Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Opera e Sofjes hapi stinën e vet të re me balete të Igor Stravinskit

БНР Новини
Skenë nga “Zogu i zjarrtë” në Operën e Sofjes
Foto: operasofia.bg

Me një premierë të shkëlqyer të dy baleteve me nga një akt të Igor Stravinskit “Zogu i zjarrtë” dhe “Petrushka”, Opera e Sofjes hapi stinën e vet të re. Shfaqja është e mjeshtrit me famë botërore Andris Liepa, i cili me shumë dashuri po rivendos koreografinë origjinale të Mihaill Fokin nga Stinët Ruse në Paris gjatë periudhës 1910-1911. Skenografia dhe kostumet janë përsëri në bazë të skicave origjinale të Aleksandër Benuas, një piktor teatral, i cili ka punuar për Teatrin Mariinski në Moskë, kurse gjatë vitit 1907, bashkë me Sergjej Djagilev, kanë drejtuar organizimin e Stinëve Ruse në Paris. Nën shkopin e Maestros Grigor Palikarov orkestra dhe solistët dhe ansambli i baletit e rikrijuan botën magjepsëse përrallore të muzikës. (Premiera e parë e baletit “Zogu i zjarrtë”, e cila kaloi me një sukses të madh më 25 qershor 1910 në teatrin e Parisit “Grand opera”, e bën kompozitorin e ri Igor Stravinski të njohur. Pasojnë “Petrushka” dhe “Sekreti pranveror”).

Për hapjen dhe premierën, si dhe për shfaqjet e tjera të ardhshme të reja, tregon akademiku Pllamen Kartallov – drejtor i Operës së Sofjes:

Ne i japim mundësi publikut të marrë pjesë në këtë veprimtari tepër të shenjtëruar në stinën e re të Operës së Sofjes, me premierën e vet të parë “Petrushka” dhe “Zogu i zjarrtë” të Igor Stravinskit. Një kompozitor, i cili gjatë viteve të fundit asnjëherë nuk ka qenë në skenën tonë dhe në këtë bilanc me “Unazën e Nibelungëve” të Rihard Vagner, “Tristan dhe Izolda” dhe “Parsifallin” e ardhshëm, ne i japim baletit dhe orkestrës një sfidë të re, me muzikën e kompozitorit gjenial Igor Stravinski dhe në koreografinë e një djali të shumëpritur të teatrit tonë: Andris Liepa. Ai përpara 30 vjetëve debutoi në këtë skenë me “Arrëthyesen” kurse tani kthehet me një shkrim të ri të një koreografi. Ai është një emër serioz në koreografinë tonë moderne. Në skenën e teatrit tonë, i japim një prioritet trupës së baletit, që të mund së bashku me të, të hapim dyert dhe të ngremë perden e stinës së radhës krijuese. Kemi edhe një premierë baleti dhe ajo është e krijimit “Ana Karenina” në bazë të muzikës së Pjotër Iliç Çajkovskit. Programi ynë i operës përfshin “Forcën e fatit” nga Verdi dhe për herë të parë në Bullgari – “Pacifall” nga Rihard Vagner. Ajo do të jetë opera e gjashtë. Vetëm siç e bëjnë artistët bullgarë të baletit kjo bukuri dhe perlë e Stravinskit nën regjinë dhe koreografinë e z. Liapa, kështu dhe “Parsifall” bëjmë vetëm me këngëtarët tanë bullgarë të operës. Programi i stinës sonë verore po kështu është i ngrohtë dhe shumë interesant. Në repertorin e trupës kemi tituj të shumtë, të cilët do t’i prezantojmë nga stinët e mëparshme – si të baletit ashtu dhe të operës dhe shumë për fëmijët.”

Koreografi dhe regjisor rus dhe një solist shumëvjeçar i Bolshoj teatrit – Andris Liepa tregon me emocion për punën e vet:

Ua përkushtoj këtë projekt veprimtarëve të mëdhenj të kulturës së Rusisë: Djagilev, Stravinski, Benoa, Fokin, Nizhinski dhe të gjithëve të cilët kanë marrë pjesë në kohë në këtë spektakël. Është shumë emocionuese se me këtë teatër dhe këtë spektakël arrijmë nivelin e kulturës botërore muzikore. Muzikantët dhe dirigjenti me të cilët punojmë mbi muzikën e shkëlqyer, e cila është thjesht simfonike dhe shumë serioze. Muzika e Stravinskit është një “bestseller” klasik. Ashtu si dhe muzika e shekullit të XX-të pa Stravinskin është praktikisht e pamundur. Dhe gëzohem, se liderë në muzikën botërore si Vagner dhe Stravinski marrin pjesë sivjet në skenën e Sofjes.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"U përmbys mali" – “Deep Zone Project” u përcjell brezave muzikën e mirë bullgare

Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..

botuar më 24-11-13 8.45.PD

Edicioni i vjeshtës i SoFest i bashkon artet

Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..

botuar më 24-11-12 6.15.PD

Në “Librin e këngëve të BE-së” u përfshin 6 këngë të përjetshme bullgare

U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..

rinovuar më 24-11-11 11.54.PD