Shpesh tek ne dhe jashtë shtetit e pyesin Nedko Sollakovin me çfarë pikërisht merret ai. Përgjigja e tij e zakonshme është se tregon histori. Një pjesë e madhe e gjërave, të krijuara prej tij nëpërmjet artit, janë pikërisht histori, të treguara me sinqeritet të pakushtëzuar.
Nuk do të jetë e tepruar po të themi se Nedko Sollakovi është një nga piktorët më të suksesshëm bullgarë me një karrierë 25-vjeçare dhe me shumë ekspozita në Evropë, Azi, Amerikë. Ai tregon veprat e tij në kontinente të ndryshme që nga fillimi i viteve të 90-të të shekullit të kaluar. Në vitin 1992 ai për herë të parë mori pjesë në Bienalen e Venecias. Pastaj – në një bienale tjetër në Stamboll, vazhdoi me ekspozita në Sao Paolo, Guangzhou, Lion, Lisbonë, Amsterdam, Madrid, Roterdam. Ekspozita e tij e fundit ndodhet në galerinë “SARIEV Contemporary” në qytetin e Plovdivit (Bullgari Jugore). Në të ai prezantohet në një mënyrë të pazakonshme – si një “natyralist”, i cili kthehet tek vizatimi në ambient të hapur. Pikërisht mbi këtë aspekt të ekspozitës së tij theksoi specialistja në fushën e artit figurativ Jara Bubnova:
“Për ata, të cilët nuk njohin punën e Nedko Sollakovit mund të them se ky është një piktor, i cili mund të tregojë histori jashtëzakonisht interesante në rrethana të çuditshme, të lidhura me realitetin e jetës sonë. Ky është një piktor, i cili punon shumë dhe arrin suksese të mëdha, sepse ka shfaqur veprat e tij në galeritë më prestigjioze në botë. Tani ekspozita e Nedko Sollakovit është e pazakonshme me këtë se titulli i saj është shumë i shkurtër – “Natyra”. Kjo nuk është diçka e zakonshme për këtë piktor. Më shpesh në titujt e ekspozitave të tij, ai shtron ndonjë temë, ndonjë intrigë, e cila pastaj zhvillohet në veprat e treguara. Natyra është një temë tepër e zakonshme në art dhe nuk është tipike që ajo të lidhet me një piktor, i cili punon me gjuhë bashkëkohore vizuale krejt të ndryshme.”
Sipas specialistëve vizatimi i natyrës është lidhur me dëshirën e piktorit për një zhdukje, për një ikje, për lirim nga konfliktet e qytetit, nga tjetërsimi i qytetit bashkëkohor. Kjo është dëshira e Nedko Sollakovit në ekspozitën e tij të fundit. Ajo është krijuar në vazhdim të 12 ditëve në malin Stara Planina, afër qytetit Gabrovo – një rajon piktoresk. 12 ditë, 145 kilometra të kaluara dhe çdo ditë nga një pikturë.
“Ideja e tij është e qartë – të bashkojë rolin e vet të piktorit me kënaqësinë e njeriut, i cili i dua shumë shëtitjet e gjata në natyrë – posaçërisht në natyrën bullgare. Këto 12 piktura janë lidhur me përfytyrimet e tij për përmasat, madhësinë, pafundësinë, metaforiken dhe përsosmërinë e natyrës së këtij mali bullgar. Në pikturat, pavarësisht nga dëshira e autorit të tregojë vetëm gjëra të këndshme, befasisht realiteti dhe jeta hyjnë në mënyrë brutale. Përveç bukurive, piktori shikon gjëra, të cilat e ngacmojnë dhe me të cilat nuk dëshiron të mësohet. Në këtë moment vizatimi bëhet i pamjaftueshëm dhe ai e përdor fjalën. Me fjalën fillon Bibla, mirëpo ajo mund të formulohet si një sharje apo si një formë më të lartë për shprehjen e emocioneve. Sipas meje më interesantja në këtë ekspozitë është se ajo është për Bullgarinë, për natyrën e saj, për mundësitë e piktorit, për realitetin e punës. Nga ana tjetër ajo është shumë zbavitëse, bashkëkohore, jashtëzakonisht kritike ndaj të gjithë neve, ndaj kësaj, me të cilën dëshirojmë të lidhemi.”
Ky është mesazhi i ekspozitës së avangardistit Nedko Sollakov, i cili në vitin 2009 ishte shpallur për një nga 100 piktorët më me ndikim në klasifikimin vjetor të botuar në Manager Magazin. Cila do të jetë sfida e tij tjetër – do të kuptojmë në të ardhmen.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografi: SARIEV Contemporary Gallery dhe arkiv personal
Projekti i fundit i regjisorit Stefan Komandarev - "Universi Bllok" - është një nga 35 të përzgjedhurit në forumin më të rëndësishëm botëror për bashkëprodhimet filmike, Berlinale Co-Production Market. Çdo vit ka qindra kandidatë, procesi i..
Filmi më i ri bullgar "Para se të harroj" mund të shihet që nga sot në kinema. Ai rikrijon realitetin e trishtuar të një prej sëmundjeve më të zakonshme moderne - demencës. Skenaristja Teodora Stoillova-Donçeva është frymëzuar nga ngjarje reale. Filmi..
Në Galerinë e Arteve "Kvadrat 500" (pjesë e Galerisë Kombëtare) në Sofje, një ekspozitë prezanton koleksionin e Galerisë Kombëtare, që përmban njëzet e një fletë grafike të piktorit Pikaso (1881–1973). Veprat janë të lidhura tematikisht me..