Do të shtojmë dhe se ai është autor i operës për fëmijë “Shitësja e vogël e shkrepëses” në bazë të përrallës së Andersenit, për të cilën fiton dekoratën e Radios Kombëtare Bullgare “Alegro Vivaçe”, “Muzikant i vitit”2012 për një debutim krijues, kurse gjatë vitit 2013 është ekzekutuar krijimi i tij Mesa Rekuiem për kor dhe një orkestër të madhe simfonike nga filarmonia e Sofjes nën drejtimin e dirigjentit Martin Panteleev në sallën Bullgaria. Gjatë vitit 2015 orkestron himnin e Radios Kombëtare Bullgare në lidhje me jubileun 80 vjeçar të medies. Si punon në qetësinë dhe heshtjen e natës kompozitori?
Si punon një krijues, nuk ka ndonjë rëndësi të madhe. Personalisht për mua, përdorimi i kompjuterit , më posaçërisht për muzikën klasike, vjen atëherë, kur duhet të rikopjohet partitura dhe rezultatet. Krijuesi duhet të punojë me dorë, sepse atëherë ka lidhje të ngushtë midis trurit, dorës , emocioneve. Në muzikën klasike, ekziston dhe është i vlefshëm një rregull: Tre herë mat, dhe një herë prite. Me të vërtetë përdor mënyra më të vjetra, sepse pikërisht ato më sjellin një kënaqësi. Kjo është një punë e rëndë, pavarësisht nëse është në dorë ose me kompjuter. Shumë shpesh këto përpjekje nuk kurorëzohen me sukses. Nganjëherë shumë vështirë gjej kohë. Punoj natën, sepse atëherë jam më i përqendruar. Vetmia e natës, veçimi nga njerëzit është gjë e detyrueshme, kur kompozon. Dhe kjo nuk është një ekstravagancë, por një domosdoshmëri. Ne jemi njerëz të cilët punojnë me shqisat.
Për punën e tij në punimin e aranzhimeve, si orshestrator dhe për më tepër për rrugën e gjatë të kompozitorit deri tek gjinitë muzikore dhe skenike dhe simfonia, krijuesi tregon:
Çdo një muzikant i cili do që të mësojë muzikën klasike me themeli është mirë të studiojë jo vetëm Shostakoviç dhe Maler, por dhe mjeshtrit e operetave, sepse ata janë orshestrator të jashtëzakonshëm. Ata e zhvillojnë kalimin midis muzikës së njohur dhe muzikës klasike në një kohë mjaft të turbullt për Evropën, kur ka qenë e domosdoshme të ndryshojnë mjetet shprehëse. Hyn xhazi, muzika amerikane. Dëgjimi i operës më ka ndihmuar shumë, hapi botëkuptimin tim ndaj operës. Teatri muzikor ka luajtur një rol të madh në zhvillimin tim jo vetëm si muzikant, por dhe si njeri. Një nga projektet më të mëdhenj, të cilët i kam bërë, është muzika e grupit FSB. Realizuam një album në të cilin unë kisha lirinë të trajtoj muzikën e tyre krejtësisht si një krijim simfonik. Tani po punoj mbi një projekt të ri të radios të lidhur me këngë të njohura prej filmave bullgar. Nuk është e lehtë të jesh një trashëgimtar të një familje si kjo e imja, sepse ti nuk ke të drejtë të bësh gabime. Luftoj si të gjithë njerëzit për vendin tim nën diell, por ndryshimi është se nuk mund ti lejojë vetes të kem ndonjë mossukses. Kjo është një ngarkesë e ëmbël, por e rëndë dhe njeriu duhet ta mbaj derisa është gjallë, me dinjitet.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..