Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Muzeu Etnografik Kombëtar shënon jubileun 110 vjeçar

БНР Новини

Sivjet Muzeu Etnografik Kombëtar shënon dy jubile – 110 vjet nga inaugurimi dhe 170 vjet nga lindja e drejtorit të parë – etnografit të madh bullgar Dimitër Marinov, tregon drejtori i Institutit të Etnologjisë dhe Folkloristikës me Muze EtnografikE docent doktor Petko Hristov.

Muzeu Etnografik Popullor, i cili gjatë vitit 1968 mori statutin e Muzeut Kombëtar, dhe Muzeu Arkeologjik Kombëtar janë trashëgimtarë të muzeut më të vjetër në Bullgari – Muzeut Popullor – saktëson docent doktori Hristov. – Muzeu Popullor u krijua mbi bazë të koleksioneve të artefakteve etnografike dhe arkeologjike, të paraqitura në Ekspozitën e Parë Tregtare në qytetin Pllovdiv në vitin 1892. Me ide të Dimitër Marinovit me përkrahjen serioze të ministrit të atëhershëm të arsimit – etnografit të madh bullgar profesor Ivan Shishmanov, në vitin 1906 u bë fakt inaugurimi i Muzeut Etnografik Popullor. Atëherë kishte politikanë, të cilët kujdeseshin për zhvillimin e kulturës bullgare.

Midis dy luftërave botërore muzeu rregullonte ekspozitat e tij në kryeqytete të ndryshme evropiane si Haga, Praga etj. Prapa tyre qëndronte puna e drejtorit shumëvjeçar – komediografit Stefan Kostov dhe zonjës Evdokija Peteva-Fillova, njëra prej kuratoreve me kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e muzeut. Ajo ishte bashkëshorte e arkeologut dhe politikan Bogdan Fillov. Aktualisht në sallat e muzeut është e rregulluar ekspozita i kushtuar veprës së zonjës Evdokija Peteva-Fillova. Në të mund të shihen eksponate të përfshira në ekspozitat e ndryshme, të cilat prezantuan kulturën bullgare në Evropë gjatë gjysmës së parë të shekullit XX.

СнимкаPër fat të keq, gjatë Luftës së Dytë Botërore si rezultat i bombardimeve amerikane mbi Sofjen godina e muzeut etnografik u shemb, ndërsa një pjesë prej eksponateve – u asgjësuan. Pas luftës nëpunësit e muzeut etnografik me përpjekje të mëdha arritën të grumbullojnë prapë një koleksion të pasur dhe të larmishëm. Në vitet e varfra pas luftës ata i ranë vendit kryq e tërthor me kamionë plotë gruri dhe shkëmbenin ushqim kundrejt artefakteve”, tregon docent doktori Hristov dhe shton, se aktualisht fondet e muzeut numërojnë më se 55 mijë njësi muzeore.

Këtu ruhen kostume popullore, vegla të punës, vepra të gdhendjes së barinjve mbi drurin, sende nga mënyra e jetesës – lugë, gota, furka, stoli që datojnë para më se 200 vitesh, thekson docent doktori Hristov dhe vazhdon:

СнимкаDisponojmë një sërë artefaktesh nga të gjitha rajonet e populluara me bullgarë – Mizia, Trakia dhe Maqedonia. Më se gjysma e veshjeve popullore janë pikërisht nga Maqedonia, sepse refugjatët, të cilët erdhën dhe u vendosën në Sofje pas Kryengritjes së Ilindenit, Luftërave Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore i dhuruan Muzeut Etnografik Popullor atë që mbaheshin nga krahinat e tyre. Dhe një fakt kureshtar. Në ish pallatin e princit Aleksandër Batenberg, ku është i vendosur muzeu, ndodhet ashensori i tretë elektrik në botë dhe më i vjetër në Ballkan me markën “Shindler”. Ai daton nga fundi i shekullit XIX. Ashensori i parë i tillë u montua në Kullën e Ajfellit, ai i dytë – në një pallat në Stamboll. Nga firma sigurojnë, se në kohë të afërt do të meremetojnë dhe ai prapë do të fillojë të punojë. Ai do të bëhet pjesë e ekspozitës së përhershme. Ideja është që në këtë ekspozitë të prezantojmë paraqesim si nga kultura tradicionale popullore lindet kultura moderne e Bullgarisë së atëhershme.

СнимкаEkspozita e përhershme etnografike në muze, e tillë siç prej dekadash nuk kishte, do të hapet për banorët dhe miqtë e Sofjes në vitin 2018, kur Bullgaria do të marrë kryesinë e BE-së. Prapë atëherë një ekspozitë përfaqësive etnografike bullgare do të prezantohet në Bruksel.

СнимкаDhe diçka tjetër interesante. Pranë muzeut do të krijohet edhe një Qendër Arsimore. Për këtë qëllim startoi një fushatë për grumbullimin e mjeteve. Ideja është për atelietë, të cilat organizohen që prej vitesh në muze para festave tradicionale si 1 marsi – për punimin e veroreve, para Pashkës së Madhe – për bojatisjen e vezëve me teknika tradicionale, dhe para Krishtlindjes – për punimin e thupër-thanave dhe bukëve të ritit, të veçohet një hapësirë speciale, ku fëmijët të zbulojnë traditat bullgare gjatë tërë vitit. Aty do të rregullohen edhe një tezgjahë, një rrotë të poçarit dhe një furrë për pjekjen e bukëve të ritit. Kjo qendër do të shtojë orët mësimore të historisë dhe diturive për atdheun. “Për shembull, kur në shkollë nxënësit mësojnë për “Mënyrën e jetesës së bullgarëve gjatë kohës së Rilindjes”, mësuesit mund të vijnë me ta në muze, që të shikojnë në mënyrë reale, të prekin sendet e ndryshme të asaj epoke”, theksoi në intervistën për Radio Bullgarinë drejtori i Institutit të Etnologjisë dhe Folkloristikës me Muze Etnografike docent doktor Petko Hristov.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Miglena Ivanova, iefem.bas.bg dhe bulgariatravel.org



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook / Muzeu

Muzeu “Veliki Presllav” prezanton Rrugën e Kirilit dhe Metodit në Bullgari

Me rastin e festës së Shën Kirilit, Muzeu Arkeologjik "Veliki Presllav" prezanton ekspozitën "Në rrugën e nxënësve".  Ekspozita kushtuar krijuesve të alfabetit sllavo-bullgar tregon rrugën e Kirilit dhe Metodit në Bullgari, si pjesë e Rrugës Kulturore..

botuar më 25-02-14 10.41.PD
Shkolla bullgare

Shkolla "Ivan Vazov" në Paris me një sfidë magjike për fëmijët që shkruajnë bullgarisht

Ekipi i shkollës bullgare të së dielës "Ivan Vazov" në Paris po përgatit edicionin e dytë të konkursit letrar ndërkombëtar "Penda magjike". Sfida është për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë në mbarë botën që shkruajnë në bullgarisht, pavarësisht nga shkolla..

botuar më 25-02-12 6.10.PD
Maria Bakallova

Maria Bakallova do të jetë partnere me Sylvester Stallone

Maria Bakallova do të luajë një rol kryesor në filmin e ri të Sylvester Stallone "My Masterpiece" (“Kryevepra ime”), njofton faqja e kinemasë profesionale IMDB. Aktorja do të marrë pjesë së bashku me yllin amerikan dhe do të luajë rolin e një vrasëseje me..

botuar më 25-02-11 11.21.PD