Ministria e Financave botoi projektin e saj për buxhetin kombëtar për vitin e ardhshëm. Para se të bëhet një ligj i detyrueshëm për të gjithë parashikohen diskutime, bisedime, propozime, kërkesa dhe shënime nga ana e të gjitha ministrive, institucioneve, bashkive dhe dikastereve të tjera, të cilët iu shpresojnë subvencionimeve buxhetore për ekzistencën e tyre ose të cilët duhet të sigurojnë të ardhurat në thesarin shtetëror. Nga dokumenti i Ministrisë Financiare bëhen të qarta parametrat kryesorë dhe theksat në politikën shtetërore vitin e ardhshëm, të cilët mezi do të pësojnë ndryshime të rëndësishme.
E para që bie në sy është se shteti parashikon të ketë më shumë të ardhura dhe të bëjë më shumë shpenzime, se sa gjatë këtij viti. Diferenca nuk është e madhe – përafrisht nga 1 miliard euro më shumë. Mirëpo, ajo bënë përshtypje në sfondin e vonesës së pritur të rritjes ekonomike nga 2.6 për qind deri tashti në 2.5 për qind. Nuk mungojnë plane edhe për borxhe të reja në tregjet ndërkombëtare, gjë që do të provokojë një deficit buxhetor nga 1.4 për qind. Shpenzimet e rritura dhe deficiti buxhetor shpjegohen me pritjen e më shumë subvencionimeve, të cilët nga ana e tyre imponojnë bashkëfinancim më të madh kombëtar. Shumë qartë Ministria e Financave cakton prioritetet, të cilët priten të financohen dhe për të cilët planifikohet rritja e shpenzimeve publike. Ato janë arsimi, mbrojtja, shëndetësia, efektiviteti energjetik. Bashkë me këtë autoritetet deklarojnë, se rritja e tatimeve nuk do të ketë, megjithëqë në praktik nuk është tamam kështu. Kjo për arsye se kuota për pensionim rritet me 1 për qind dhe mosha për pensionimin vazhdon të rritet me nga dy muaj për vit, sipas planit të afirmuar para disa vitesh. Rritja e rrogës minimale të punës deri në 230 euro për muaj, gjë që kontestohet nga punëdhënësit, sepse nuk iu përgjigjet rritjes së prodhimtarisë së punës, gjithashtu do të bëhet fakt vitin e ardhshëm. Mirëpo, kjo nuk do të ndryshojë vendin e fundit, të cilën Bullgaria zë sipas këtij treguesi në Evropë. Megjithëkëtë është një hap në drejtimin e saktë për të arritur pragun e pranuar të varfërisë. Kjo do të ketë një efekt pozitiv mbi konsumimin, te i cili ka shpresë se do të luajë rol kryesor për rritjen e Produktit të Brendshëm Bruto.
Në projektbuxhetin e vitit 2017 nuk ka asgjë sensacionale – as pozitive, as negative. Ky është më tepër një buxhet rutinë, i cili iu shpreson stabilitetit dhe parashikueshmërisë. Duke marrë parasysh situatën ndërkombëtare, në të cilën ndodhet ekonomia bullgare, nuk përjashtohen edhe kthesa befasuese të cilat të ngatërrojnë llogaritë e bëra mirë nga autoritetet bullgare.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..