Një botim i mrekullueshëm – “Mijëvjeçari i ikonës bullgare” u paraqit në ekspozitën “Libri i artë. Ikona nga Bullgaria. Shekujt IX – XIX” në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Tekstet në të i shkroi docente doktoreshë Ralica Ruseva, shefe e Muzeut të Artit të Krishterë pranë Kriptës së Tempullit Monument “Shën Aleksandër Nevski”. Bashkë me shefin e Shtëpisë Botuese “Metodievi knigi” (Libra të Metodijit) seleksionuan ikonat për veprën në fjalë. Në të ka fotografi të 106 ikonave, 90 prej të cilëve janë nga fondi i Kriptës. Ja se çfarë tha zonja Ralica Ruseva në premierën e librit.
“Përsa i përket artit dekadat e fundit u shpallën shumë monumente të panjohura të artit bizantin dhe postbizantin. U dukën shumë emra të zografëve, dhuruesve dhe të tjerë. Qëndrimi thjeshtë shkencor teorik u ndryshua dhe ndërroi orientimin te fushat ndërdisiplinore. Tabloja e tërësishme e artit ortodoks në historiografinë sot dallohet nga ajo që ishte para 20 viteve. Përsa iu përket ikonave në koleksionet bullgare, gjatë 15-20 viteve të fundit u restauruan shumë prej tyre, disa prej të cilave ishin të panjohura deri atëherë. Disa u botuan kryesisht në katalogë nga ekspozita jashtë shtetit ose në artikuj të veçantë. Të tjerë nuk gjetën vend në asnjë botim. Pjesa kryesore e ikonave u restauruan në laboratorët e Galerisë Kombëtare të Arteve Figurative, Muzeut Kombëtar Historik dhe Institutit Kombëtar Arkeologjik me muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Disa prej ikonave të njohura, të cilat kishin nga disa shtresa të pikturimit, tani u veçuan dhe mund të shihen në pamjen e tyre origjinale. Kishte ikona, të cilat restauroheshin në vazhdim të 10-15 viteve dhe më shumë.”
Metodij Patrikov është ndër botuesit privatë të librave. Krahas kësaj është edhe producent i filmave. Me botimin e librave merret që nga viti 1990. Në vitet 80-të të shekullit të kaluar xhironte filma të shkurtra amatore me miq të tij. Në mënyrë profesionale depërtoi në kinema në vitin 1992. Pse e ndjen veten të lidhur me këtë ekspozitë?
“Që në vitin 1990, kur bëra hapat e parë në botimin e librave, bleva një vëllim të mrekullueshëm të Ungjillit Ostromirovsko. Ky libër kushtonte 200 leva (100 euro) – një shumë tepër e lartë për atë kohë. Atëherë i thash vetes, se një ditë duhet të bëj ndonjë gjë të tillë. Kaluan 25 vite që atëherë, por mendoj, se rezultati, të cilin arrita është i mrekullueshëm. “Libri i artë me ikona nga Bullgaria” në shkallë të madhe tejkalon caqet e botimit poligrafik të Ungjillit Ostromirovsko. Ky Ungjill ishte një botim fototipi nga viti 1988. Ungjilli është monument rus i kulturës nga mesi i shekullit XI dhe është me rëndësi kombëtare. Tani shfrytëzojmë shumë teknologji të reja, për shembull bojëra unike me dy komponentë. Krahas kësaj edhe ndarja e ngjyrave realizohet në mënyrë krejt të ndryshme. Doemos teknologjitë e reja lejojnë që pamja të bëhet më e mirë. Fotografuam origjinalet me fotoaparate me cilësi tepër të larta, të cilët lejojnë rezolucion krejt të ndryshëm se sa ai i viteve të kaluara. Dhe kjo në krahasim jo vetëm në Bullgari, por edhe jashtë shtetit. Krahas kësaj, dëshiroj të shtoj, se për fat të keq ikonat bullgare nuk kanë një popullaritet aq të madh. E shikoj këtë, sepse vitet e fundit udhëtoj shumë. Nuk ka botime me cilësi me ikona bullgare. Mund të dalloj vetëm botimet e profesoreshës bullgare në Universitetin e Stanfordit – Biserka Pençeva. Ajo është tepër e arsimuar dhe boton libra me cilësi, por ata janë më tepër për artin bizantin, jo aq për ikonat bullgare, megjithëqë ajo ka një botim të mrekullueshëm për Ikonën e njohur Poganovska. Për mua është me rëndësi të bëj botime me cilësi të tilla të larta. Dhe më në fund ato ikona, të cilët ekzistojnë më se 8-9 shekuj, të fitojnë popullaritet dhe njohje jo vetëm në Evropë, por edhe në mbarë botën.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi nga ekspozita: Veneta Pavllova
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..