Epilogu i zgjedhjeve presidenciale do të zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese, jo në qendrat e votimit, prognozon sociologu Antonij Gëllëbov. Përtej teksteve të diskutueshme në Kodin Zgjedhor ai sheh përpjekje të qëllimshme, të cilat synojnë të provokojnë dyshime për këtë se votimi është komprometuar.
Gjykata Kushtetuese s’ka arsye për shpalljen e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor për jokushtetuese, mirëpo situata do të përdoret për rritjen e tensionit dhe pasigurisë në shoqëri, mendon Antonij Gëllëbov.
“Është e dukshme se po zhvillohet një fushatë, e cila synon provokimin e dyshimit për legjitimitetin e zgjedhjeve të ardhshme – çështja me katroren “Nuk votoj për askënd” do të ketë efekte të rënda mbi pjesëmarrjen e njerëzve në zgjedhjet presidenciale – prognozon sociologu. – Kërcënimet për nisjen e çështjes penale për votimin e detyrueshëm dhe për ndryshimet e tjera në Kodin Zgjedhor, më japin arsye të dyshohem se procesi zgjedhor nuk do të përfundojë më 13 nëntor me balotazh, kurse do të duhet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese.”
Deri në zgjedhje ka vetëm dy javë, mirëpo debatet midis kandidatëve tani për tani nuk janë lidhur me të drejtat e presidentit, komentoi Antoni Gëllëbov.
“Në vend të parë me rëndësi është që kandidatët të tregojnë pozitën e tyre në lidhje me mandatin e presidentit të deritanishëm Rosen Plevneliev, sepse me këtë pozitë janë lidhur tendencat e ndryshme në politikën tonë aktuale. Në vend të dytë ata duhet të shprehin pikëpamjen e tyre për perspektivën ndërkombëtare të shtetit – në këtë situatë të rëndë ndërkombëtare. Dhe në vend të tretë – duhet të propozojnë model për funksionimin e administratës së presidentit – për kufijtë e transparencës së saj dhe për kriteret për emërimin e kuadrove në të.”
Sipas sociologëve pretenduesja kryesore për postin e presidentit bullgar është Cecka Caçeva nga partia qeverisëse GERB. Sipas saj duhet të rishqyrtohen sanksionet e BE-së ndaj Rusisë dhe interesi kombëtar renditet mbi respektimin e të drejtave të njeriut (kjo e fundit është në lidhje me kthimin nga Bullgaria në Turqi, në duart e Erdoganit, të përkrahësve të opozitës turke):
“Ajo ka përvojë të madhe administrative e ndërkombëtare dhe pikërisht për këtë arsye kur bëhet fjalë për sanksione, duhet të sqarojmë nga vjen problemi për Bullgarinë. Shteti ynë pëson dëme jo nga sanksionet e BE-së kundër Rusisë, por nga kundërsanksionet e Federatës Ruse ndaj shteteve të BE-së – nënvizoi Antonij Gëllëbov. – S’ka dyshim se siguria kombëtare është një pjesë e pandarë e të drejtave të njeriut, se këto çështje nuk mund të krahasohen dhe se nuk mund të bëhet zgjedhje midis tyre – kjo nuk mund të jetë e lejueshme në një shtet evropian. Kjo temë mbetet e pasqaruar në hapësirën publike. Kështu zhvillohen edhe debatet e tjera në fushatën parazgjedhore. Në fakt debatet e vërteta e kësaj fushate akoma nuk kanë filluar.”
Përsa i përket kandidatit të përkrahur nga Partia Socialiste Bullgare Rumen Radev, i cili deklaroi se duhet të rishqyrtohet pjesëmarrja e shtetit tonë në NATO dhe në BE, sociologu mendon se mënyra, në të cilën ai hyri në politikë nuk ishte e drejtë, sepse atëherë ai akoma ishte një oficer në ushtrinë bullgare.
“Problemi është se askush nuk kërkon nga ai përgjigjet e rëndësishme. Në se ai është përkrahur nga partia e socialistëve dhe insiston se ka nevojë për modernizim të Forcave të Armatosura, atëherë pse partia e tij votoi kundër rritjes së buxhetit për ushtri. Dhe natyrisht ai duhet të sqarojë pozitën e tij për të gjitha gjërat e lidhura me NATO-në, sepse teza e tij se mund të jesh një përkrahës i bindur i idesë euroatlantike dhe njëkohësisht të mos jesh rusofob, është krejt e padrejtë. Këtu nuk flasim për rusofili dhe rusofobi, bëhet fjalë për veprime konkrete të regjimit të Putinit dhe këto janë çështje të ndryshme.”
Sipas sociologut pyetja më e rëndësishme e këtyre zgjedhjeve është a do të vazhdojmë politikën e trashëguar nga presidenti Plevneliev, apo do ta ndryshojmë drejtimin.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..