e modës?

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Iren Dikova është një dizajnere e re dhe eksperte e modës. Ka mbaruar specialitetin “Dizajn të brendshëm” në një universitet prestigjioz në Milano të Italisë. Pas kthimit të saj në Bullgari ajo merret me projekte në fushën e dizajnit të brendshëm, me dekore, skenografi dhe modë. Krijoi një markë bluzësh me mesazhe të shkruara mbi to “Bloom Stars”. Para një viti ajo dhe ortakët e saj krijuan një galeri “Flower’s and Co Gallery”, e cila është platformë për prezantimin e dizajnerëve bullgarë. Nuk mohon se tek ne has shumë vështirësi, mirëpo është e bindur se do të krijojë dhe do të zhvillohet këtu, për këtë arsye përqendrohet mbi gjërat pozitive:

“E mira në Bullgari është se konkurrimi në fushën e dizajnit dhe modës akoma është i vogël. Kam kontakte të mira dhe kjo më ndihmon të zhvilloj projektet e mia. Përveç kësaj tek ne gjithmonë është më mirë. Njeriu ndihet më i qetë, më lehtë pranon humbjet dhe problemet. Po të jesh jashtë Bullgarisë, po të jesh vetë, gjithmonë është më vështirë. Të mos flasim se atje ndoshta nuk do të kisha biznes, derisa këtu tashmë kam tri firma. Tatimet në shtetet e tjera janë shumë të larta, konkurrimi është i stërmadh. Edhe këtu ka vështirësi. Për shembull, nuk mund të gjej profesionistë. Niveli i tregut nuk është i lartë. Shpesh shikoj kopje të bluzëve të mia. Mirëpo për mua kjo nuk është problem. Në të kundërtën, frymëzohem akoma më shumë, kjo më stimulon për gjëra më interesante”.

Kureshtar është fakti se Kate Middleton ka mbajtur një fustan të një dizajneri bullgar. Përveç kësaj para një viti i njohuri Valentino bëri një koleksion të frymëzuar nga veshjet popullore bullgare. Iren tashmë ka krijuar një bluzë me elemente të qëndisjeve bullgare, e cila u bë pjesë e një fushate reklamore të një detergjenti për larje. Ky projekt i saj është zgjedhur në konkurrim me akoma dy dizajnë të tjerë jo nga ndonjë bullgar, por nga një klient rumun:

Снимка“Folklori bullgar është jashtëzakonisht i pasur nga pikëpamja e stofrave, ngjyrave, nuancave, desenëve, qëndisjeve dhe stolisjeve. Akoma nuk kam një koleksion të tërë, bëra vetëm një dizajn sepse dëshira ime ishte që të analizoja tregun. Me sa duket interesi është i madh, kjo më gëzon shumë dhe do të bëjë diçka më serioze – një koleksion me fotosesion. E pse jo t’i shes produktet jashtë shtetit?”

СнимкаDita e punës e Irenit është shumë e ngarkuar – diçka që provon talentin e saj. Aktualisht ajo dhe ekipi i saj për interior të brendshëm punojnë mbi dy klinika për kirurgji estetike, një shtëpi dhe dy apartamente. Në galerinë e saj para Krishtlindjeve janë planifikuar disa prezantime të dizajnerëve bullgarë. Po përgatit dhe një koleksion të limituar bluzash. Ireni krenohet me kolegët e saj bullgarë dhe beson se në të ardhmen do të ketë shumë suksese në këtë fushë. Mirëpo tani për tani industria e modës në Bullgari nuk pranohet mjaft seriozisht.

Снимка“Java e Modës në Sofje kishte tri edicione, mirëpo mendoj se theksi atje është më shumë mbi pamjen e jashtme, jo mbi vetë ngjarjen, mbi modelet, mbi dizajnerët dhe organizimin e prezantimeve. Mendoj se mund të bëhet akoma shumë për zhvillimin e kësaj ngjarjeje. Para pak kohe më bëri përshtypje të madhe sfilata e modës e një floktari bullgar, i cili prezantoi vizion të plot – veshje, flokë dhe aksesorë. Ajo u zhvillua në Muzeun e Artit Bashkëkohor, e shoqëruar nga tingujt e një orkestre simfonike. Po të ketë më shumë ngjarje të tilla, industria e modës në Bullgari do të zhvillohet. Dallimi midis dizajnerëve bullgarë dhe ata të huaj është në këtë se në Evropë ka më shumë adhurues të modës. Nuk flas për rroba dhe aksesore të përditshme. Atje ka më shumë mundësi për prezantim, derisa këtu jemi prapambetur nga kjo pikëpamje. Për këtë arsye krijova galerinë – në të i jap mundësi për prezantim dizajnerëve të rinj. Kështu ata do të mund të popullarizohen dhe të vlerësohen. Por mendoj se në të ardhmen do të mund të konkurrohemi me Milanon, Parisin, Londrën, Kopenhagenin dhe me qendra të tjera. Sepse kur talenti del në pah, jo gjithmonë është çështje parash.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD
Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD