Para pesë vitesh Ivan Giaurski shkoi në një brigadë studentore në Alaskë. Ndodhi që aurora boreale, papritmas hapi para tij horizonte të reja. Ai ka mbaruar për baçelor të çështjeve sociale dhe master të marrëdhënieve ndërkombëtare biznes në Universitetin e Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid”. Mirëpo, në Alaskë ai u kthye te atë, të cilën siç thotë vet ai “gjithmonë ka pëlqyer” – gatimin. Sot Ivani është 30 vjeçar dhe është pronarë i dy restoranteve, të cilët krijoi në Alaskë me mjetet e grumbulluara prej tij si rezultat i punës. Për të realizuar ëndrrën e vet atij i ishin të domosdoshëm dy vit e gjysmë punë në disa vende si banakier dhe kamerier.
Jetoj në Feërbanks. Qyteti nuk është i madh, pak më se 100 mijë banorë. Por këtu ka mjaftë restorante. Punova në disa prej më të mirëve prej tyre. Por pash, se kudo bëhen të njëjta gabime në shërbimin, të ngrënat janë të njëjta. Vendosa se ka mundësi për një gjë më e mirë dhe me cilësi më të larta, rrëfen Ivan Giaurski.
Shpjegon, se turizmi dimëror në Feërbanks lulëzon, sepse atraksioni më i madh turistik këtu është agu polar. Hotelet në afërsi të restoranteve të bashkatdhetarit tanë gjithnjë janë të përmbushur. Lokali i parë, të cilin e hapi ishte për petulla. Dhe në se për ne petullat janë një nga të ngrënat e preferuara ditën e diele në mëngjes, në Alaskë doli që lokali i Ivanit ishte i pari i këtij lloji. Dikasteri vendor zjarrfikës ishte i vështirësuar çfarë norma të aplikojë ndaj saçet e shfrytëzuara prej tij për gatimin e petullave. Për më tepër se në Amerikë garantimi i sigurisë është detyrë e dorës së parë. Dhe saçet u caktuan si “skara”, gjë që do të thoshte se ishte i domosdoshëm një sistem tepër i shtrenjtë i ventilimit, i paarritshëm për sipërmarrësin bullgar. Duke qëndruar para riskut që lokali të jetë mbyllur, Ivani vendosi të bëjë të gjitha përpjekjet që të arrijë sukses.
Pas disa ndryshimeve në normat vendore për sigurimin zjarrfikës, lokali mbetet, ndërsa klientët edhe më sot mund të konsumojnë më se 40 lloje petullash, për gatimin e të cilave Ivani tregon një imagjinatë të paparë – me çokolatë, me fruta, me salcën Alfredo, me djathë dhe marmelatë ose reçel – mbushje tipike vetëm për Bullgarinë.
Restoranti i dytë i bullgarit është për kuzhinë mesdhetare dhe evropiane. Në meny krahas gjellëve të tjera të shijshme, janë të përfshirë sallata e shopëve, japrakë, supë pate sipas recetës nga Bullgaria, speca byrek, musaka – një gjellë turke, por e pranojmë si bullgare – saktëson bashkëbiseduesi. Përsa i përket rakisë bullgare, Ivan Giaurski shpjegon:
Kemi licencë për alkool, por këtu nuk ka kush të pi raki. Në Siatëll gjeta birrë bullgare. Mbetet vetëm të kontraktojë furnizimet e rregullta. Këtu gjithçka realizohet ngadalë. Duhet të merreni parasysh se jemi në Alaskë, mijëra kilometra larg shteteve të tjera amerikane. Furnizimet kërkojnë më shumë kohë dhe mjete.
Dihet se ushqimi kinez, që ka popullaritet në mbarë botën, kudo dallohet, sepse adaptohet me shijen vendore. E pyetëm bashkëbiseduesin, në ç’shkallë ai e adapton kuzhinën e vet me shijet e banorëve të Alaskës:
Kjo është e domosdoshme – është kategorik Ivan Giaurski. – Për shembull ofrojmë edhe petulla me peshk të tymosur, sepse banorët vendas konsumojnë shumë peshk. Mirëpo, edhe turistët, kur vijnë dëshirojnë të shijojnë peshkun vendor.
Si e ndjen veten heroi i tregimit tonë në një vend aq ekzotik siç është Alaska? Si sillen banorët vendor ndaj njerëzve të ardhur nga vende të tjera?
Më mirë, se sa në Evropë – shpjegon bashkëbiseduesi. – Amerika është një vend i emigrantëve. Këtu nuk është një gjë e pazakonshme, që njeriu të ketë ardhur nga ndonjë vend tjetër. Për më tepër në Alaskë. Pak janë banorët vendas – brezi i dytë. Para më se 100 vitesh këtu zbuluan flori dhe naftë dhe atëherë filloi popullimi i rajonit. Këtu ka 15 bullgarë. Por ka shumë moldavianë, rumunë, serbë, rusë, bjellorusë. Në përgjithësi komunikoj kryesisht me emigrantë.
E ftojmë Ivanin të drejtojë një përshëndetje:
Dua të dërgoj një përshëndetje në Bullgari. Në restorantin e ri kam një televizor të madh. Disponoj një film 36 orësh vetëm me pamje nga Bullgaria. Kështu më lehtë u tregoj amerikanëve për Bullgarinë. Ata mbeten të mahnitur nga bukuria e saj dhe më pyesin çfarë bëj unë te ta. Tërë ditën e shikoj ato filma, kështu që nuk e ndjej veten larg – është kategorik Ivani, i cili jeton në Alaskë bashkë me bashkëshorten, bullgaren Zhana. – Për më tepër po kthehem në Bullgari sa mund e më shpesh. Aty janë të afërmit dhe miqtë e mi. Edhe zemra ime është në Bullgari. Kështu që mendoj, se një ditë do të kthehem.
Përgatiti në shqip: Svetllana DimitrovaNuk ka statistika të sakta për numrin e bullgarëve në Izrael. Vlerësohet se hebrenjtë bullgarë të shpërngulur nga vendi ynë janë rreth 50 000. Pavarësisht nga numri i tyre, si në vende të tjera të botës, disa nga bashkatdhetarët tanë janë jashtëzakonisht të..
Në vitin 2032, Bullgaria dhe Danimarka do të zgjedhin qytetet e tyre për titullin "Kryeqyteti Evropian i Kulturës ". Procedura do të fillojë në vitin 2026, kur të dy vendet do të ftojnë zyrtarisht qytetet e tyre për të përgatitur ofertat. Kandidatët..
Në vitin 2024 ka 16 268 bullgarë të rinj, sipas raportit të komisionit nën nënpresidenten Ilijana Jotova për vitin e kaluar. Pra, për herë të parë në 4 vitet e fundit numri i personave të cilëve u është dhënë shtetësia bullgare kalon 16 000 veta. Kjo la..
Pikërisht 3 vjet më parë, më 24 shkurt, filloi pushtimi rus i Ukrainës - një ngjarje që zgjoi Evropën 77 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore..
Inteligjenca artificiale tani është krijuar tërësisht nga kompjuterët klasikë me algoritme, ndërsa inteligjenca artificiale e bazuar në kompjuterë..