Ata janë të rinj dhe të frymëzuar, me përvojë skenike. Jan Uvira – pianist dhe kompozitor, është nga Çekia. Bateristi Martin Hafizi është nga Bullgaria, ndërsa Alessio Bruno, kontrabas dhe kompozitor, lindi në Itali. Trioja xhaz Uvira/Bruno/Hafizi ndodhet në Bullgari duke bërë një turne në disa qytete të vendit. Koncerti i parë ishte më 20 tetor në qytetin Gabrovo.
“Na mblodhi pianisti, sepse ideja ishte e tija. Kur duhej të japim emër të grupit, ai vendosi, se nuk do të kopjojmë klishetë e sotme. Prandaj nuk i dha emrin e vet, siç bëhet kjo në shumicën e rasteve. Ai zgjodhi të gërshetojë tre emrat e familjeve tona Uvira/Bruno/Hafizi. Ne jemi të lidhur sepse kemi mësuar dhe mësojmë në Universitetit “Kodarts”. Jan lindi në një qytet të vogël në Çeki. Më parë mbaroi Konservatorin në Pragë, pas kësaj erdhi në Holandë për të mësuar në Roterdam. Aktualisht prapë është student, kësaj here në Katovice të Polonisë. Tani u imponua që të udhëtojë deri në Holandë që të bëjmë repeticione të programit për turneun tonë në Bullgari. Alessio, i cili i bie kontrabasit është një muzikant aktiv, është pjesë e shumë grupeve. Në përgjithësi është anëtar i pothuajse të të gjitha grupeve, të cilët janë në skenën holandeze të xhazit. Të dy partnerët e mi në trion kompozojnë, por shumica e pjesëve në repertorin tonë janë të krijuara nga Jan Uvira.”
“Pas këtyre veprimtarive pak e ndryshova drejtimin e zhvillimit tim – rrëfen Martin Hafizi. – Vendosa të jap provimet në Konservatorin e Roterdamit, në fakultetin e xhazit me specialitetin bateri. Mbarova një kurs katërvjeçar për shkallën e baçelorit dhe tani studioj për master. Kur vendosa të interpretoj xhaz? Kjo ndodhi përafërsisht në vitin 2012, kur në Paris dëgjova Brian Blade Fellowship. Një grup i mrekullueshëm! Kur dëgjova këtë koncert, isha tepër i frymëzuar, e ndjeva veten tepër i lumtur. I thash vetes se dëshiroj të ekzekutoj muzikë të tillë. Në fakt, puna ime e diplomimit si baçelor në Konservatorin e Roterdamit ishte mbi krijimtarinë e bateristit xhaz Brajan Blejd. Me trion Uvira/Bruno/Hafizi ekzekutojmë xhaz modern. Sot është shumë e vështirë të caktohet stili, por definicioni “xhazi modern” është më i përshtatshëm për stilin tonë. Turneu në Bullgari përfshin 6 koncerte, çdo ditë kishim takim me publikun e qyteteve të ndryshme.”
Trioja internacionale xhaz Uvira/Bruno/Hafizi kishte koncerte në Veliko Tërnovo, Stara Zagora, Haskovo, Dimitrovgrad. Të gjitha ato ishin pjesë e programit të Festivalit Rinor të Xhazit. Koncerti i fundit është në Sofje, në studion e 5-të të Pallatit Kombëtar të Kulturës.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..
Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..
Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën..