Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zhvillimi i arsimit online falas në Bullgari

БНР Новини
Foto: khanacademy.org

Përfytyroni se mund të mblidhni tërë dijen në xhepin tuaj. Mendoni se është e pamundshme, mirëpo bëni gabim. Ekziston një platformë, e cila jep mundësi për akses të lehtë tek arsimi, pavarësisht nga kjo a jeni mësues, nxënës apo prindër. Bëhet fjalë për Khan Academy. Ky është portali më i madh online për arsim me më se 26 mln përdorues, të cilët mund të përdorin 8 mijë video mësime dhe 100 mijë ushtrime interaktive. Është krijuar nga Salman Khan, afarist dhe analizator nga Lugina e Siliciumit të SHBA-së.

Lidhja e kësaj platforme me Bullgarinë është takimi i parë i “avokatëve gjuhësorë” në Sofje. Bëhet fjalë për njerëzit, të cilët punojnë për përkthimin, lokalizimin dhe zbatimin e platformës në pikat e ndryshme të botës. Përfaqësuesi bullgar është Ivan Gospodinov. Ai është iniciatori i përkthimit të Akademisë në gjuhën bullgare. Përveç kësaj është kryetar i Ekspozitës “Arsimit pa kufij”. E pyetëm a janë vjetruar metodat arsimore në Bullgari dhe a ka nevojë për implementimin e teknologjive të larta brenda tij për një “rifillim” dhe përmirësim të sistemit?

“Po të blejmë laptope dhe tablete në shkollat bullgare në sistemin e tanishëm, e vetmja që do të ndryshohet është se nxënësit do të bëjnë shënimet e tyre në mënyrë elektronike. Kjo s’ka ndonjë vlerë të shtuar të lartë. Duhet të ndryshohet tërë koncepcioni për këtë se çfarë dëshirojmë nga arsimi dhe për këtë se çfarë dëshirojmë që fëmijët të bëjnë në orët e mësimit. Programi arsimor duhet të ndryshohet kështu, që fëmijët të përvetësojnë jo vetëm dije, por edhe aftësi. Një sistem i tillë nuk mund të ndërtohet nga lartë poshtë. Iniciativa duhet të vijë nga mësuesit, nga praktika e tyre. Një nga mënyrat është ofrimi i një autonomie më të lartë për shkollat. Vetë mësuesit duhet të kenë liri për eksperimentime dhe kështu do të gjejnë modelin e suksesshëm.”

Cili është vendi i “Khan Academy”-t këtu? Para 10 vjetësh ajo u bë e njohur në botë. Prapa saj qëndron një sistem i komplikuar, i cili nxjerr informacion për mënyrën, në të cilën përdoruesit arsimohen. Kështu nxënësit dhe mësuesit mund të vëzhgojnë nivelin dhe mënyrën e përvetësimit të dijeve dhe kështu mund të optimizojnë procesin arsimor. Ja se çfarë mendon Ivan Gospodinovi për Akademinë virtuale:

“Është një platformë, e cila synon jo vetëm arsimim falas, por ofron instrumente digjitale, me të cilat mësuesit mund të menaxhojnë klasën online. Kështu ata marrin informacion të besueshëm për progresin e fëmijëve, për këtë ku kanë më shumë vështirësi dhe se si mund të përmirësohet procesi i mësimdhënies. Është i arsyetuar përdorimi i teknologjive të larta në shkolla, vetëm në se përdoren të dhënat e tyre, s’ka kuptim të përsëriten metodat e vjetra në mënyrë të re.”

Vetë sistemi vëzhgon çdo përdorues dhe ofron modul personal, të përgatitur për përdoruesin konkret. Ivani dhe ekipi i tij merren me përkthimin e “Khan Academy”-t tashmë 5 vjet. Gjatë tërë kësaj kohe ata kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me të gjithë njerëzit e tjerë, të cilët merren me përkthimin e Akademisë në gjuha të ndryshme. Kështu lindi ideja për një takim të “avokatëve gjuhësorë” në Bullgari. Në takimin e parë zyrtar morën pjesë ekipet e 14 shteteve. Ata biseduan për vështirësitë e aplikimit të platformës, për lehtësimin e bashkëpunimit të ekipeve të ndryshme dhe për idetë dhe planet e ardhshme për realizimin më të mirë të projektit. Përfaqësuesit e selisë së Akademisë Khan prezantuan instrumentet e reja, të cilat do të përmirësojnë përkthimin e sajtit. Shumë prej mysafirëve folën për përvojën e tyre në fushën e arsimit në pika të ndryshme të botës dhe ranë dakord se një platformë e tillë mund të zërë vend të rëndësishëm në sistemet e ndryshme arsimore.

Pyetëm zotin Gospodinov për etapën e përkthimit të versionit bullgar. "Aktualisht janë përkthyer 2500 video materiale me titra. Një pjesë e materialeve janë dubluar, në të ardhmen do të përgatitim më shumë video me dublim. Vesoni bullgar i portalit akoma është beta version. Shpresojmë se në disa muajt e ardhshme do të pastrojmë dobësitë. Atëherë do të mund të them se sajti në gjuhën bullgare është gati për përdorim.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD
Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD