Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Jezusi tullac nga Krahinat Perëndimore

БНР Новини
Foto: Miglena Ivanova

Përtej kufirit bullgar, nga Piroti përpjetë, duke çarë kreshtat e malit Stara Pllanina, gjarpëron një rrugë e ngushtë piktoreske nën degëzat e thurura të pemëve. Kjo rrugë çon te fshati Rësovci. “Nga kjo rrugë deri te porta “Çast” zgjatet si një shirit i pafundmë një rrugë të gjatë të përjetshme mbrapa”, thotë heroi i filozofit Niçe (Nietzsche) “Kështu foli Zaratustra”, libri për çdokënd dhe askënd. Një nga rrugët e kthimit të përjetshëm – Krahinat Perëndimore Bullgare ose Serbia Lindore, në varësi nga kjo, nga cila anë e kufirit bullgaro-serb pranohet bota. Aty është vendi, ku shpirti dhe kënaqësia nga jeta qëndrojnë mbi varfërinë.

Për fshatin Rësovci, të shtrirë nja 23 larg Pirotit, në bregun e majtë të lumit Visoçica, në rrezet e malit Stara Pllanina, tregon Ljuba Pëçeva, e cila punon në një agjenci turistike:

“Emri i fshatit Rësovci përmendet që në shekullin XV në dokumente turke. Konsiderohet, se prejardhja e tij është nga emri Hrëz. Ndoshta ky ishte emri i një pasaniku vendor, i cili themeloi fshatin. Tingulli “h” u hoq me kalimin e kohës dhe kështu mbeti “Rësovci”. Vet vendbanimi në kohën e robërisë turke, ishte në kufijtë e Bullgarisë, si dhe trojet përreth. Fillimisht kufiri i Bullgarisë kalonte në perëndim të Pirotit dhe Nishit. Kjo ishte pas arritjes së Marrëveshjes së Shën Stefanit në mars të vitit 1878 midis Perandorisë Ruse dhe Perandorisë Osmane, me të cilën iu dha fund Luftës Ruso-Turke. Mirëpo, Marrëveshja e Berlinit nga korriku i vitit 1878 dhe Marrëveshja e Njojit nga vitit 1919, kufizuan shumë territorin e Bullgarisë.”

СнимкаDikur fshati numëronte më se 1500 banorë. Popullsia e nxirrte bukën e gojës kryesisht me blegtorinë. Në rajon kishte edhe një fabrikë për përpunimin e leshit dhe të lëkurës. Sot ajo nuk punon, ndërsa sipas të dhënave në fshat nuk banojnë më se 70-80 veta. Shumica prej tyre e konsiderojnë veten serbë etnikë, por haptazi pranojnë:

“Historia e popujve tanë është e ndërthurur. Traditat janë të përafërta, jo vetëm nga periudha e krishtere, por edhe nga ajo para krishtere. Është e dukshme, se jemi të ngjashëm për nga prejardhja dhe shpirti. Kjo duket edhe në gjuhën, të cilën e flasim, në zakonet”, rrëfen kalorësi templar Millan Vidoeviç. Për nga arsimi ai është historian, por për nga profesioni – shkrimtar. E konsideron veten mbrojtës të tempullit vendor të krishterë, vendosur në një nga shpellat e shumta në shkëmbinjtë karstikë në rajon.

Pothuajse dhjetë vite kjo kishë ishte zhytur në harresë, ndërsa shtigjet drejt saj – ishin të pakalueshme. Vjet ajo u rimëkëmbë me iniciativë të Kishës Ortodokse Serbe dhe banorëve të fshatit. Drejt kishës sot ka një shteg të mbuluar me pllaka gurore. Millan Vidoeviç vazhdon tregimin:

“Është interesante, se kjo kishë ndodhet në një shpellë. Dikur aty jetuan murgj. Këtu mund të shihet afresku më i bukur dhe i vetmi i këtij lloji i Jezusit të ri. Disa ekspertë e datojnë në shekujt XII-XIII, por unë mendoj, se është më i vjetër. Mund të jetë pikturuar që në shekullin IX.”

Jezusi është i rikrijuar si rishtar i ri, domethënë sapo e ka veshur rrobën fetare, dhe akoma nuk është mësuesi shpirtëror, për të cilin kemi lexuar. Ai është i veshur me petkat e murgjve të bashkësisë së esejëve. Esejët janë një bashkësi fetare, e cila ekzistonte në kohën e Jezusit në Judea. Modeli i tyre të murgjërisë më vonë u transferua në fenë e krishtere dhe ndiqet edhe më sot. Parimet dhe rregullat, sipas të cilëve janë të organizuara manastiret e sotme, janë sipas shembullit të kësaj bashkësia hebraike: oshënari, pastërti, jetë i kushtuar Zotit, lutje.”

Afresku, për të cilin tregon Millan Vidoeviç, rikrijon Krishtin në periudhën e jetës së tij, e cila nuk është e përshkruar në Ungjijtë, prandaj nuk është kanonike. Në pjesën e sipërme të kokës i kanë rënë flokët, prandaj afresku njihet si “Jezusi Tullac”.

“Në afreskun e kishës “Shenjtor Petër dhe Pavell” Jezusi është me veshje të bardha dhe me një brez të kaltër. Kështu visheshin rishtarët e bashkësisë së esejëve. Askënd në botën e krishtere deri tashti nuk u zbulua një pamje e tillë e Jezusit as si afresk, as si ikonë. Nuk dihet kush është zografi. Supozohet, se ishte murg, i cili jetonte në këtë shpellë. Është e dukshme, se ai e respektonte Jezusin dhe e donte nga gjithë shpirti dhe zemra. Kur e rikrijonte nuk respektonte kanunet.”

СнимкаSipas studiuesve të tjerë kisha u pikturua në shekullin XIV nga zografë, të cilët u ftuan nga princit Llazar për të pikturuar kishën në Krushevaç. Ata erdhën nga Sinaji. Nga viti 1981 kjo kishë shkëmbore është nën mbrojtjen e shtetit serb.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Miglena Ivanova dhe arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjetje kurioze arkeologjike në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll

Arkeologët studiuan një nekropol në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll. Perimetri në të cilin ndodhet është pjesë e historisë së Apolonisë Pontika dhe daton në shekullin e IV-të para Krishtit. “Kjo është një zonë me varrime interesante,..

botuar më 24-11-10 9.55.PD
Dr. Petër Beron

Dr. Petër Beron për hapat e parë të tranzicionit bullgar dhe demokracisë sot

Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..

botuar më 24-11-10 7.30.PD
Shishja nga ana e përparme dhe e prapme.
Foto: Rezervati Arkeologjik Kombëtar Deultum - Debellt

Një shishe që përshkruan mitin e përbindëshit Himara u zbulua në një nekropol romak të shekullit të II-të

Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..

botuar më 24-11-09 9.25.PD