Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prapë ndryshime në zgjedhjet më 6 nëntor – për çfarë dhe deri kur

БНР Новини
Foto: arkiv

Sot, ditën e tretë që kur parlamenti ndërpreu pushimin parazgjedhor që të bëjë ndryshime të reja në Kodin Elektoral, komisioni i drejtësisë të organit ligjvënës vazhdon ta diskutojë. Kodi u miratua para disa muajve me çmimin e kompromiseve të rënda midis pushtetarëve dhe opozitës. Ata nuk fshehin, se sot e ndryshojnë prapë në interes të shpëtimit të pushtetit. Të gjithë dinë, se ky pushtet është i dedikuar “stabilitetit dinamik”. Megjithëkëtë imponohet pyetja pse rregullat e votës ndryshohen në mes të fushatës paraelektorale?

Marrëveshja paraprake e Partisë GERB, Bllokut të Reformatorëve dhe Frontit Patriotik ishte për ndryshime “minimale” në rregullat zgjedhore. Ata kishin të bëjnë me kufizimin e numrit të seksioneve zgjedhore jashtë shtetit, votimin e detyrueshëm dhe përfshirjen në buletinin elektoral të pikës “nuk përkrah asnjërin”. Që të bëhen korrigjime “minimale” në komisionin e drejtësisë u paraqitën 12 projektligje për ndryshimin e Kodit Elektoral. Në lexim të parë në komision u duk se dëshira është, që kufizimi për numrin maksimal nga 35 seksione zgjedhore jashtë shtetit të mbetet për të gjitha vendet përveç atyre të BE-së. U miratua gjithashtu votat “nuk përkrah asnjërin” të evidentohen në një mënyrë të ndryshme në përcaktimin e rezultateve nga zgjedhjet proporcionale dhe ato mazhoritare. Ato vota do të hyjnë në numrin e përgjithshëm të votave reale mbi bazë të të cilave evidentohet rezultati i zgjedhjeve mozhoraitare për president dhe kryetarë të bashkive. Ato nuk do të numërohen në rezultatet për parlament dhe këshilltarë bashkiakë. Më i ndërlikuar ishte debati për heqjen e votimit të detyrueshëm, kundër të cilit janë socialistët dhe Lëvizja për të Drejta dhe Liri.

Në se leximi i dytë në komisionin e drejtësie do të përfundojë me sukses sot, leximi i parë në sallën plenare do të jetë nesër, ditën e premte. Pas kësaj duhet të ketë edhe lexim të dytë dhe mezi atëherë amendamentet do të shpallen në Kodin Elektoral dhe në Gazetën Shtetërore, gjë që është një kusht i detyrueshëm, që të hyjnë në fuqi. Mirëpo, para se të përfundojnë ato faza të ndryshimeve tashmë dallohen qartë disa komplikime. Numërimi i votës së protestës dhe heqja e kufizimit për hapjen e seksioneve në vendet e BE-së imponon, që Komisioni Qendror Zgjedhor mezi tani të ndryshojë teknologjinë e evidentimit të rezultateve. Ai duhet të organizojë stërvitje të reja të anëtarëve të komisioneve elektorale dhe një fushatë sqaruese në mesë të shtetasve. Janë të paevitueshme edhe ndryshimet në softuerin për regjistrimin e rezultateve elektorale. Nga komisioni thonë, se do të arrijnë të bëjnë të gjitha ata hapa, por në sajë të shpenzimeve suplementare.

Heqja e kufizimit të numrit të seksioneve elektorale në vendet e BE-së ndërlikon edhe detyrimet e Ministrisë së Jashtme, sidomos në Britaninë e Madhe, ku interesi i bullgarëve të votojnë është tepër i lartë.

Ndërkohë fushata paraelektorale zhvillohet  pa të jetë ndikuar nga diskutimet rreth rregullave të votës. Mirëpo, kjo nuk është pengesë, që agjencitë sociologjike të bëjnë parashikimet e tyre. Pas Agjencisë “Allfa Risërç”, tashmë edhe Agjencia “Sova Haris” parashikon balotazh midis kandidat presidentes së partisë GERB Cecka Caçeva dhe gjeneralit të përkrahur nga Partia Socialiste Bullgare Rumen Radev. Në rrethin e parë zonja Caçeva do të fitojë 34 për qind nga votat, ndërsa zoti Radev – 28.6 për qind. Sipas agjencive i treti do të jetë kandidat presidenti i nacionalistëve Krasimir Karakaçanov me 12.5 për qind, të ndjekur nga Ivajllo Kallfini nga Formacioni ABV – 6.6 për qind dhe Trajço Trajkovi nga Blloku i Reformatorëve – 5.1 për qind. Sipas Agjencisë “Sova Haris” raundi i dytë do të jetë më i ashpërsuar. Në të zonja Caçeva do të grumbullojë 38.7 për qind të votave, ndërsa zoti Radev – 37.8 për qind.

Zgjedhjet presidenciale sivjet do të mbahen njëkohësisht me një referendum kombëtar për ndryshimin e sistemit politik, me iniciativë të shoumenit Sllavi Trifonov. Agjencia “Sova Haris” thekson, se 67 për qind nga të anketuarit përgjigjen se do të votojnë në referendum, ndërsa 13.5 për qind nuk dëshirojnë të marrin pjesë. Ka të ngjarë që aktiviteti elektoral të tejkalojë 50 për qind, gjë që mund të lejojë rezultatet e referendumit të bëhen të detyrueshme.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

KE: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka përfshirë bullgarët në kushtetutë

"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..

botuar më 24-10-30 5.52.MD

Votimi jashtë vendit nuk solli ndonjë surprizë të madhe

Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..

botuar më 24-10-30 8.10.PD

Situata pas votimit: pritshmëria për një qeveri, pavarësisht fragmentimit edhe më të madh të parlamentit

Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..

botuar më 24-10-28 3.39.MD