Për tetë muajit e parë të vitit më se 1 milionë bullgarët me banim dhe punë jashtë shtetit dërguan në vend më se 500 milion euro. 779 milion euro janë investimet e drejtpërdrejta të huaja në vend për gjysmëvitin e parë. Kështu del, që diaspora bullgare është investitori më i madh i huaj në Bullgari me 64 për qind nga vëllimi i përgjithshëm.
Ato shifra mund të trajtohen në mënyra të ndryshme dhe konkluzionet të jenë pozitive ose negative. Në radhë të parë mund të theksohet, se investimet e drejtpërdrejta të huaja në Bullgari janë tepër të ulëta – përafërsisht një miliard euro për vit në sfondin e një produkti të brendshëm bruto nga pothuajse 50 miliard euro. Ky është një kontribut i vogël për mirëqenien e vendit dhe të bullgarit. Pak, por pa ta edhe më keq, do të thonë optimistët. Dhe kjo është e vërtetë, duke marrë parasysh, se mundësitë e biznesit kombëtar dhe biznesmenëve bullgarë janë edhe më të kufizuara për shkak të kapitalizimit të dobët të ekonomisë bullgare, prodhimtarisë së ulët dhe aftësisë së kufizuar konkurruese në tregjet ndërkombëtare.
Biznesi bullgar është kryesisht i vogël dhe i mesëm, mundësitë e tij financiare janë mjaftë të thjeshta dhe pjesa kryesore prej përpjekjeve të harxhuara janë për masa urgjente dhe shpëtuese për klientë dhe tregje. Paratë për investime të reja janë tepër pak, kultura biznes dhe praktikat e përditshme janë të varfra dhe pak të zhvilluara. Prandaj autoritetet vendore bëjnë përpjekje të tërheqin sa më shumë firma të huaja të investojnë në vend – për arsye se kanë mundësi financiare dhe zbulojnë përparësi konkurruese në vend. Në radhë të parë natyrisht bëhet fjalë për koston e ulët të punës, e cila në Bullgari është më ulët e paguar se sa në mbarë BE-në. Deri vonë përveç se kostoja e punës ishte e lirë, kishte edhe krahë të kualifikuar të punës në një sërë industrish. Sot pikërisht ky krah i kualifikuar i punës bëhet investitori numër një i huaj në Bullgari, sepse ky krah nuk është këtu, ky krah punon jashtë shtetit.
Si do që të jetë, bullgarët jashtë shtetit fitojnë më shumë para, se sa në atdhe dhe kjo i lejon të ndihmojnë prindërit, fëmijët dhe të afërmit e tjerë, që kanë mbetur këtu. Në fakt ky është niveli i të ashtuquajturve “investime të jashtme bullgare”. Ato janë para, në sajë të të cilëve ata që kanë mbetur këtu jetojnë relativisht mirë...
Si pjesë e rrymës së përgjithshme të investimeve të drejtpërdrejta të huaja “investimet bullgare” duken të mëdha. Duke bërë llogarinë e thjeshtë, se për tetë muajit e vitit çdo bullgar që punon jashtë shtetit dërgoi në shtëpi mesatarisht 500 euro, bëhet e qartë se edhe jashtë kufijve të Bullgarisë gjendja nuk është aq e mirë. Më shumë para për të afërmit në vend “investojnë” bullgarët nga SHBA-ja. Spanja dhe Greqia gjithashtu janë ndër vendet, nga ku vijnë mjaftë para.
E meta kryesore e parave të dërguara nga bullgarët jashtë shtetit është, se sipas rregullës ato nuk janë investime në prodhim, por janë me karakter konsumues. Kjo nuk do të thotë, se nuk ka dobi edhe në nivel kombëtar prej tyre. Përkundrazi, rritja e produktit të brendshëm bruto nga 3 për qind, e cila pritet sivjet, i detyrohet kryesisht konsumimit më të lartë të brendshëm. Problemi i këtyre investimeve prej konsumatori është, se ata nuk krijojnë kushte për rritje të qëndrueshme, por janë me efekt afatshkurtër.
Shumë ekspertë dhe politikanë gjithnjë e më shumë bëjnë pyetje, a humb ose fiton vendi nga eksporti i krahut të punës. Para derdhen në Bullgari, por çfarë humb vendi në perspektivë – aktivin më të shtrenjtë dhe më të rëndësishëm biznes pa të cilin çfarëdolloj prosperiteti ekonomik është i pamundshëm dhe i cili vështirë mund të zëvendësohet me importin e krahut të punës nga jashtë. Është e qartë nga shembulli i shteteve të zhvilluara evropiane, se krahu i huaj i punës mund të jetë i leverdishëm, por në shumë vende ai krijon probleme me karakter social dhe civilizues, gjë që përbën kërcënim për shtetet evropiane.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...
Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri..