Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

10 profesionet më të kërkuara në Bullgari – status i ulët social dhe kualifikim elementar

БНР Новини
Foto: BGNES

Ditët e fundit u bë i qartë klasifikimi i dhjetë profesioneve më të kërkuara aktualisht në Bullgari. Ai ngjalli shumë pyetje dhe shqetësime, sepse tregon në mënyrë të qartë gjendjen e ekonomisë bullgare dhe perspektivat e saj.

Përfundimi i parë dhe kryesor është se tregu i punës ka nevojë për krahë pune, nuk mjaftojnë punëtorët dhe nëpunësit, pavarësisht se papunësia formalisht është 8%. Kërkim ka për disa profesione dhe më shumë – për specialistët teknikë. Ata përbëjnë 50% prej “Top 10”-it të profesioneve. Dhe kjo është normale, duke pasur parasysh se jetojmë në epokë të teknologjive të larta dhe inovacioneve. Mirëpo shqetësim provokon fakti se në këtë kategori kërkohen më shumë punonjësit e zakonshëm, shoferët, kuadrot për hotelet dhe restorantet, operatorët e makinave. Më në fund vijnë kuadrot në sektorin e teknologjive informative. Me përjashtim të këtyre të fundit, më shumë kërkohen punonjësit me arsim të ulët, me aftësi dhe kompetenca elementare, me potencial të kufizuar inovativ dhe me status të ulët social. Domethënë edhe ekonomia bullgare është e tillë – me prodhueshmëri dhe konkurrueshmëri të ulët, jashtë teknologjive të larta dhe inovacioneve. Duket se ka edhe përjashtime inkurajuese – ndër 10 profesionet më të kërkuara renditen inxhinierët, mjekët, menaxherët, llogaritarët dhe financierët – njerëzit, që përbëjnë klasën e mesme në një shoqëri. Dhe pikërisht ata janë profesionet, që i bëjnë shërbimet dhe mallrat më cilësore dhe shtojnë vlerë suplementare.

Duhet të përmendim akoma një fakt tjetër. Klasifikimi në fjalë është për vitin 2016, mirëpo në fakt ndryshimet me të njëjtin klasifikim për vitin e kaluar, pothuaj mungojnë. D.m.th. tendencat në ta janë të qëndrueshme dhe kjo është shqetësuese.

Aktualisht në Bullgari njerëzit me diplomë për arsim të lartë janë 23% të popullsisë. Në shtetet më të zhvilluara ata janë më shumë se 30%. Ekziston një program kombëtar, sipas të cilit deri në vitin 2020 njerëzit me arsim të lartë në Bullgari duhet të arrijnë 36%. Mirëpo tendencat në tregun e punës provokojnë pesimizëm, aq më shumë se kohët e fundit numri i studentëve vazhdimisht po ulet. Këtu duhet të përmendim dhe një tendencë tjetër negative – shteti nuk vlerëson inteligjencën e vet shkencore. Në Akademinë Bullgare të Shkencave paga e një profesori është 450 euro, derisa një sekretare në administratën shtetërore, e cila nuk ka kompetenca të veçanta, merr 330 euro. Në këto kushte qendrat shkencore dhe në institutet nuk mund të tërheqin talentet e reja për zhvillimin e metodave teknologjike inovative për industri, tregti, bujqësi, transport, komunikacionet!

Shpesh thuhet se Bullgaria mund të mbështetet kryesisht mbi potencialin e vet njerëzor, sepse përveç potencialit, ajo ka vetëm natyrën e bukur. Natyra tërheq turistë, që është e mirë, mirëpo nuk është e mjaftueshme për të siguruar prosperitetin e tërë popullit. Në kushtet bashkëkohore zgjidhja për Bullgarinë është në rritjen inteligjente. Dhe kjo rritje nuk mund të bëhet nëpërmjet shoferëve, kamerierëve dhe punonjësve. Ndër të tjerët këto profesione kanë një realizim mjaft të mirë në shtetet më të zhvilluara, ku askush prej vendasve nuk dëshiron t’i praktikojë. Dhe nuk është e çuditshme në këtë situatë se për taksist më të mirë në Nju Jork ishte zgjedhur një bullgar, ose se një nga manikyristet më të mira në SHBA, gjithashtu është një bullgare.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Inflacioni mujor rritet 1.1%

Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..

botuar më 24-11-16 11.40.PD

PBB-ja është rritur me 2.2% sipas bazës vjetore në tremujorin e tretë

Ekonomia bullgare u rrit me 2,2% në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas vlerësimit ekspres të Institutit Kombëtar të Statistikave. Konsumi final shënoi rritje prej 4.6%, importet e mallrave dhe shërbimeve u..

botuar më 24-11-15 12.25.MD

Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projektin për ndryshime në Kodin e Punës

Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projekt-amendamentet në Kodin e Punës të përgatitur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, sipas të cilave rritja e pagës minimale lidhet vetëm me inflacionin. Në një deklaratë të përhapur, sindikata..

botuar më 24-11-12 7.44.MD