Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Iwalk – një mënyrë jotradicionale e paraqitjes së kurioziteteve tona historike

БНР Новини

Ministria e Turizmit konstatoi se deri tani viti 2016 është i suksesshëm për turizmin bullgar. Megjithë të dhënat optimiste për rritjen e numrit të turistëve, nuk mund t’i injorojmë problemet te ne. Një prej tyre pa dyshim është mungesa e informacionit të mjaftueshëm në gjuhë të huaj, madje në bullgarisht për vendin tonë. Shumë prej udhërrëfyesve, hartave dhe reklamave për vendin tonë, të cilat mund t’i blejnë turistët, nuk janë aktuale. Vëllezërit Dimitër dhe Ivajllo Ignatovi kanë gjetur zgjidhje të këtij problemi. Ata kanë krijuar një hartë interaktive 3D të kurioziteteve tona historike.

Bazilika e Madhe në Pliskë dhe Kisha “Trinia e Shenjtë” në Svishtov
Më shumë hollësi për projektin Iwalk, si dhe për vështirësitë në realizimin e tij do të mësojmë nga Dimitër Ignatov:

Ne jemi nga qyteti Bellogradçik dhe ideja lindi pikërisht atje. Ne donim të bënim diçka për qytetin me qëllim turistik. Pas kësaj kjo ide u zgjerua dhe ne vendosëm të përfshijmë tërë vendin. U informuam se çfarë informacion ekziston në internet dhe vendosëm se kjo ndoshta është një ide e re e paraqitjes së objekteve turistike të Bellogradçikut, si dhe të tërë Bullgarisë. Vështirësitë tona më të mëdha janë lidhur me përgatitjen teknologjike të hartës së Bullgarisë, sepse për herë të parë në plan botëror ne përpiqemi të rikrijojmë një shtet të tërësishëm, jetën e përditshme dhe kulturën, sepse rikrijimi i një objekti turistik në 3D, është shumë i vështirë dhe kërkon shumë kohë dhe specialistë seriozë.

Qëllimi im është të rrëfehet edhe pse vetëm në bullgarisht për kuriozitetet natyrore dhe historike te ne në një mënyrë më interesante. Pranë çdo një objekti që mund të shihet në sajt tani për tani, ka edhe një fajl me tinguj, ku është treguar ndonjë legjendë për vendin. Mirëpo, çdo një prej tyre mbështetet te fakte historike. Me ndihmën e konsultuesve vëllezërit kanë zbuluar shumë legjenda për vende të ndryshme në Bullgari. Një prej objekteve të fundit të shtuara është Kazerma e Kryqit në Vidin. Ja se çfarë na rrëfen legjenda për këtë objekt:

Ura e Mbyllur në Lloveç dhe Panorama “Epopeja e Pllevenit më 1877”Udhëheqësi turk fton inxhinierë francezë, që të ndërtojnë një konak të ri në qytet. I fton në një mbrëmje solemne, ku janë të gjithë njerëzit e tij më të afërt. I dehur, udhëheqësi e tërheq qefinin e përfaqësuesit shpirtëror dhe fillon të vallëzojë bashkë me qefinin. Ditën tjetër ai sëmuret. Shumë njerëz përpiqen ta mjekojnë, por nuk arrijnë. Atëherë vjen një vajzë, e cila kalon shumë kohë me të. Ditën tjetër ai shkon në vendin e punës dhe i mbledh inxhinierët francezë. E gris projektin në katër pjesë të barabarta dhe i radhit në formën e një kryqi. Në këtë mënyrë ai kërkon falje nga Zoti se është tallur me fenë e krishterë.

Kazerma e Kryqit në Vidin dhe Kulla e Kurt Pashës në VracëPërveç legjendave dhe historive interesante, sajti do t’ju tregojë edhe për gjellët bullgare, për traditat dhe personalitetet e mëdha, për të cilat nuk e dimë shumë. Një personalitet i tillë është Viden Tabakov nga fshati Stakevci i rrethit të Vidinit. Ai ka përpunuar një teknologji për lëshimin e sovajkave në Kozmos. Në vitin 1969 Viden Tabakov ka qenë i vetmi bullgar, i cili ka marrë pjesë në ekipin në tokë, i cili ka dërguar njeriun e parë në Hënë Neil Armstrong. Në vitin 2015 Tabakov vdiq në moshën 95 vjeçe në SHBA, por ne jemi të detyruar të mësojmë më shumë për arritjet e tij shkencore dhe jetën e tij.

Puna në kuadrin e një projekti të tillë është e vështirë, por suksesi i tij është i garantuar. Vendi ynë është plot vende të jashtëzakonshme dhe njerëz, për arritjen e të cilave duhet të krenohemi. Nuk duhet t’i frenojmë ata, të cilët sot e shkruajnë historinë për brezat e ardhshëm, por përkundrazi – duhet t’i ndihmojmë për të ardhmen tonë më të mirë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Enë të gdhendura në mënyrë të shkëlqyer dhe statuja të punuara me imtësi - Tuma Kozareva zbulon sekretet e saj

Gjetjet nga gërmimet arkeologjike të tumës Kozareva u bënë një sensacion i vërtetë në vitin 2014, kur u prezantuan për herë të parë para publikut të gjerë. Ndër eksponatet e shkëlqyera dallohen amuletat e bëra nga kafka njerëzore, enë balte dhe vegla..

botuar më 24-12-01 10.10.PD

Në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, u zbulua koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe

Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas tij, ky është një gjetje jashtëzakonisht e rrallë. Koka ndodhej pranë foltores së tempullit dhe..

botuar më 24-11-29 6.15.PD
Foto: Pixabay, wikipedia.org;
kolazhi: Ivan Petrov

Ljuben Karavellovi dhe lufta e popullit shqiptar për pavarësi

Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator, poet, fejtonist, kritik i letërsisë. Ljuben Karavelllovi ishte dhe udhëheqës i Lëvizjes Çlirimtare..

botuar më 24-11-28 7.00.PD