Mbretëresha ultravjollce e ndërgjegjes trekëndëshe vetëm për një çast zbulon fytyrën e rikrijuar mbi një mur. Kjo përderisa krijuesi pikturon një grafit. Që atëherë ai preferon të shprehë mendimet nëpërmjet artit, ndërsa personalitetin e vërtet e fsheh pas një pseudonimi.
Ai vizaton mbi fasadat me një stil të vet autentik, i cili flet më mirë se sa emri i tij. “Grafiti më zgjodhi, kurrë nuk kam menduar, se do të vizatoj mbi muret ose mbi sipërfaqet e vendeve publike”, thotë për veten djali i njohur në internet si Joan Baraban.
“Johan Baraban është një artist i thjeshtë rrugor nën emrin Jahone – rrëfen vet krijuesi. – Ai vjen nga kultura rastafari, e cila përhap paqen, unitetin dhe dashurinë ndër njerëzit dhe është kundër dhunës dhe luftës. Kjo ka shumë pikëtakime me artin tim dhe me bindjen time, që vetëm kështu njerëzit mund të bëhen më të lumtur, mund të ndjejnë veten më mirë dhe mund të buzëqeshën më shumë. Arti i Grafitit është një mënyrë e mirë, që të arrij deri te zemrat e njerëzve.”
Jahone pikturon tërë jetën – dhe përderisa para kohe rikrijonte heronjtë e tij të dashur, personalitete të njohura dhe peizazhe mbi letrën, sot ai zbulon mundësi të pikturojë kudo në qytet. Krijuesi i diplomuar në Akademinë Kombëtare të Arteve Figurative tashmë zbukuroi jo një fasadë në qytetet Sofje, Pllovdiv, Jamboll, Bansko. Vendi më i pabesueshëm, në të cilin ai pikturoi është një kamion me kuzhinë të lëvizshme. Ai nuk kërkon murin më të mirë, por iu referohet intuitës. Vet vendi për pikturim e tërheq:
“Shpesh herë vet vendi më sugjeron çfarë të rikrijoj – rrëfen Jahone. – Prapëseprapë grafiti varet edhe nga lokacioni, nga atë, a ka porositës ase tema është e lirë. Në një kënd të tillë, në një oborr privat të fshehur për shumicën e njerëzve, por të arritshëm për fqinjët, është “Mbretëresha ultravjollce e ndërgjegjes trekëndëshe”. Vet vendi jap ide çfarë të bëjmë. Kështu që atë që pamë me imagjinatën, atë e rikrijuam.”
Ndryshe nga artistët e vetmuar të rrugës, Jahone është nga ata, të cilët preferojnë të punojnë me të tjerët. Kështu lindi projekti i tij “L.O.V.” (në përkthim Dashuri nga brenda). Ai e realizoi këtë ide në bashkëpunim me piktorin tjetër të grafiteve TASK. Ideja është që të ndajmë dashurinë ndaj arrit nëpërmjet mureve, mbi të cilët pikturojmë, shpjegon ai. Një ndjenjë e tillë pëlqimi përbën fytyra laramane e një gruaje, e cila shikon kalimtarët nga një mur në një nga lagjet e kryeqytetit.
Jahone e konsideron një përgjegjësi të krijuesit çdo shfaqje, e cila lënë gjurma të qëndrueshme në qytet. Prandaj nuk pranon çdo gërvishtje mbi fasadat nga vandalët. Ai është i bindur, se në se do të ketë më shumë mure siç muri nga 10 metra në shëtitoren kryesore të qytetit Burgas, ndërtuar pikërisht për shfaqje krijuese të secilit, atëherë do të ketë më pak godina të shëmtuara përreth. Dhe pasi neveritja nuk rrjedh vetëm nga muret e pikturuara keqme grafite, por është një trashëgimi nga e kaluara jo e largët, artisti rrugor beson, se arti mund të shndërrojë edhe më të shëmtuarën në bukuri.
Megjithëkëtë mjeshtri i grafiteve është i bindur, se nuk duhet të pikturohet mbi të gjitha sipërfaqet, edhe krijuesi të jetë më i miri. Jahone është i mendimit, se nuk është e lejueshme që të ristrukturohen fasadat e monumenteve të kulturës dhe të godinave të vjetra. Krijuesi rrugor tani punon mbi projektin për përmirësimin e mjedisit të parkut në qytetin Montana. Në pikturat e ardhshme ai ka ndërmend t’i kushtojë një vëmendje speciale hyjnisë Diana, e cila sipas tij është mbrojtëse e këtij vendbanimi bullgar.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: arkiv personal
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..