Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarë dhe të huaj do të masin forca në Tubimin e Parë Folklorik “Trashëgimia e lashtë” në Londër

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Më 16 dhe 17 shtator në “Harrow Leisure Centre” të Londrës do të zhvillohet Tubimi i Parë Folklorik “Trashëgimia e lashtë”. Ngjarja është pjesë e një procesi, i cili ka filluar përpara disa vjetëve Georgi Anadollov për rilindjen e traditave bullgare në atdheun tonë dhe jashtë tij.

Çdo gjë fillon me përfshirjen e traditave bullgare dhe të elementeve nga folklori ynë në gala-mbrëmjet e organizuara nga Anadollov të arteve luftarake. Dëshira të zgjerojë idenë e vet e detyron bullgarin të mbledhë në Londër disa nga grupet folklorike me një veprimtari më të gjerë jashtë Bullgarisë. Mes tyre janë grupet folklorike të vallëzimit “Gjergjovden” (Shën Gjergji) dhe “Prijateli” (Shokë) dhe Ansambli për këngë dhe valle popullore “Magjia e folklorit”. Pavarësisht dhe larg kufijve të Bullgarisë, valltarët e talentuar ruajnë dhe prekin me artin e vet njerëzit nga kombësitë e ndryshme dhe brezat e ndryshëm – është e bindur organizatorja e tubimit Kristina Rëzhdanova.

“Posaçërisht për ngjarjen në Londër do të mbërrijë Ansambli “Çinari”. Ata do të prezantojnë një program unikal me traditat e veta të vallëzimit dhe me këngët e veta nga të gjitha fushat folklorike të Bullgarisë. Kurse “Gjyshet me kërkesë” siç e quajnë vet veten e tyre ato, nga fshati Gorno Draglishte, rrethi i qytetit Razllog do ta zhysin publikun në atmosferën e kohërave të kaluara. Gjyshja Deshka, gjyshja Lena dhe gjyshja Jana do të na qerasin bujarisht me byrek, me një pogaçe të bërë sipas recetave të lashta, bonbone të bëra në shtëpi dhe shumë gëzim dhe hare nga rrethi i qytetit Razllog. Pikërisht “Gjyshet tona me kërkesë” do të hapin tubimin “Trashëgimia e lashtë”. Pas së cilës do të fillojnë vallet dhe grupet tona do të prezantojnë programin, të cilin e kanë përgatitur për publikun në kryeqytetin britanik. Pas programit zyrtar do t’u japim mundësi miqve tanë të bëhen një pjesë nga tradita bullgare duke vallëzuar me profesionalistët. Më 17 shtator përsëri në “Harrow Leisure Centre” do të zhvillohet gala-mbrëmja e 6 Saturday Fight Night, kushtuar arteve luftarake lindore në gërshetim me elementet folklorike bullgare. Luftëtarët tanë Anita Doganova, Emill Nikollov, Pavell Vlladev dhe Todor Dikliç do të shoqërohen në ring nga vajzat në veshje kombëtare nën tingujt e muzikës folklorike.”

Sipas Kristinës programi do të kthehet në një burim të një frymëzimi për bullgarët, të cilët janë larg nga atdheu i tyre. Kurse Londra është vendi i saktë për zhvillimin e një ngjarjeje të ngjashme, sepse është një qytet në të cilin ka jashtëzakonisht shumë bullgarë të denjë të cilët kanë pranuar si kauzë të vetë idenë të mbajnë të gjallë shpirtin bullgare.

“Kjo është një ngjarje e cila u drejtohet bashkatdhetarëve tanë jashtë shtetit, të cilët kanë nevojë të jenë një pjesë nga një atmosferë e ngjashme bullgare – tregon Kristina Rëzhdanova. – Bullgari në mënyrë të përditshme e ndien folklorin në jetën e vet. Në të gjitha momentet e rëndësishme nga jeta jonë merr pjesë tradicionalisht dhe folklori, me të cilin jemi rritur – dasma, jubile, pagëzime, tubime, festa të ndryshme në qytete dhe fshatra. Kultura dhe e kaluara jonë janë një pjesë e pandarë nga jeta, kurse kur jemi jashtë kufirit ndiejmë mungesën e madhe të të gjitha këtyre gjërave. Dhe shpresojmë që tubimi ynë t’u japë shumë kurajë dhe frymëzim bashkatdhetarëve tanë, por dhe t’u ndihmojë anglezëve të afrohen deri tek traditat tona, dhe më tepër drejt të gjithë neve bullgarët. Ky është një proces i cili do të zhvillohet dhe do të zmadhohet aty dhe shpresoj se, tubimi i parë me titull “Trashëgimia e lashtë” është një hap i vogël të një historie të madhe, e cila do të qëndrojë përpara nesh.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kur shijet gastronomike udhëtojnë nëpër kohë - turet e kuzhinës po bëhen gjithnjë e më të njohura tek të rinjtë në vendin tonë

Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet specifike. Një nga mënyrat për t'i njohur janë rrugët gastronomike, të cilat po fitojnë popullaritet të..

botuar më 24-11-03 8.35.PD

Fabrice Petit - një muzikant i huaj i dashuruar me muzikën folklorike bullgare

Në shtator të vitit të kaluar, në korin e grave të ansamblit folklorik bullgar "Shevica" në Sofje u përfshi një djalë i ri, me tatuazhe dhe të gjitha karakteristikat e një vokalisti të një grupi kanadez heavy metal – ai hyri dhe u ul me..

botuar më 24-10-06 8.35.PD
Teqeja Emala Baba

Dervishët në trojet tona - legjendat dhe misteret rreth teqesë së fshatit Bivoljane

Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit (Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë , të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e..

botuar më 24-09-23 8.15.PD