Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Extreme Fest Sofia – adrenalina si mënyrë jetese

БНР Новини

Extreme Fest është festivali i vetëm për sporte ekstreme, i cili është duke u zhvilluar në Sofje. Sivjet fansat e sportit dhe ekstremiteteve patën mundësi t’i praktikojnë ushtrimet e tyre të dashura në kopshtin para Monumentit të Ushtrisë Sovjetike nga mëngjesi deri në mbrëmje të premten, të shtunën dhe të dielën. Extreme Fest grumbulloi profesionistë dhe fansa të sporteve ekstreme, të cilët jo vetëm vëzhgonin, por morën pjesë në demonstrime të specializuara dhe mësime. Aktiviteti u zhvillua me përkrahjen e Bashkisë së Kryeqytetit dhe është pjesë e iniciativave “Sofja – Kryeqytet Evropian i Sportit 2018” dhe “Java Evropiane e Sportit”.

СнимкаGjatë tërë kohës kopshti ishte plotë njerëz. Disa prej tyre bënin sport, disa të tjerë vëzhgonin me interes, ose bënin fotografi, kishte dhe të tillë, të cilët ushqeheshin, ose pinin kokteje, duke komentuar zhurmshëm ndonjë kërcim.

СнимкаSportet, të cilat u prezantuan, ishin: kërcim i lirë, jastëk ajri, ngjitje në mur, kërcime bungee nga një vinç, moto stunt, drift automobilistik, carting workshop, patinazh mbi rrota dhe skateboard, garë me biçikleta BMX, test ride me biçikleta, taekwondo, skermë, gjimnastikë, street dance, basketboll 3 x 3 dhe buble futboll.

Снимка
Një prej atraksioneve ishte gara e kërcimit me biçikleta. Aleksandër Mlladenov është 26 vjeç. Ai na tregoi më shumë hollësi për veten dhe për pasionin e tij ndaj çiklizmit, që e praktikon tashmë më shumë se 12 vjet.

“Kam disa lloje biçikletash. Disa prej tyre janë për kërcim dhe stil të lirë, kurse të tjerat janë për downhill (zbritje me biçikletë, kryesisht në mal). Këta janë biçikletë të posaçëm, të cilat mund të kalojnë më lehtë në sipërfaqe të tilla, përmes gurëve, rrënjave dhe në pyll. Zakonisht e nget biçikletën time në Kopshtin e Borisit, ku ka një platformë të posaçme për kërcime, dhe në Parkun Jugor. Gjithmonë më ka pëlqyer motokrosi, por për fat të keq nuk pata mundësi financiare për ta praktikuar. Duhej ta zëvendësoja këtë pasion me diçka tjetër, përsëri mbi dy rrota. Fillova me zbritjen me biçikletë, pas kësaj e mësova dhe të ashtuquajturin “drift jump” (kërcim me biçikleta mbi duna rëre, ose mbi duna guri). Kërcejmë në malin Vitosha, por pajisjet mund të përdoren vetëm të shtunën dhe të dielën. Në Sofje ka kushte shumë të mira, por të gjithë, të cilët e pëlqejnë sportin dhe këtë lloj çiklizmi, përpiqen ta ruajnë sportin të gjallë. Ne japim gjithçka nga vetvetja, nganjëherë madje financa personale. Unë personalisht nuk mund të them se kam idhuj. Gjithmonë e kam ndarë përvojën time me miqtë e mi. Ne mësohemi njëri nga tjetri. Gara Extreme Fest më takoi me njerëz, të cilët nuk i kisha parë disa vite. Gëzohem se jam në shou dhe mund t’i shoh përsëri miqtë e vjetër. Gjithmonë jam përpjekur të jem atraktiv për publikun dhe jurinë. Çiklizmi është lëvizje dhe liri.”

Shumë të rinj të tjerë si Aleksandër, të entuziazmuar dhe të dashuruar me sportin, e bën të paharrueshëm Extreme Fest. Në fund të çdo një prej këtyre tri ditëve dekoroheshin më të mirët, kishte koncert dhe një “aftër party” për uljen e adrenalinës së grumbulluar gjatë ditës.

СнимкаPërgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: Lluiza Llazarova, BTA, BGNES, BULFOTO



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Viktoria Tomova

Një start i suksesshëm për Viktoria Tomova në turneun e tenisit WTA 1000 në Pekin

Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova fitoi raundin e parë të turneut të tenisit WTA 1000 në Pekin me një fond çmimesh prej afro 9 milionë euro. Ajo mundi Lesja Curenko nga Ukraina me 6:3, 6:3. Kundërshtarja e radhës e bullgares, e cila është e..

botuar më 24-09-25 11.52.PD

Bullgaret janë të dhjetat në Olimpiadën e Shahut

Shahistet bullgare përfunduan në vendin e 10-të në renditjen përfundimtare të Olimpiadës së Shahut, e cila u mbajt në Budapest të Hungarisë. Në ditën e fundit të garës, Bullgaria mundi Italinë 3.5 me 0.5. Antoaneta Stefanova, Nurgul Salimova dhe..

botuar më 24-09-24 9.02.PD

Bullgaria i bashkohet Javës Evropiane të Sportit #BeActive

Për të dhjetën vit, Bullgaria merr pjesë në Javën Evropiane të Sportit #BeActive. Në periudhën 23-30 shtator, Ministria e Rinisë dhe Sportit organizon aktivitete të shumta për inkurajimin e marrjes aktive me sport, përmirësimin e aktivitetit fizik..

botuar më 24-09-23 4.20.PD