Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Takime nëpër rrugë: “If I love grad”

БНР Новини
Foto: ivailovgrad.com

Mos kërkoni përkthimin në fjalor të: “If I love grad” sepse nuk do ta gjeni. Ky është një emocion të cilin do ta ndieni, në qoftë se ndodheni në qytetin Ivajllovgrad. Një vend, që ku nuk do që të ikësh, ku e ndien veten të qetë dhe ndien një farë ngrohtësie, larg nga zhurma e zakonshme dhe nga tensioni. Fare afër këtu është grumbulluar historia e epokave të tëra. Gjurmët nga rrethet e para megalite trakase dhe të varrezave. Pas trakëve këtu vijnë romakët, për të cilët na tregon vila antike “Armira” – me mozaikët e veta të shkëlqyera nga epoka e vonë romake. Në afërsi është kalaja “Rodostica” për të cilën dimë se gjatë periudhës shekulli i IX-X ka qenë më jugore për shtetin bullgar. Është gjendur vetëm në 30 kilometra nga Edreneja dhe ka ruajtur rrugën e lashtë nëpër bregdetin e limit Arda, i cili ka kaluar përmes maleve Rodopi. Dhe një kala tjetër “Ljutica” – qyteti i mermertë, i cili ka ekzistuar midis shekullit të XI dhe të XVII, i cili ka strukur kujtimin për mbretin bullgar Kallojan dhe të marshimit të tij drejt mureve të Adrianopojës (Edrenesë).

Kështjella LjuticaPër të arritur deri në “Ljutica” ose më saktë deri në qytetin Ivajllovgrad është po kështu një pjesë nga aventura, sepse përpara se të udhëtoni në kohë, duhet të zgjidhni sesi duhet të arrini deri tek destinacioni i dëshiruar. Keni dy mundësi – ose të mbeteni në territorin bullgar ose të zgjidhni rrugën përmes Greqisë, e cila është me rreth 20 kilometra më e shkurtër. Sipas banuesve vendas, rruga përmes Bullgarisë është e tillë, saqë përmes saj kalon vetëm kryetari i bashkisë i qytetit. I dëgjuam dhe gjithsesi morëm nëpër rrugën përmes Greqisë. Duke udhëtuar nuk u ndalëm për t’i drejtuar vetes pyetjen se përse për të arritur në një qytet bullgar më shpejt mund të arrish përmes pikës kufitare dhe përmes shtetit fqinjë? Në këtë regjion turizmi dhe bujqësia janë baza e jetesës për popullsinë, por papunësia i tejkalon 20%. Një pjesë e madhe prej fshatrave janë të braktisura prej shumë kohë. Por dhe këtu takojmë njerëz me shpirt, të cilët e kthejnë shpresën se, pavarësisht nga vështirësitë, rajoni ka potencial për t’u zhvilluar. Një prej tyre është drejtuesja e hotelit në qytet Dimitrina Stefanova, e cila ka zgjedhur të transferohet në këtë krahinë, pavarësisht se është nga qyteti Sliven.

Historia ime është se erdha si turiste në këtë qytet të vogël por të shkëlqyer. Ne gratë na frenon dhe na mbanë në një vend ose dashuria, ose pasioni ynë të dashurohemi pas së bukurës. Tek unë ndikuan që të dyja, me qenë se zbulova dhe dashurinë e jetës time. Qyteti Ivajllovgrad ka ruajtur traditën, moralin dhe parimet e veta. E shikoj se në qytetin e madh ky është një deficit, me qenë se njerëzit në masë duan të jenë komercial, por harrojnë për gjërat e vogla në jetë. Kur erdha këtu, duhej të pasqyroja këtë qytet dhe specifikën e tij Në mendje më doli “If I love grad”, sepse doja që të jetë diçka e veçantë. Doja të tregoj se, në qoftë se ne e duam qytetin tonë, duhet të jemi shembull në këtë qytet. Të mund të ndihmojmë që e mira të zhvillohet, njerëzve të rinj të mbeten. Unë punoj mes njerëzve dhe e shikoj sesi ata vijnë në masë të shikojnë këtë e cila ka mbetur këtu, si diçka e veçantë për vendin tonë.

Kështjella Rodostica“If I love grad” – akoma kur e dëgjova këtë neologjizëm nga bullgarishtja (grad do të thotë qytet) dhe anglishtja, fillova të mendoj sesa prej nesh i duam qytetet, në të cilat jetojmë. A ndihemi mirë në to dhe a u ndihmojmë që të bëhen një vend më i mirë për të jetuar? Disa prej njerëzve të cilët jetojnë larg nga komercialja dhe nga afishimi në qytetin e madh, e vlerësojnë më mirë atë që e kanë, edhe sikur të jetë fare e vogël. Ata e duan qytetin e vet ose fshatin dhe duan që të jenë të vendosur mirë dhe të renditur, të mund të zhvillohen. Sipas Dimitrinës në qytetin Ivajllovgrad, si dhe në vende të tjera në vend, problemet janë në marrëdhëniet midis njerëzve dhe armiqësitë midis tyre:

Këtu ka etnose të ndryshme, të cilët në vend që të përkrahin njëri-tjetrin, të bashkohen, ata ndahen. Tipike për bullgarët, ata të jenë mirë kur tjetri është keq, gjë e cila është e keqe. Mbase i tillë është mentaliteti. Të krahasohemi, të shikojmë jashtë dhe asnjëherë të mos e vlerësojmë këtë, të cilën e kemi.

Frika, zilia dhe armiqësia janë ato pengesa të cilat qëndrojnë përpara nesh, të cilat na ndalojnë të mund ta bëjmë atdheun tonë një vend më të mirë për të jetuar. Sepse çdo një ndryshim i madh fillon si një seri prej hapave të vogla, të cilat i bëjmë ne.

Dimitrina e do qytetin e saj dhe shpreson që me veprimet e saj ta ndihmojë të mund të zhvillohet dhe të mund të ndryshojë drejt më së mirës. Prandaj për të pjesëza “if” (në qoftë se) mund të bjerë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: bulgariatravel.org dhe arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pistat në pushimoret malore Borovec, Bansko dhe Pamporovo janë të mbuluara me borë para sezonit të ri

Shpatet malore në tre resortet kryesore dimërore të Bullgarisë - Borovec, Bansko dhe Pamporovo, janë të mbuluara mirë me borë para fillimit zyrtar të sezonit, njofton BGNES. Sezoni 2024/2025 do të hapet në Borovec më 15 dhjetor. Në..

botuar më 24-12-03 12.53.MD

Liqenet Çairski janë si një “superhero” për natyrën

Liqenet Çairski janë një zonë e mbrojtur në Rodopet Perëndimore, e njohur për liqenet e formuar në mënyrë natyrale nga rrëshqitja e dheut. Ata janë të mbuluar me një qilim të trashë torfe. Përreth syri kënaqet në livadhe me bimë të llojllojshme..

botuar më 24-12-03 7.20.PD
Drejtori i Përgjithshëm i BNR Milen Mitev (i dyti nga e majta) merr çmimin e partneritetit mediatik

BNR, BNT dhe BTA u vlerësuan për partneritetin më të mirë mediatik në mbështetje të turizmit në Bullgari

Tre mediat publike Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) u shpërblyen nga Shoqata Bullgare e Hoteleve dhe Restoranteve për partneritetin më të mirë mediatik në vitin 2024. Çmimin..

rinovuar më 24-11-27 10.39.PD