Në lidhje me përvjetorin e saj të 80-të “Radio Bullgaria” ju ofron që çdo muaj të votoni për muzikë nga Bullgaria. Ndër pjesëmarrësit që do të votojnë për këngën fituese do të zgjidhen me short tre veta, të cilat do të fitojnë CD me muzikën në gjininë përkatëse. Votimi do të jetë në e-mail-in e redaksisë: albanian@bnr.bg. Rezultatet shpallen çdo muaji.
Klasifikimi gjatë këtij muaji është me interpretime klasike, të cilat janë të ofruara nga autori i strijmit – klasika Svetllana Dimitrova:
“Norma” nga Vinçenco Belini – tercet nga pjesa e parë: Ofelia Hristova – Norma, Petja Ballxhieva – Adallxhiza, Simeon Simeonov – Polione, Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare me dirigjent Bozhidar Bonev
“Don Karlos” nga Xhuzepe Verdi – tercet nga pjesa e tretë: Elena Nikolla – Eboli, Ljubomir Bodurov – Don Karlos, Gjeorgji Genov – Markiz Poza, orkestra e Operës së Sofjes – dirigjent Atanas Margaritov
Tri tercet, të incizuara në vite të ndryshme. I pari nga Mocarti është nga viti 2012 nga Festivali ndërkombëtar muzikor “Vera e Varnës”. Për vizitë kanë qenë këngëtarët e rinj – bullgari Ivo Jordanov – një bariton mjaft i mirë dhe shumë premtues dhe dy italiane: Anxhella Nizi dhe Aurelia Varak.
I dyti nga Belini është nga viti 1991. Në këtë vit drejtori i Operës së qytetit Stara Zagoza Dimitër Dimitrov disponon me një grup jashtëzakonisht të ri prej këngëtarëve të shkëlqyer, për të cilët në teatër kanë përgatitur shfaqje të posaçme – “Bohemi”, “Norma”, “Nabuko”. Ata janë Ofelija Hristova, Petja Ballxhieva, Simeon Simeonov, Aleksandër Marulev. Që të gjithë ata pas kësaj kanë një karrierë të shkëlqyer si në vend ashtu dhe nëpër botë.
I treti nga Verdi është më i vjetër – nga një nga vizitat e fundit të Elena Nikollaj në Sofje gjatë vitit 1962. Nga i gjithë spektakli janë ruajtur vetëm 2, 3 pjesë muzikore, por ne jemi të kënaqur dhe për kaq, me qenë se mundim të ndiejmë forcën dhe mjeshtërinë e këngëtares së madhe të operës. Partnerë të saj janë solistët e shkëlqyer të Operës së Sofjes – tenori Ljubomir Bodurov dhe baritoni Gjeorgji Genov.
“Kënga nxënësi i klasës së parë” i grupit vokal të Fëmijëve “Slladki Pukanki” (shqip “Kokoshkat e ëmbla”) kryesoi klasifikimin për një melodi të dashur të fëmijëve të dëgjuesve të Radio Bullgarisë.
Me short u zgjodhën tre dëgjues, të cilët do të marrin dhuratë – CD e fundit me prodhimin muzikor të Radios Kombëtare Bullgare “Fëmijët këndojnë për fëmijë”. Fituesit janë: Verner Hofman dhe Rallf Urbançuk nga Gjermania dhe Klaudio Gerllah nga Brazili.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Ljubo Kirov e nis veprimtarinë e tij krijuese në vitin 2025 me një këngë të re - "Përsëri me ty", kushtuar dashurisë dhe rrugës së përbashkët të dy shpirtrave të ngushtë. "Përsëri me ty" është një tjetër single nga albumi i artistit "Zemra e Re", i cili që..
Anabel prezanton këngën e saj debutuese, e cila është rezultat i viteve të përgatitjes, punës së palodhur dhe këmbënguljes. Ajo është Ana Sotirova dhe merret me muzikë që në moshën 4-vjeçare. Rrugëtimi i saj muzikor filloi në Voice Academy (shqiptuar..
Bobi Ivançevin e njohim që në vitet 1990 si pjesë e dyshes “Avenju”, e cila krijoi një sërë hitesh në muzikën bashkëkohore bullgare si "A kemi jetuar ndonjëherë më parë", "Ikja" etj. Përveç të qenit kompozitor, Bobi është gjithashtu një producent i..
Pas një serie këngësh balada, Papi Hans prezanton këngën "Punëtori i zellshëm" - një këngë befasuese në albumin e tij "Ngjyrat e Ylberit". Tingulli dhe..
Valeria Stojanova është ende studente në Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje, por pavarësisht moshës së saj të re, ajo tashmë ka një përvojë..