Një ekspozitë në Bibliotekën Kombëtare “Shenjtorë Kirill dhe Metodij” prezanton vepra të çmueshme të konfiskuara nga një ndërmjetës, i cili bënte provë t’i shes një koleksionuesi. Me vendim të Gjyqit të qytetit Shumen biblioteka u pasurua me 91 libra të jashtëzakonshëm në gjuhët ruse, armene, turke, frëngjishte dhe bullgare. Prej tyre prezantohen 45, sepse në sallën e madhe të hyrjes nuk ka mjaftë vend.
Ata libra janë jashtëzakonisht të çmueshëm dhe do të ruhen për brezat – tha drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, docente, doktore Krasimira Aleksandrova. Gjysma e librave të konfiskuar, janë inkunabul, ose të shtypur para vitit 1501, dhe biblioteka nuk dispononte kopje të tyre. Veprat e tjera janë botimet e para të autorëve bullgarë si dhe përkthime të letërsisë së huaj. Biblioteka ruan edhe disa prej kryeveprave më të rralla dhe më të çmueshme në botë, bëhet fjalë për trashëgiminë letrare sllave. Ndër eksponatet ka një dorëshkrim me nënshkrimin e revolucionarit bullgar Georgi Stojkov Rakovski. Konsiderohet, se ky është botimi i parë i një libri për masonerinë. Sekretin e tij na zbulon docenti Ljubomir Georgiev nga Biblioteka:
“Për mua ky botim ishte interesant për disa arsye. E para, se edhe në shekullin e XXI bullgari ka nevojë për simbolet e Rilindjes Kombëtare. E dyta, se ai tregon si njerëzit, të cilët kërkojnë të arrijnë interesin vetjak, bëjnë përpjekje dhe shfrytëzojnë mënyra të ndryshme të falsifikojnë një dokument historik. E treta, se ky dorëshkrim vet sugjeron si mund të zbulohet një falsifikim i tillë. Ka një sërë arsyetimesh që dëshmojnë, se ai u falsifikua. Disa prej tyre kanë të bëjnë me shkrimin e fjalëve të veçanta, por kryesisht, me krahasimin e teksteve të botuara. Ai, i cili e ka shkruar ka bërë përpjekje të mëdha. Ai ka zbuluar një libër të vjetër nga shekulli XIX me kopertinën përkatëse, me lutje të shkruara në të dhe pas kësaj i plotësoi.”
Doli që dorëshkrimi është i falsifikuar, por dëshmi për këtë nuk grumbullohen lehtë. Në artikullin “Tregues, ose si të shitesh Rakovskin”, docente Desisllava Ivanova nga Universiteti i Shumenit, shkruan, se dorëshkrimi me siguri nuk i përket revolucionarit Rakovski. Ai është një kopje e një botimi nga fillimi i shekullit XIX. Sipas studimit të saj, teksti qëllimisht ishte shkruar në mënyrë arkaike dhe ishte i përshtatur të tingëllojë si ata të asaj epoke. Me qëllim nuk përmenden fakte dhe emra nga e kaluara, si dhe citatet e autorëve si Marin Drinov, gjë nga e cila duket se është i huazuar.
Ekspozita mund të shihet deri më 30 tetor. Ajo prezanton të paktën një pjesë të pasurisë letrare bullgare, gjë me të cilën mund të krenohemi në të vërtetë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Edicioni i dhjetë i festivalit “Master of Art”, i cili hapet më 7 shkurt në kinemanë “Lumiere”, përfshin mbi 50 filma me tema të ndryshme të lidhura me artin. Programi i konkursit ndërkombëtar është i ndarë në kategori të ndryshme - "Arkitektura", "Dizajni..
Një festival i jashtëzakonshëm si gjithmonë, por ajo që bie në sy në edicionin e 29-të është prania e kinemasë bullgare. Nga rreth 180-200 filma në program - filma të metrazhit të gjatë dhe të shkurtër, rreth 60 tituj janë bullgarë. Këtë e deklaroi në..
VFU (Visionary Font Ultra) – ky është emri i shkronjave me të cilat studenti i vitit të tretë në Universitetin e Lirë në qytetin Varna, Vollodimir Fedotov, prezantohet në Trienalen Ndërkombëtare të Tipografisë në Poloni. “Krijimi i një fonti..