Ekonomia bullgare tani po zhvillohet mirë. Produkti i brendshëm bruto rrit me ritme të mira nga 3 për qind. Papunësia po ulet dhe i afron 7.5 për qind. Të ardhurat e bullgarëve, të cilët janë më të varfëritë në Evropë, gjithashtu po shtohen. Megjithëqë evidentohen ato rezultate të mira, bullgarët mbeten të pakënaqur nga niveli i tyre jetik. Në këtë sfond autoritetet pa u ndërprerë përmendin meritat e tyre për këtë prosperitet. Mirëpo, a është ashtu, ose biznesi thjeshtë rimëkëmbet pas krizës së rëndë financiare dhe ekonomike të vitit 2008. Prapëseprapë kjo nuk është me aq rëndësi. Kryesorja është, se Bullgaria ecën përpara dhe gjithnjë e më shumë i afron nivelit mesatar evropian si për nga niveli i zhvillimit ekonomi, ashtu edhe për nga niveli jetik.
Bullgaria është një shtet i vogël me ekonomi të vogël. Mirëpo, ajo është e hapur te tregjet ndërkombëtare. Kjo do të thotë, se biznesi i saj është në varësi të madhe të importit dhe të eksportit. Thënë me fjalë të tjera, biznesi kombëtar duhet të prodhojë dhe të ofrojë vetëm produkte me cilësi dhe me çmime të leverdishme, që të ruajë pozitat në tregun e brendshëm dhe të eksportojë jashtë shtetit. Këtu bëhet fjalë për aftësinë konkurruese të biznesit të vogël, i cili është mjaftë i zhdërvjelltë dhe adaptiv. Një dëshmi se ai nisi rrugën e drejtë janë jo vetëm të dhënat statistikore për konsumimin e brendshëm, eksportin dhe importin, por edhe një nga analizat më të autoritetshme të aftësisë konkurruese në botë – ajo e Forumit Botëror Ekonomik nga Davosi. Vlerësimet për Bullgarinë nuk janë të shkëlqyeshme, por janë tepër të mira. Në fakt, Bullgaria avancon në klasifikimin botëror me katër vende, duke kaluar nga pozita e 54-të në të të 50-të nga 140 vende gjithsejtë të analizuara. Pas vitit 2011 shteti nga vendi i 74-të u transferua në vendin e 50-të. Këtë e njoftoi Qendra e Zhvillimit Ekonomik, partnere e Forumit Botëror Ekonomik. Kjo renditje nuk është aq përpara, por për një ekonomi të thjeshtë si yni është e kënaqshme. Krahas kësaj, në kuadrin e BE-së klasifikohemi para një sërë shtetesh të tjera anëtare si Rumania, Hungaria, Sllovenia, Sllovakia... Analizatorët e Forumit Ekonomik Botëror theksojnë, se aftësia në rritje konkurruese e ekonomisë bullgare, domethënë përmirësimi i potencialit të saj të dalë në tregje të reja, i detyrohet gatishmërisë teknologjike, qëndrueshmërisë makroekonomike, tregut të punës, shkallës së zhvillimit të biznesit dhe inovacioneve.
Mirëpo, nga vëmendja e ekspertëve të Forumit Ekonomik Botëror nuk fshihen edhe peripecitë, të cilat i pengojnë ekonomisë bullgare. Pengesat kryesore para biznesit mbeten mungesa e kompetencës së pushtetarëve dhe vendimet e tyre administrative, korrupsioni asgjësues, drejtësia e pasigurt dhe në mëdyshje. Ndryshe nuk mungojnë premisat për rritjen e prodhimtarisë së punës dhe aftësisë konkurruese të biznesit bullgar. Ato kanë të bëjnë me inovacionet në biznes, me qasjen e gjerë me internet, me depërtimin e investitorëve të huaj në fushën e teknologjive të larta.
Kështu që duket, se biznesi bullgar dhe institucionet bullgare gjithnjë e më shumë kuptojnë, se në botën e globalizuar vend kanë vetëm më të zhdërvjellëtit, më adaptuesit, më konkurruesit, të cilët kanë gjetur vendin e vet.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..
Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..
Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..
Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri..