Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Zoti Rock“ – një tregim zbavitës për “muzikën e ndaluar”

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Spektakli “Zoti Rock”, të cilin publiku mund ta shikojë në Sofje më 20 shtator, u shfaq para disa vitesh. Në vazhdim të këtyre viteve muzikantët dhe aktorët që marrin pjesë në të ndryshohen dhe pasurohen vazhdimisht. Në projekt marrin pjesë muzikantë profesionistë, aktori i njohur Filip Avramov këndon, kërcen, i bie harmonikës, kitarës... Spektakli tregon për ashtuquajturën “muzikë të ndaluar ” – aq tërheqëse për rebelët e rinj të viteve të 60-të dhe të 70-të të shekullit të kaluar, kur pushteti totalitar në Bullgari i “mbronte” të rinjtë nga “ndikimi perëndimor”. Pikërisht kjo “muzikë djalli” është protagonisti i shfaqjes. Në skenë tingëllojnë këngët e Joe Cocker-it, James Brown-it, grupeve White Snake dhe AC/DC e shumë të tjerë. Regjisori është Petër Kallçev.

“Zoti Rock” shfaqi para tri vjetësh – tregoi Filip Avramovi. – Ky është teksti i Daniell Rashevit, i shkruar posaçërisht për një spektakël muzikor. Kërkova diçka të ndryshme dhe më pëlqente ideja. Shtova muzikën, e cila më pëlqen mua. Kështu lindi spektakli. Pse quhet “Zoti Rock”? Sepse në të tregohet për Zotin, i cili e do muzikën dhe dëgjon muzikë duke ngrënë në tryezën e tij. Para tri vitesh artistët ishim: Vencisllav Velev – kitarë, Krasimir Spiridonov – piano dhe unë. Grupi ynë quhet “Xhenxhefil”. Në fillim emri ishte vetëm një shaka, por pastaj mbeti i tillë. Në fakt ne bëjmë gjithçka me një ndjenje të mirë humori dhe pikërisht kjo më pëlqen më shumë. Kohët e fundit punojmë me perkusionistin Kalin Veljov dhe më 20 shtator në “City Marck Art Center për arte” me ne do të prezantohet një bastiste. Në skenë flasim për rrënjët e muzikës rock. Ka vend edhe për disa këngë të paharrueshme të muzikës xhaz dhe blus. Spektakli bëhet gjithnjë e më interesant, mendojmë për krijimin e muzikës së re. Gjërat shkojnë në mënyrë të mrekullueshme. Improvizojmë dhe nuk shqetësohemi ta bëjmë këtë. Kemi pasur rreth 40 koncerte, jo vetëm në skenë teatrale, por edhe në festivale, festime private. Zakonisht publiku na pranon mirë.”

“Është e vërtetë se improvizimet në spektakël janë të një niveli shumë të lartë – është dakord Kalin Veljov. – Temat muzikore nuk janë vetëm një imitim. Janë interpretuar nga pikëpamja jonë artistike. Në fakt orkestrimet janë e jona. Ka gjithashtu disa këngë të stilit disko, të prezantuara në mënyrë plot humori. Për mua është diçka zbavitëse, e këndshme, me siguri është një sfidë e madhe. Filipi nuk mund të kontrollohet në skenë, në kuptimin më të mirë të shprehjes. Vazhdimisht jemi gati për ndryshime në tekst, në muzikë. Mendoj se energjia e ritmit, energjia e daulleve mungonin në spektakël, kështu që tani shfaqja është akoma më e mirë. Një nga gjërat më të këndshme janë udhëtimet dhe ne udhëtojmë shumë, si muzikantë të vërtetë të rokut. E kemi prezantuar spektaklin në shumë vende. Kjo formë teatrale ka të ardhme sipas meje, sepse ajo e bën muzikën më të arritshme për njerëzit, më të larmishme. Momenti më i fuqishëm në spektaklin “Zoti Rock” është fakti se aktori bën muzikë, derisa muzikantët hyjnë në territorin e aktorit. Atmosfera e re, në të cilën ndodhemi sjell sfida të reja.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Margarita Hranova

"Bëhu dita ime" pikturon dashurinë e cila i kapërcen pengesat

Një nga këngët e fundit të yllit të dashur të disa brezave, Margarita Hranova, është "Bëhu dita ime". Në të, këngëtarja përsëri punon me Biljana Çokoeva-Angellova ,  e cila është autore e muzikës dhe tekstit. Autori i aranzhimit është Svetosllav..

botuar më 25-04-17 1.45.MD

"Fshehtas" nga Dani Ilieva u ndikua nga freskia e muzikës K-pop

E lindur në një familje muzikantësh, Dani Ilieva këndon për më shumë se dhjetë vjet. Ajo mori pjesë në disa formate muzikore, por arritja e saj më e madhe është çmimi nga Konkursi Kombëtar për Këngë Zbavitëse "Burgasi dhe Deti" .  Tani..

botuar më 25-04-16 1.30.MD

Albumi "Ku jetojnë mrekullitë?" – një mesazh për fëmijët bullgarë në mbarë botën

Kompozitori i këngëve për fëmijë Dono Cvetkov prezanton albumin e tij të ri "Ku jetojnë mrekullitë?" me një koncert të madh më 15 prill në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje. Ky projekt i ri muzikor nga autori i hitit të padiskutueshëm për fëmijë..

botuar më 25-04-15 2.50.MD