Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pas garës për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së të gjithë në Bullgari humbën

БНР Новини
Qeveria së pari nominoi drejtoreshën e përgjithshme të UNESKO-s Irina Bokova (majtas), por pas kësaj e ndërroi me atë të komisionares evropiane Kristalina Georgieva.
Foto: BGNES

Pritjet se sekretari i ri i përgjithshëm i OKB-së do të jetë grua nga Evropa Lindore tashmë janë iluzion. Për postin u nominua zyrtarisht portugezi Antoniu Guterish. Flitet se në momentin e fundit Rusia ka preferuar ta përkrahë atë, në vend që të zgjedhë midis disa pretenduesve nga Evropa Lindore. Në Bullgari ky rast shkaktoi dëshpërim.

Tema është e ndjeshme për bullgarin, sepse ndër pretenduesit nga Evropa Lindore kishte jo një, por dy bullgare. Kjo shkaktoi madje komente ironike se derisa ka kontinente, që nuk kanë kandidat për postin e sekretarit të përgjithshëm, Bullgaria ka dy pretendues. U krijua një situatë e vështirë, në të cilën qeveria së pari nominoi për postin në fjalë drejtoreshën e përgjithshme të UNESKO-s Irina Bokova, kurse pas kësaj e ndërroi kandidaturën e saj me atë të komisionares evropiane Kristalina Georgieva. Mirëpo, Bokova nuk hoqi dorë nga gara dhe pa përkrahjen e qeverisë u klasifikua e katërt, kurse kandidatja zyrtare e qeverisë Kristalina Georgieva zuri vendin e tetë.

Ndër forcat politike ndërrimi u pranua në mënyrë kontradiktore. Në fillim oponentët e saj kryesorë ishin forcat e majta – Partia Socialiste Bullgare dhe ABV-ja, por pas rezultateve përfundimtare, shpallja e të cilave koincidoi me fillimin e fushatës paraelektorale për president, numri i kritikëve u rrit dhe kjo i radikalizoi marrëdhëniet politike në vend. Ndërrimi i kandidatit sot kritikohet madje në partinë në pushtet GERB. Zëvendëskryetari i saj Cvetan Cvetanov pranoi me gjysmë gojë se “të gjithë mund të kemi faj për këtë, sepse nuk u konsoliduam dhe nuk kishte unitet për nominimin tonë.” Këmbimi i akuzave të ashpra e bëri Presidentin Rosen Plevneliev për të apeluar për përmbajtje nga fyerjet, sepse edhe të dyja bullgaret janë paraqitur mirë. Mirëpo, thirrja e tij nuk ishte e mjaftueshme në këtë situatë armiqësore, në të cilën vetë Kryeministri Bojko Borisov tha se Irina Bokova ka qenë arrogante, duke mbetur në garë pasi kabineti nuk e ka përkrahur.

Në situatën e re politike në vend formacionet e majta Partia Socialiste Bullgare dhe ABV-ja ngulin këmbë për dorëheqjen e qeverisë dhe jo vetëm për këtë, por edhe për tërheqjen e Kristalina Georgievës nga posti i Zëvendëskryetares së Komisionit Evropian. Dorëheqja e qeverisë u kërkua edhe nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë. Ka të ngjarë që ngjarjet e fundit të shpejtojnë konsultimet e filluara për kërkimin e votës së mosbesimit ndaj qeverisë. Kandidati për president i formacioneve nacionaliste, Froni Patriotik dhe “Ataka”, Krasimir Karakaçanov gjithashtu kërkoi përgjegjësi nga kabineti, por pas zgjedhjeve.

Nga ana e vet Kryeministri Bojko Borisov hodhi poshtë kërkesat për dorëheqje dhe shtoi se mossuksesi i kandidates bullgare i detyrohet refuzimit nga fuqitë e mëdha të idesë për sekretar të ri të përgjithshëm të OKB-së nga Evropa Lindore. Në përpjekjet e tij për të justifikuar vendimin e vet për ndërrimin e kandidateve bullgare, Bojko Borisov shprehu disa pohime, të cilat shkaktuan befasim. Ai tha se nuk duhet të mendojmë se kandidati bullgar është me rëndësi të madhe, sepse sa i përket postit të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së së pari duhet të merren vesh rusët dhe amerikanët. Pikërisht këto fjalë i bënë njerëzit për të menduar se pse atëherë Bullgaria nominoi së pari një kandidat, pas kësaj një kandidat tjetër, dhe a është ky vendim sovran, ose është marrë me ndikim të jashtëm? Nuk bëri përshtypje të mirë edhe rikujtimi i Borisovit se Bokova është nga një familje komuniste, sepse kjo prejardhje e saj nuk e ka vështirësuar për t’u bërë drejtoreshë e përgjithshme e UNESKO-s, as e ka penguar qeverinë për ta ngritur pikërisht kandidaturën e saj. Oponentët më të ashpër të pushtetarëve shënuan gjithashtu se në rast të tillë duhet të bëhen asociacione me të kaluarën komuniste edhe të Kristalina Georgievës dhe të Cecka Caçevës, e cila është kandidate e partisë në pushtet për postin e presidentit.

Del se nga gara për sekretarin e ri të OKB-së të gjitha palat humbin. Irina Bokova është e poshtëruar nga sulmet kundër saj nga atdheu. Kristalina Georgieva, e cila ra dakord për t’u bërë kandidati i dytë i Bullgarisë në emër të shanseve më të mëdha gjithashtu u bë objekt kritikash në atdhe, por edhe objekt thirrjesh për dorëheqje nga posti i saj në Komisionin Evropian. Rezultatet përfundimtare për zgjedhjen e sekretarit të ri të përgjithshëm të OKB-së ashpërsuan edhe më shumë kritikat ndaj pushtetarëve, kurse qytetarët ndihen të ofenduar dhe të tradhtuar nga ajo që ndodhi. Në qoftë se duhet të ngushëllohemi me diçka, kjo është fakti se askush nuk u dyshua në kompetencat e kandidatit që fitoi për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Antoniu Gutersih. Ai është burrë dhe jo grua, siç pritej, nuk është nga Evropa Lindore, por është nga Evropa Perëndimore, po megjithatë zgjedhja e tij u pranua me simpati dhe ai konsiderohet si një përfaqësues i denjë i një vendi miqësor.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

Reagimet e forcave politike pas rezultateve të para zgjedhore (rinovuar)

Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...

rinovuar më 24-10-27 10.02.MD

Të jetë i përfaqësuar politikisht - shpresa e pashpresë e votuesit bullgar

Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..

botuar më 24-10-27 9.25.PD
Абдуллах Йоджалан

Ngjarjet me adresë ballkanike

Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..

botuar më 24-10-26 2.00.MD