Spektakli “Zoti Rock”, të cilin publiku mund ta shikojë në Sofje më 20 shtator, u shfaq para disa vitesh. Në vazhdim të këtyre viteve muzikantët dhe aktorët që marrin pjesë në të ndryshohen dhe pasurohen vazhdimisht. Në projekt marrin pjesë muzikantë profesionistë, aktori i njohur Filip Avramov këndon, kërcen, i bie harmonikës, kitarës... Spektakli tregon për ashtuquajturën “muzikë të ndaluar ” – aq tërheqëse për rebelët e rinj të viteve të 60-të dhe të 70-të të shekullit të kaluar, kur pushteti totalitar në Bullgari i “mbronte” të rinjtë nga “ndikimi perëndimor”. Pikërisht kjo “muzikë djalli” është protagonisti i shfaqjes. Në skenë tingëllojnë këngët e Joe Cocker-it, James Brown-it, grupeve White Snake dhe AC/DC e shumë të tjerë. Regjisori është Petër Kallçev.
“Është e vërtetë se improvizimet në spektakël janë të një niveli shumë të lartë – është dakord Kalin Veljov. – Temat muzikore nuk janë vetëm një imitim. Janë interpretuar nga pikëpamja jonë artistike. Në fakt orkestrimet janë e jona. Ka gjithashtu disa këngë të stilit disko, të prezantuara në mënyrë plot humori. Për mua është diçka zbavitëse, e këndshme, me siguri është një sfidë e madhe. Filipi nuk mund të kontrollohet në skenë, në kuptimin më të mirë të shprehjes. Vazhdimisht jemi gati për ndryshime në tekst, në muzikë. Mendoj se energjia e ritmit, energjia e daulleve mungonin në spektakël, kështu që tani shfaqja është akoma më e mirë. Një nga gjërat më të këndshme janë udhëtimet dhe ne udhëtojmë shumë, si muzikantë të vërtetë të rokut. E kemi prezantuar spektaklin në shumë vende. Kjo formë teatrale ka të ardhme sipas meje, sepse ajo e bën muzikën më të arritshme për njerëzit, më të larmishme. Momenti më i fuqishëm në spektaklin “Zoti Rock” është fakti se aktori bën muzikë, derisa muzikantët hyjnë në territorin e aktorit. Atmosfera e re, në të cilën ndodhemi sjell sfida të reja.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Muzika e lindur mes akullit – ja çfarë prezantojnë me fyell dhe kitarë Teodosij Spasov dhe Hristian Cvjatkov në albumin e tyre “Përralla Antarktike”, i cili ka premierën më 5 mars, me një spektakël muzikor dhe poetik me regjisore Bojka Vellkova...
Këngëtari i ri ROSS prezanton këngën e tij të parë solo - "I panjohuri". Edhe pse me një këngë debutuese, vetë ROSS nuk është i panjohur - Rosen Petrov u diplomua në shkollën vokale në vendlindjen e tij – qytetin Dobriç, dhe tashmë ka një sërë..
"Kjo është Bullgaria - madhështore dhe e shenjtë" ... këndon Maria Angellova në këngën e saj prej autori, të cilën ju prezantojmë një ditë para Festës Kombëtare të Bullgarisë - 3 Mars . Në të, ajo bën pyetje që janë gjithnjë e më të..