Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kristina Bozhidarova: Dashuria ndaj historisë kalon edhe përmes kuzhinës

БНР Новини

Kristina Bozhidarova është një grua e re dhe shumë ambicioze. Ajo është 26 vjeçare, kurse rinia nuk njeh asnjëfarë pengesash. Beson se mund ta kthejë botën drejt më së mirës dhe është e bindur se rruga drejt aty kalon përmes secilit prej nesh. Ajo gjen një bashkëmendimtar në programin “Së bashku në klasë”, i cili mbledh njerëz të rinj e të aftë me profesione të ndryshme, të cilët mund të përfshihen në sferën e arsimit. Aplikon për mësuese historike dhe është pranuar në program.

Mua më motivon e gjithë platforma se çdo një fëmijë ka të drejtë për një arsim cilësor, pavarësisht nga kjo se çfarë punojnë prindërit e tij, sa janë të ardhurat e tyre, sepse arsimi është vlerë dhe jo një privilegj” – tregon Kristina.

Që nga fillimi i këtij viti shkollor ajo jep mësim në lëndën e historisë në Gjimnazin për ushqim dhe bujqësi në qytetin buzë lumit Danub – Llom. Një sfidë përpara saj është jo vetëm mosha e veçantë dhe kokëforte e adoleshentëve të nxënësve të saj. Por, pohon se është shumë e entuziazmuar:

Nxënësit e mi janë prej familjeve shumë problematike, ku arsimi nuk është vlerë. Pjesës më të madhe prej tyre, prindërit janë nisur për punë jashtë shtetit, gjë e cila e vështirëson komunikimin. Kolegët e mi mësues janë shumë ambiciozë. Ata i marrin fëmijët pothuajse nga rruga për t’i sjellë në shkollë. Mund t’i mbajmë në shkollë sepse i jemi përkushtuar punës sonë. Fëmijët janë të shkëlqyer. Çdo një prej tyre ka nevojë që të jetë i dëgjuar dhe të paktën në klasën time.

Në komunikimin e vet me nxënësit Kristina mbetet e hapur:

U flas për gjërat të tilla siç janë, me një sinqeritet. Fëmijët kuptojnë shumë shpejt kur ndonjë me të vërtetë është i çiltër dhe i hapur me ta. Komunikojmë haptazi mbi të gjitha temat, jo vetëm historikisht. Për mua është me rëndësi t’i njoh. Dhe mendoj se çiltërsia është formula e drejtë.

СнимкаSipas të dhënave të Ministrisë së Shkencës dhe të Kulturës në provimet e maturës në gjuhën bullgare dhe në letërsi notat e dobëta sivjet janë 4189 ose 8.73%. Kjo është përqindja më e lartë e notave të dobëta në këtë lëndë që nga fillimi i zhvillimit të maturave. Kjo e detyron ish ministrin e arsimit profesor Anelia Klisarova të brohorasë: “Në Bullgari formohet një ushtri e tërë prej njerëzve të pashkolluar,  në arsim ne e arritëm fundin”.

Çfarë ndryshimesh janë të domosdoshme në arsimin bullgar, që të mund të provokohet interesi i fëmijëve?

Sipas meje arsimi duhet të drejtohet krejtësisht ndaj interesave të nxënësve. Teknologjitë e reja në përshtatje me kërkesat e shekullit të XXI, po kështu duhet të gjejnë vend në shkollë. Përveç kësaj duhet të mund t’i afrojmë dhe t’u japim mundësi të mund të hapet potenciali i çdo një fëmije. Vetëm atëherë me të vërtetë do të mund të flasim për rezultate.

Mes detyrave të cilat i ka vënë vetes Kristina, është t’i mësojë fëmijët të punojnë në ekip dhe të mendojnë më vete. Kurse që të mund të tërheq interesin e tyre drejt historisë, vendos t’u tregojë për botën në bazë të mënyrave të ndryshme:

Jap mësim në Gjimnazin për ushqim dhe bujqësi. Fëmijët vet i kanë zgjedhur këto profesione, të cilat t’i ndjekin më tutje në jetë. Historia nuk është vetëm fakte. Historia është shumë më tepër. Të detyron të mendosh, kurse unë i detyroj të mendojnë përmes interesave të tyre. Sa i përket tregimit të historisë në bazë të mënyrës së ndryshme, u frymëzova nga një kolegu im, i cili i dha si detyrë një nxënësit të tij të shkruaj një këngë-rap për Luftën e Parë Botërore. Vendosa se dhe unë mund të aplikojë një metodë të ngjashme. Fëmijët e mi kanë talente të ndryshme dhe duan t’i paraqesin”, sqaron me një pasion të madh mësuesja e re.

СнимкаNë fund të vitit shkollor fëmijët sipas traditës do të organizojnë Festival të ushqimit, i cili kësaj radhe do të ndërthuret përmes pikëpamjes historike. Dhe prapë së prapi, në çfarë mënyre kuzhina hyn në kabinetin e historisë?

Për shembull të marrim si shembull gjellën shumë të shijshme prej mishit të viçit me kërpudha dhe një sos me ajkë qumështi. Kjo gjellë është e shpikur në Rusi për kontin rus Stroganov nga gjelbërsi i tij francez gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 21. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, kurse pas kësaj dhe gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, gjella bëhet shumë e njohur në Amerikë, Japoni dhe në shumë vende të tjera – tregon Kristina. – Kështu, krahas me gjellën ecën dhe njohja e fëmijëve me periudhat e ndryshme nga zhvillimi i botës, kurse mësimi kthehet nga një detyrim mjaft i bezdisshëm në një lojë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Personaliteti i Vasill Levskit vazhdon të lidhë bashkatdhetarët tanë jashtë vendit

152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon të emocionojë dhe të frymëzojë zemrat e bullgarëve të të gjitha brezave. Historianët vazhdojnë të..

botuar më 25-02-19 5.10.MD
Kirill Vëllçev

BTA prezanton një font unik me rastin e përvjetorit të saj

Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar Iskander. Agjencia u krijua në vitin 1898 me një dekret të Princit Ferdinand I, i modeluar sipas Agjencisë..

botuar më 25-02-16 7.55.PD

Gëzuar 89 vjet, Radio Bullgaria!

Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka krijuar një lidhje të paçmuar me audiencën tonë në mbarë botën. Sot Radio Bullgaria ofron përmbajtje..

botuar më 25-02-16 6.45.PD