Gjatë dy ditëve të fundit Bullgaria ishte mikpritëse e samitit vjetor të grupit “Arraiolos”. Ky format i bisedimeve ndërkombëtare u themelua para 10 vjetësh me idenë që në kuadrin e tij të mund të shprehin pozitat e veta presidentët, të cilët nuk përfaqësojnë shtetet e tyre në Këshillin e Evropës. Prej 12 shteteve që zakonisht marrin pjesë në grupin “Arraiolos” për samitin vjetor në Bullgari erdhën presidentët e 10 vendesh. Aq shumë mysafirë të lartë Bullgaria nuk kishte pranuar prej shumë kohësh. Bullgaria u bë mikpritëse e samitit vjetor vetëm tri vjet pas pranimit të saj në grup, që me siguri mund të pranohet si një njohje për rolin e shtetit tonë në këtë forum.
Në hapjen e samitit në qytetin Plovdiv (Bullgari Qendrore) presidenti Rosen Plevneliev tha se sot BE përjeton njëkohësisht 11 kriza të ndryshme të lidhura me migracionin, terrorizmin, vështirësitë në Greqi dhe në Evrozonë, Brexit, problemet në Ukrainë, marrëdhëniet me Rusinë, krizën ekonomike dhe të borxheve, papunësinë, nacionalizmin dhe demagogjin, krizën në hapësirën Shengen dhe krizën morale me dyshimin në vlerat evropiane dhe me mungesën e solidaritetit për vendime të qëndrueshme të përbashkëta. Sipas presidentit bullgar në këtë situatë ka një domosdoshmëri të ashpër për vendime të koordinuara dhe të afatgjata në Bashkimin Evropian dhe për restaurimin e mirëbesimit në institucionet e tij. Pjesëmarrësit në këtë forum – presidentët e Gjermanisë Joachim Gauck, ItalisëSergio Mattarella, LetonisëRaimonds Vejonis, MaltësMarie Louise Coleiro Preca, PolonisëAndrzej Duda, PortugalisëMarcelo Rebelo de Sousa, SllovenisëBorut Pahor, HungarisëJanos Aderdhe të Finlandës Sauli Niinistoranë dakord rreth mendimit se ka nevojë për veprime të përbashkëta për kapërcimin e krizave. Me të njëjtën njëzëshmëri presidentët shpallën se siguria e evropianëve është një prioritet i padiskutueshëm, i cili kërkon përforcimin e kontrollit të kufijve të jashtme të BE-së, ndërprerjen e kalimit të pakontrolluar të tyre dhe respektimin e marrëveshjes midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian, e cila pavarësisht se është e brishtë, punon. Këtë pozitë të fundit Bullgaria e përkrah tashmë disa muaj para të gjitha institucioneve evropiane.
Një nga temat me prioritet ishte nevoja për inkurajimin e proceseve të integrimit evropian në Ballkan dhe këto procese ishin cilësuar si procese me rëndësi kritike për bashkimin. Presidenti i Gjermanisë Joachim Gauck tha se “lodhja nga zgjerimi” ka qenë një dukuri të përkohshme dhe se Ballkani Perëndimor është prioritet për politikën e jashtme gjermane. Përveç kësaj BE-ja është motori kryesor i zhvillimit të të gjitha kandidateve. I tillë ishte mendimi i pjesëmarrësve të tjerë të samitit. Bullgaria, e cila tashmë 20 vjet është faktor kryesor në Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore gjithashtu shpalli pozitën e saj në përkrahje të integrimit të plotë të regjionit në BE.
Temat kryesore të samitit “Arraiolos” me siguri do të jenë pjesë e agjendës së samitit joformal të BE_së në Bratislavë dhe diskutimi i tyre në Sofje mund të pranohet si një bashkërendim paraprak i pozitave. Ato ishin objekt i bisedimeve trepalëshe të kryeministrave të Bullgarisë, Hungarisë dhe Serbisë në qytetin bregdetar Burgas. Se si do të zhvillohet debati në Bratisllavë do të kuptojmë pas disa orësh.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..