Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kujtime për fëmijërinë ose mësime për të kaluarën

БНР Новини

Çfarë i nevojitet njeriut për të formuar dhe për të hapur një muze të vet personal? Natyrisht një dozë të madhe entuziazëm, dashuri për retro automobilat, por jo vetëm këtë. Dinko Kushev i cili kohët e fundit hapi muze të vet të socializmit në qytetin e tij të lindjes Peshtera, do që ta lërë të gjallë kujtimin për vitet e fëmijërisë së vet. Në ish kinemanë e qytetit ai ka renditur automobilat e ndritshme të vjetra, të cilat kanë qenë krenaria e prodhimit socialist të automobilave. Një interes më të madh shkakton një prej tyre –“Çajka”, e prodhuar përpara më shumë se 40 vjetëve, ajo është e pajisur me xhama elektrik dhe klimatik. Dinko Kushev fillon t’i grumbullojë automobilat përpara 5-6 vjetëve, por sot ka renditur në muzeun e vet shumë sende nga ajo kohë. Kurse gjatë kohës së shëtitjes rreth eksponateve tingëllojnë këngë të njohura bullgare nga pjesa dërmuese e njerëzve nga vitet 60, 70 dhe 80.

Снимка“Në fakt kjo është fëmijëria ime. Këtu kemi mbi 20 vitrina, të cilat janë si një ekran, një pamje nga ajo kohë – sende nga më të ndryshmet nga jeta, dhe teknikë. Njerëzit kur i shikojnë dhe kujtohen për to, kurse disa të cilët janë më sentimental janë përlotur. U është shumë interesante. Zgjon tek ta kujtime nga fëmijëria. Sado e vështirë të ketë qenë, njerëzit kujtohen me nostalgji për të. Kjo kohë më pëlqen shumë, pavarësisht se ka qenë kohë të një varfërie dhe të vështirësive. Por në fëmijërinë tonë ne, nuk e kemi ndier. Prindërve tanë sigurisht që u ka qenë shumë rëndë. Kurse tani, duke u kthyer mbrapa, mund të bëjmë vlerësimin se për çfarë është bërë fjalë. Por, çdo një rend ka pluset dhe minuset e veta.”

СнимкаDinko Kushev e ka renditur koleksionin e vet me shumë dashuri ndaj çdo një detaji. Dhe ndihet krenar, sepse ka mundur të realizojë ëndrrën e tij, por dhe sepse muzeu pëlqehet nga bashkatdhetarët e tij. “Që të gjithë më përkrahin” – thotë Dinko Kushevi.

Снимка“Unë dua pak më shumë e pak më pak ta ruaj këtë histori dhe njerëzit të kenë se çfarë të shikojnë. Me një rëndësi të madhe është dhe rrethana dhe mjedisi autentik – gjendemi në një sallon të vjetër kinemaje, autentik, i paprekur nga koha e komunizmit. Mbi 15 vjet ai qëndroi bosh dhe i papërdorshëm dhe tani po i japim një jetë të re.”

СнимкаPavarësisht se Dinko Kushevi krenohet me koleksionin e tij në muzeun e formuar, kujtimi për të kaluarën përsëri i shkakton një trishtim. “Jo çdo gjë qe e keqe – pohon ai. – Aktualisht po ve re një shkatërrim të vlerave në shoqëri. Sado që të mundohemi t’i shikojmë tek të rinjtë, tek fëmijët, nuk i gjejmë. Duhet menduar më shumë në këtë drejtim, me qenë se e gjithë kultura dhe edukata e njerëzve zhvillohet në një drejtim jo të këndshëm.”

СнимкаPërgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: carsofsocialism.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një nip i perandorit Oktavian Avgust është rikrijuar ndoshta në statujën e parë nga Heraklea Sintika

Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij, njoftoi udhëheqësi i gërmimeve, Prof. Ljudmill Vagalinski. “Nuk ka dyshim se statuja është nga..

botuar më 24-11-26 10.59.PD

Zbulimet e fundit arkeologjike në Kështjellën Urviç ringjallin legjendat për mbretin Jasen

Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..

botuar më 24-11-24 10.35.PD

Familja e krishterë forcon marrëdhënien me Zotin

Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..

botuar më 24-11-21 7.35.PD