“Si një njeri, i cili tërë jetën banon në Sofje, ngandonjëherë has vështirësi që të pëlqej. Më ka ndodhur të mendoj, se mezi një ditë prapë do të zbuloj se ajo është interesante. Mirëpo, ajo gjithnjë gjen mënyrë për të më kujtuar, se unë e do me të gjitha rrugicat, lokalet, teatrot, muzetë, parqet...” Këtë tregon Dimitër Stefanovi dhe vazhdon historinë për qytetin e dashur me një sërë kolazhesh të pabesueshme, të cilët përbëjnë fotografi të sotme dhe të vjetra të kryeqytetit, të lidhura në një mënyrë të harmonishme. Projekti mban titullin “Sofja e humbur”.
Frymëzimi për të erdhi nga interesi i autorit ndaj ueb sajtit “Bullgaria e humbur”, krijues i të cilit është Pejo Kolev. Aty mund të shihen shumë fotografi të njerëzve, vendeve dhe ngjarjeve nga Bullgaria të bëra gjatë periudhave të ndryshe. Pikërisht nga aty Dimitër Stefanovi mori fotografi arkivale të qytetit dhe i kombinoi me fotografitë e tij të qytetit të sotëm. Vet autori shpjegon:
“I kam parë kompilime të tilla të fotografive të bëra për Berlin, fotografi nga Lufta e Dytë Botërore të gërshetuara me fotografi nga ditët tona. Kam parë edhe kolazhe të tilla për Parisin. Çuditesha pse akoma asnjeri nuk ka bërë ndonjë gjë të tillë për Sofjen. Kështu vendosa, se unë duhet të bëj këtë për qytetin e preferuar. Zgjodha fotografitë e vjetra, të cilat desha të shfrytëzoj dhe i regjistrova në telefon. E bëra këtë, që të disponoj në po këtë mënyrë fotografinë e re, të cilën do të bëja. Desha që të gjej këndin më të saktë. Vet përpunimi i fotografive, vënia e tyre mbi njëra tjetrën, ishte një kënaqësi për mua. Ishte si një mozaik, i cili me vite kishte pritur që të rregullohet. Nuk desha që dy fotografitë të qëndrojnë njëra pranë tjetrës, desha që ato të lidhen në mënyrë harmonike me njëra tjetrën, për të vërë theksin mbi ngjashmëritë dhe ndryshimet, midis së kaluarës dhe së tanishmes.”
Dimitër Stefanov tregon gjithashtu, se njerëzve u bëjnë përshtypje kolazhet. Mirëpo, ata mbeten të çuditur sa pak u ndryshuan disa prej vendeve brenda viteve. “Sofja e humbur” e vë theksin edhe mbi diçka tjetër:
“Më e rëndësishmja është që të zbulojmë, se në qytet akoma ka godina të bukura, por disa prej tyre duhet të shpëtohen, ato duhet të restaurohen. Mua nuk më pëlqen, se godinat në qendrën e qytetit nuk kanë pamje të njëjtë, ndryshe nga qytetet e tjera evropiane. Në radhë të parë shihen godinat më të vjetra, pranë tyre ngrihen ndërtesat e së kaluarës socialiste. Tani ka edhe godina të reja moderne, që duken krejt e ndryshme. Dhe e gjithë kjo është në një vend. Gjithnjë e më rrallë ngrihemi sytë dhe sikur shëtisim me sy të ulur në trotuar. Kështu nuk mund të shikojmë godinat përreth dhe nuk mund të mendojmë për ambientin rrethues. Ndoshta nga njëra anë pakujdesi, ndërsa nga ana tjetër egoizmi, ditë pas dite, pak nga pak, shkatërrojnë godinat e Sofjes, ndërsa me to edhe trashëgiminë tonë kulturore. Natyrisht këtë shembull e ndjekin edhe vendbanimet e tjera të Bullgarisë. A nuk do të jetë për të mjeruar një ditë, kur nipat nuk do të shikojnë vendin e preferuar nga stërgjyshërit, sepse ai nuk ekziston.”
Vendet e preferuara nga fotografi Dimitër Stefanov në Sofje janë rruga “Graf Ignatiev” dhe sheshi “Sllavejkov”.
“Mendoj, se aty akoma ruhet atmosfera e Sofjes së vjetër. Aty më pak janë godinat e reja dhe stili arkitekturor është relativisht i ruajtur. E pëlqej pjesën e vjetër të kryeqytetit” – me buzëqeshje përfundon Dimitër Stefanovi.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: dimitarstefanov.blogspot.bg
Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..
Pas festës së madhe të Fjetjes së Hyjlindëses, Lindja e Nënës së Zotit kremtohet me nder të veçantë në Bullgari. Kisha jonë e feston atë më 8 shtator, së bashku me kishën ortodokse greke, ndërsa kishat e tjera ortodokse lokale e kremtojnë festën më 21..
Më 6 shtator 1885, Bullgaria u bë përsëri një shtet i bashkuar. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, profesori i Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" Ivan Illçev foli për faktorët që çuan drejt Bashkimit, kur Principata e Bullgarisë dhe..
Gjetjet nga gërmimet arkeologjike të tumës Kozareva u bënë një sensacion i vërtetë në vitin 2014, kur u prezantuan për herë të parë para publikut të..