Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Natë e muzikës dhe poezisë e Radios Kombëtare Bullgare

БНР Новини
Foto: Bulfoto

Radioja Kombëtare Bullgare shënoi Ditën Botërore të Muzikës dhe Poezisë dhe festën e këngëtarëve, muzikantëve dhe poetëve bullgarë me një mbrëmje solemne, kushtuar arteve. Në sallën Nr 6 të Pallatit Kombëtar të Kulturës adhuruesit e muzikës patën kënaqësinë të dëgjojnë një pjesë të programit të grupeve muzikore të Radios Kombëtare Bullgare, me të cilin ata e hapin stinën e re. Në skenë patën shfaqje formacione prestigjioze muzikore dhe interpretues të të gjitha moshave. Nata e muzikës u hap nga grupi “Radiodeca” dhe nga Radio-Kori për Fëmijë i Radios Kombëtare Bullgare.

Grupi vokal RadiodecaKori miks interpretoi vepra të Eduard Elgar dhe Lenard Bërnstejn bashkë me Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare. Orkestra Simfonike nga ana e vet ekzekutoi Simfoninë Nr 36 të Mocartit dhe pjesa të veprave të Xhakomo Rosinit dhe Panço Vlladigerovit.

Shumë mirë u prezantua Orkestra për Muzikë Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare. Ja se çfarë tha dirigjenti i ansamblit, maestroja Dimitër Hristov, për aktivitetin disa minuta para daljes së muzikantëve në skenë: “Kjo është një iniciativë e shkëlqyeshme e kolegëve nga drejtoria “Hristo Botev”, të shënohet një ditë e tillë e muzikës dhe poezisë këtu në sallën Nr 6 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Të gjitha grupet e Radios Kombëtare Bullgare paraqitën më të mirën. Kështu bëjmë edhe ne. Gëzohem shumë se jemi së bashku në një skenë. Gjatë stinës së re do të ketë shumë befasi interesante. Orkestra jonë starton më 13 tetor me koncertin e parë në studion e parë të Radios Kombëtare Bullgare. Më 5 dhjetor do të jemi bashkë me Nikolina Çakërdëkovën në sallën Nr 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës, kurse më 20 do të jemi së bashku me Filarmoninë e Sofjes, Korin Kombëtar të Filarmonisë “Svetosllav Obretenov”, “Zërat Kozmikë” me dirigjente Vanja Moneva, dhe me orkestrën tonë. Do të përgatitim një dhuratë me rastin e Krishtlindjeve për publikun tonë – “Rrënjat e egra”. Stina është plotë pasione dhe muzikë të re, sfida të reja dhe solistë të jashtëzakonshëm. E duam këtë që bëjmë. Mendoj se muzika e bukur është ajo që na bashkon dhe na bën më të fortë dhe më atraktiv për publikun tonë.”













Në fund të mbrëmjes Antoni Donçev dhe Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare i zhytën adhuruesit e xhazit të mirë në muzikën e koncerteve të suksesshme nga stina e kaluar si “Latino Fiesta” dhe “Koncerti jubilar i Ivan Stajkovit”. Para publikut u paraqitën edhe projektet e reja të muzikantëve të radios.

Krahas spektaklit muzikor në sallën Nr 6, Klubi “Peroto” i Pallatit Kombëtar të Kulturës grumbulloi adhurues të poezisë dhe muzikës. Atje programi “Artefir” i drejtorisë “Hristo Botev” të Radios Kombëtare Bullgare shënoi ditëlindjen e vet me një programi të pasur “Poetët e Bullgarisë”. U paraqitën edhe vëllimet më të reja të vjershave të autorëve që u dekoruan në vitin 2016. Mysafirë të posaçëm të mbrëmjes ishin disa persona të njohur si Mihaill Bellçev, Georgi Konstantinov, Hajgashot Agasjan, Georgi Denkov, Asen Masllarski. Fundi me emrin “Poezia dhe xhazi” lindi nga improvizimet e trios së Angell Zaberskit në një simbiozë të mrekullueshme me leximin e vjershave. Publiku mori pjesë në një festë të vërtetë të arteve bashkë me krijuesit.

“Poetët e Bullgarisë” në Klubin “Peroto”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 90 tablo të piktorit të madh bullgar Deçko Uzunov janë ekspozuar në një galeri të Sofjes

Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..

botuar më 24-09-16 6.10.PD

Fryma e Sofjes së Vjetër pushton qendrën e kryeqytetit

Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..

botuar më 24-09-13 7.30.PD
Rajna Manxhukova

"Zemra e Bullgarisë tjetër" – dokumentar për një agjenci të vogël me një mision të madh

Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..

botuar më 24-09-12 7.30.PD