Në qendrën mediatike të Radios Kombëtare Bullgare u mbajt leksioni i fundit i kushtuar projektit të Institutit të Letërsisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Ai u realizua në kuadrin e programit BG 08 “Trashëgimia kulturore dhe arte moderne”. Nisma përfshin digjitalizim të dokumenteve, librave dhe sendeve nga fondet e mjeshtërve bullgarë të pendës: Ivan Vazov, Petko dhe Penço Sllavejkovi, Mihalaki Georgiev, Pejo Javorov, Nikollaj Lliliev, Hristo Smirnenski, Asen Razcvetnikov, Elisaveta Bagrjana, Fani Poppova-Mutafova, Elin Pelin, Nikolla Vapcarov, Dimitër Dimov. Ata do të prezantohen falas në një depo web-bazuar në portalin “Klasika letrare bullgare – dituri për të gjithë” – bgliterachives.org
Më se 206 njësi arkivore përmban ky portal digjital. “Vet akti i digjitalizimit të një numri kaq të madh të njësive, ishte një punë e rëndë fizike – theksoi Ellka Trajkova, drejtoreshë e Institutit të Letërsisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. – Mirëpo, me këtë nuk soset thelbi dhe përmbajtja e projektit. Ne duhet të vazhdojmë të renditim këtë korpus të madh të materialeve, të regjistrojmë me hollësi çfarë ndodh me ato njësi digjitale, kështu që njerëzit të kërkojnë dhe të shfrytëzojnë këtë portal të madh digjital. Ju siguroj, se aty ka fakte kureshtare. Ata përbëjnë interes si për letrarët, historianët, historianët letrarë, ashtu edhe për njerëzit e zakonshëm të cilët pëlqejnë letërsinë bullgare dhe dëshirojnë të njihen me kulturën bullgare nga shekulli i XX.”
Siç theksoi Julija Cinzova, drejtoreshë e Bibliotekës së kryeqytetit, kjo është një nga platformat më të mëdha digjitale jo vetëm për letërsinë bullgare, por edhe për kulturën bullgare. Me rëndësi është që në të marrin pjesë me botimet periodike, dorëshkrimet, librat e çmueshme dhe të rralla Instituti i Letërsisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, Muzeu Letrar Kombëtar dhe Biblioteka e kryeqytetit.
“Biblioteka e kryeqytetit tashmë disponon resurse digjitale dhe ka disa platforma. Mirëpo, kjo platformë na befasoi. Nuk e kishim të qartë a do të jetë i përshtatshëm sistemi, me të cilin disponojmë. Çuditeshim në ç’shkallë kolegët, të cilët punojnë anën grafike do të realizojnë pamjen e domosdoshme. Deshëm që ajo të jetë e arritshme dhe të shfrytëzohet lehtë jo vetëm nga nxënësit, studentët, studiuesit, prindërit, por edhe nga bullgarët me banim jashtë shtetit.”
Sipas zonjës Cinzova është mirë që të ketë një vazhdim të projektit, për shembull me recensione në gjuhë të huaja. Kjo për arsye se ka interes të madh ndër bashkatdhetarët tanë jashtë shtetit dhe ndër fëmijët e tyre, të cilët nuk zotërojnë aq mirë gjuhën bullgare.
Fillimisht në bibliotekë u hartua një katalog elektronik me botimet periodike bullgare deri në vitin 1944. Pas kësaj me të u përfshi edhe periodika për fëmijë. U prezantuan 13 shkrimtarë bullgarë, veprat e të cilëve janë të botuara në shtypin periodik. Tani vazhdojnë me digjitalizimin e periodikes për fëmijë deri në vitin 1944.
Një projekt i mrekullueshëm dhe iluminist, e quajti nismën Katja Zografova, përgjegjëse kryesore e Shtëpisë Muze të poetit Nikolla Vapcarov, dhe vazhdoi:
“Për Muzeun Kombëtar Letrar ky është projekti i parë evropian, të cilin institucioni fiton. Doemos para kësaj personalisht unë isha konsultuese në disa projekte evropiane. Për ne ishte një kënaqësi dhe një sfidë të punojmë me partnerë aq ambicioz dhe me përvojë si përfituesit e projektit – Instituti i Letërsisë dhe Biblioteka e Kryeqytetit. Ata ishin mësuesit tanë në këtë punë të ndërlikuar, siç ishte realizimi i projektit. Doemos Muzeu Kombëtar Letrar disponon një sasi të madhe arkivash, të cilët pjesërisht hyrën në masivin digjital në sajë të këtij projekti. Kështu që në të ardhmen do të vazhdojmë të realizojmë këtë projekt, siç tha zonja Cinzova.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...