Rusia dhe Turqia nënshkruan marrëveshjen e shumëpritur për gazsjellësin “Rryma Turke”, marrëveshje kjo që shtyhej shumë kohë. Radioja Kombëtare Bullgare, duke u mbështetur te burime të sigurta, bëri të ditur se ka të ngjarë që rezultatet e sondazheve të bëra deri tani për naftë dhe gaz në hapësirën ujore bullgare të Detit të Zi të tregojnë se atje nuk ka sasi të mjaftueshme gazi. Në sfondin e këtyre dy lajmeve e ardhmja e idesë së autoriteteve bullgare për ndërtimin e qendrës së gazit në bregun e detit dhe shndërrimi i Bullgarisë në qendër regjionale të shpërndarjes së gazit duket e errët. Për shkak të dy shkaqevetë thjeshta. Së pari nuk ka gaz, i cili të shpërndahet, ose po të ketë, ai është në sasi minimale, dhe së dyti, Turqia gjithashtu bëri të ditur ambiciet e saj për t’u bërë furnizuese regjionale, por në dallim të Bullgarisë ajo ka se çfarë t’u ofrojë klientëve të saj.
Ideja bullgare për ndërtimin e qendrës së shpërndarjes së gazit në bregun e Detit të Zi lindi që para dy vitesh, kur u rrëzua projekti evropian për transportimin e gazit rus deri në Evropë përmes Bullgarisë në fundin e Detit të Zi. Bullgaria shpresonte shumë te taksat e transitit, që t’i sigurojë vetes të ardhura të mira në buxhet. Mirëpo, kjo nuk ndodhi për shkak të një konflikti midis Moskës dhe Brukselit. Atëherë Sofja vendosi se ka pozita të mira në hartën regjionale të gazit, se mund të sigurojë furnizime të mjaftueshme të gazit nga drejtime të ndryshme – Rusia, Greqia, Deti Kaspik, rezervat e veta, Irani, Turqia etj., kështu qe të bëhet qendër e shitjes së sasive të mëdha të gazit me shumicë klientëve nga Evropa Lindore dhe Evropa Qendrore. Pas sqarimeve të gjata edhe Bashkimi Evropian premtoi përkrahje për idenë dhe filloi përgatitjen e një projekti, i cili pas kësaj të kërkojë investitor për financimin e ndërtimit, ndërtim ky i cili u vlerësua për rreth 2 mlrd euro.
Krahas kësaj, e inkurajuar nga sasitë e konsiderueshme të gazit dhe naftës, që u zbuluan në ujërat e Detit të Zi të Rumanisë fqinje, Bullgaria filloi të kërkojë vendburime të veta. Shpresat ishin të mëdha. Kryeministri Bojko Borisov fliste madje për sasi, të cilat mund t’u përgjigjen nevojave të brendshme në vazhdim të 20 viteve. Tani, të gjitha këto shpresa dhe ambicie duken të kota. Siç duket, gaz bullgar nuk do të ketë, kurse konkurrenca e qendrës turke të gazit është një iluzion pa perspektivë, i cili me siguri do të rrëzohet.
Mirëpo, autoritetet bullgare kanë edhe mundësi të tjera dhe siç duket prapëseprapë nuk është përjashtuar një skenar i tillë. Pikërisht për këtë shkak ata bëjnë përpjekje të mëdha në ndërtimin e lidhjeve interkonektore të gazit me vendet fqinje, të cilat të lejojnë transportimin e gazit në dy drejtime – nga dhe drejt Bullgarisë. Bëhet fjalë për Greqinë, Turqinë, Rumaninë dhe për Serbinë. Në një etapë më të përparuar janë punët ndërtimore me Greqinë dhe sasi të vogla gazi tashmë lëvizin nga jugu drejt veriut. Pritet startimi i lidhjes me Rumaninë. Vetëm duhet të përballohen vështirësitë teknike në instalimin e tubacioneve të gazit në fundin e lumit Danub. Ka përparim edhe sa i përket lidhjes me Turqinë, gjë që do të lejojë furnizime të drejtpërdrejta nga gazsjellësi i Transanadolit dhe Rryma Turke, sa i përket Serbisë ka pak vonim, por ai nuk është me rëndësi fatale. Në fund të fundit duket se ka variant suplementar për realizimin e projektit të madh dhe kaq ambicioz bullgar të gazit. Vetëm duhet të llogaritet sa kohë do të jetë e nevojshme për realizimin e tij dhe nëse ai do të jetë efektiv ekonomikisht. Meqenëse në Evropë vëzhgohet një tendencë e pakësimit të konsumimit të gazit.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...
Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..
Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..
Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri..