Të martën Prokuroria ndaloi drejtorin ekzekutiv të Agjencisë së Peshkimit dhe Akuakulturave Janço Janev dhe dy veta të tjera për shpërdorim me mjete evropiane si rezultat të shfrytëzimit të të dhënave jo të sakta. Rasti është serioz, jo vetëm sepse agjencia administron një buxhet nga 113 milion euro, por edhe për shkak se para emërimit të drejtorit të deritanishëm, në të kishte një sërë skandalesh.
Dy ditë para ndalimit të drejtorit, Prokuroria kërkoi të hiqet imuniteti i kryetarit të komisionit parlamentar të energjetikës Deljan Dobrev me akuzë, se si ministër i energjetikës në qeverinë e parë të zotit Bojko Borisov qëllimisht i solli dëme për më se 4.5 milion euro Kompanisë Kombëtare Elektrike. Atij i kërkohet përgjegjësi për këtë, se pasi gjatë marsit të vitit 2013 qeveria dhe parlamenti pezulluan projektin e Centralit Atomik Elektrik “Belene”, ai nuk e ndali kontratën me kompaninë “Parsëns” arritur për shërbime konsulente mbi projektin. Prapë në lidhje me projektin “Belene”, por një javë para kësaj, Prokuroria paditi edhe ish drejtorët ekzekutivë të Kompanisë Kombëtare Elektrike Ljubomir Velikov dhe Mardik Papazjan për dëme për më se 77 milion euro të lidhura me shitjen e reaktorit të vjetër të Centralit Atomik Elektrik “Belene”. Për këtë se nuk ushtroi kontroll mbi ta i akuzuar u bë ish ministri i ekonomisë dhe i energjetikës në kabinetin e zotit Sergej Stanishev – Petër Dimitrov. Gjatë tetorit ky i fundi u bë objekt i sanksioneve bashkë me dy ish ministra të Partisë Socialiste Bullgare. Ai u lirua nga posti anëtar i Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Shtetërore “Mbeturina Radioaktive”. Ish ministri i energjetikës Rumen Ovçarov u lirua nga bordi i Rafinerisë “Lukojll – Neftohim”, ndërsa ish ministri i ndërtimit Asen Gagauzov – nga posti përfaqësues i Holdingut Energjetik Bullgar në Kompaninë “Aj Si Xhi Bi” e angazhuar në ndërtimin e lidhjes sisteme të gazit midis Bullgarisë dhe Greqisë.
Theksohet, se në të gjitha ato raste të kërkimit të përgjegjësisë motive politike nuk ka, dhe si argument në përkrahje të kësaj theksohet, se ndër të sanksionuarve ka jo vetëm socialistë, por edhe udhëheqës të lartë të emëruar nga Partia në pushtet GERB. Në përkrahje të tezës për mungesën e motivacionit politik citohet fakti, se akuzat nuk janë ngritura nga pushteti ekzekutiv, por nga prokuroria dhe se nuk i mposhten vendime politike, por financiare. Mirëpo, jo të gjithë janë në po këtë mendim. Petër Dimitrovi, për shembull mendon, se kërkimi i përgjegjësisë penale prej tij si ish ministër ka qëllime paraelektorale.
Opinioni shoqëror bullgar jo një herë ishte dëshmitare të ngritjes së akuzave kundër përfaqësuesve të administratës shtetërore, por nuk mban mend se si rezultat të kësaj të kishte dënime. Dënime do të priten edhe tashti dhe në varësi të tyre do të gjykohet për motivimin e vërtetë të sanksioneve të ndërmarra. Jo akte të dukshme, por dënime në fuqi priten jo vetëm në Bullgari, por edhe në BE-në.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..