Vetëm disa orë parase të fillojnë katër ditët festive me rastin e Ditës së Pavarësisë së Bullgarisë, qeveria dhe parlamenti miratuan një vendim jashtëzakonisht të rëndësishëm por edhe të shtrenjtë. Ata vendosën t’u lëshojnë një hua shtetërore Holdingut Energjetik Bullgar dhe Kompanisë Kombëtare Elektrike. Me ato para të dy organizatat duhet të shlyejnë të paktën pjesërisht pajisjet e prodhuara nga Kompania Ruse “Atomstrojeksport” për Centralin e planifikuar të dytë Atomik Elektrik Bullgar “Belene”.
Historia është e gjatë, e ndërlikuar dhe plotë konflikte politike. Fillimi ishte në fund të shekullit të kaluar. Jashtë hollësive të tepruara, me rëndësi është, se tani Bullgaria duhet t’u paguajë rusëve dy reaktorët atomikë të porositur atëherë për shumën 620 milion euro plus kamatat për çdo ditë vonesë nga 167 mijë euro. Pasi para pesë vitesh parlamenti pas një referendumi kombëtar vendosi veto mbi ndërtimin e centralit të dytë atomik elektrik, sot ato reaktorë janë të panevojshëm. Në fakt Sofja nuk di çfarë të bëjë me ta. Ka disa variante për rrugëdalje nga situata, por gjithçka është në sferën e planeve të paqarta dhe dëshirës së mirë. Ndërsa borxhi ndaj rusëve është real dhe shlyerja e tij nuk mund të shtyhet, sepse është shumë e shtrenjtë. Në fakt Holdingu Energjetik Bullgar dhe Kompania Kombëtare Elektrike as kanë para, as ka nga ku të marrin, pasi gjatë pranverës pësuan një goditje financiare – atëherë nga centralet elektrike amerikane në vend, të cilët në mënyrë kategorike dhe ultimative kërkuan paratë nga 525 milion euro, të cilat i kishte borxh kompania. Për shkak të mungesës së mjeteve të veta, atëherë u mor një kredi nga një grup bankash ndërkombëtare, për shlyerjen e së cilës po afron koha. Në praktikë u grumbulluan dy borxhe – “amerikane” dhe “ruse” në një shumë të përgjithshme, e cila tejkalon buxhetin vjetor të të dy ministrive kryesore – të mbrojtjes dhe të punëve të brendshme.
Të kërcënuar nga kamatat e larta dhe rreziku, që Holdingu Energjetik Bullgar të shpallet i falimentuar, qeveria bullgare dhe Kuvendi Popullor vendosën të ndërhyjnë urgjentisht, dhe të lëshojnë para nga buxheti për pagimin e dy reaktorëve rusë. Mezi pas kësaj do të mendohet çfarë të bëhet me ta. Në fakt kjo përbën një ndihmë shtetërore për një shoqatë publike tregtare. Pa leje të Brukselit lëshimi i këtyre parave mund të provokojë sanksione nga Komisioni Evropian. Mirëpo, në Bruksel eurokratët nuk kanë popullaritet me një shpejtësi dhe supozohet, se do të nevojiten të paktën për dy muaj, që t’i thonë “po” ose “jo” kredisë shtetërore për “borxhin rus” të Holdingut Energjetik Bullgar. Çdo muaj i kushton palës bullgare gjysmë milion euro kamatë.
Mirëpo, çfarë do të bëjë Holdingu i varfër Energjetik Bullgar, për të cilin është e dukshme, se rreziku të shkundet nga orteku i borxheve bëhet gjithnjë më real? Ka edhe një borxh pak të harruar nga 90 milion euro ndaj Centralit Atomik “Kozlloduj”. Në këtë sfond prodhimi dhe konsumimi i energjisë po ulet gradualisht, eksporti është i paqëndrueshëm dhe i lëkundshëm. E gjithë kjo ndikon mbi të ardhurat e kompanisë elektrike dhe asnjeri nuk mund të thotë përderisa masat e shpejta mbrojtëse dhe shpëtimtare do të jenë në gjendje që të shmangin kolapsin kombëtar energjetik. Për më tepër, mezi tani duhet të kërkohen 2.7 miliard euro për asgjësimin definitiv të katër reaktorëve të vjetër rus të cilët dolën nga përdorimi në “Kozlloduj”.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...
1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..
Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..